Kjo faqe së bashku me dokumentet e referuara në të (kushtet e përgjithshme) ju tregojnë kushtet e përgjithshme mbi të cilat ne ju furnizojmë juve produktet (Produktet) e listuara në website-in tonë //www.samsung.com/al (website ynë). Këto kushte të përgjithshme nuk mbulojnë shitjen e Produkteve nga palë të
treta tek ju. 

 

Lexojini këto kushte të përgjithshme me kujdes dhe kuptojini ato përpara se të porosisni ndonjë Produkt nga website-i ynë. Ju duhet të kuptoni se duke porositur ndonjë prej Produkteve tona, ju pranoni këto kushte të përgjithshme. Nëse refuzoni t'i pranoni këto kushte të përgjithshme, ju nuk do të jeni në gjendje të porosisni ndonjë Produkt nga website ynë. Ju mund të printoni një kopje të këtyre kushteve të përgjithshme për t'iu referuar në të ardhmen. Ne kemi detyrimin ligjor të furnizojmë mallra në përputhje me
këto kushte të përgjithshme

 

  • Statusi juaj

    Duke kryer një porosi përmes website tonë, ju garantoni se:
    (a) keni kapacitetin ligjor të lidhni kontrata detyruese;
    (b) jeni të paktën 18 vjeç;
    (c) jeni rezident i Shqipërisë;
    (d) po hyni në website-in tonë nga Shqipëria; dhe
    (e) jeni individ privat dhe blini Produkte në kapacitetin tuaj si i tillë.

  • Si krijohet kontrata mes jush dhe nesh

    1. Porosia juaj është një ofertë ndaj nesh për të blerë Produktet në porosinë tuaj. Ju konsideroheni se e keni kryer porosinë pranë nesh duke porositur përmes procesit tonë të blerjes në internet. Pas vendosjes së një porosie, ju do të merrni një email prej nesh ku pranojmë se kemi marrë porosinë tuaj dhe ai përmban një Numër reference për porosinë dhe detajet e Produkteve që keni porositur (Konfirmimi i porosisë). Vini re se Konfirmimi i porosisë është pranim se ne kemi marrë porosinë tuaj dhe nuk do të thotë se porosia juaj është pranuar prej nesh. Të gjitha porositë i nënshtrohen pranimit nga ana jonë të ofertës suaj për të blerë Produktet e porositura. Ne do ta pranojmë ofertën tuaj (dhe formularin e kontratës së shitjes) vetëm kur ju dërgojmë një email që konfirmon se Produkti është dërguar (Konfirmimi i dërgimit). Ne mund të refuzojmë të pranojmë porosinë tuaj:

    (a) kur Produkti nuk është i disponueshëm;
    (b) kur nuk mund të marrim autorizim për pagesën tuaj;
    (c) nëse ka pasur një gabim në çmim ose në përshkrimin e Produktit (shikoni më poshtë "Çmimi dhe pagesa"); ose
    (d) nëse nuk plotësoni kriteret e kualifikimit të përcaktuara te "Statusi juaj" më lart.

    2. Kontrata mes nesh (Kontrata) do të krijohet i) kur ju dërgojmë Konfirmimin e dorëzimit ose ii) kur ju dërgojmë Produktet, cilado prej tyre ndodh më herët.

    3. Kontrata do të ketë lidhje vetëm me ato Produkte në lidhje me të cilat ne kemi konfirmuar dërgimin në Konfirmimin e dërgimit. Ne nuk do të jemi të detyruar të furnizojmë asnjë Produkt tjetër që mund të ketë qenë pjesë e porosisë suaj derisa të jetë konfirmuar dërgimi i këtyre Produkteve në një Konfirmim dërgimi të veçantë.

  • Statusi ynë

    Ne gjithashtu mund të ofrojmë në website tonë lidhje drejt website-eve të kompanive të tjera, qofshin këto të lidhura ose jo me ne. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për Produktet që blini nga shitës të palëve të treta përmes website tonë ose nga kompani tek website i të cilave ne kemi dhënë lidhje në website tonë, as nuk garantojmë se ato do të jenë të cilësisë së kënaqshme dhe çdo garanci e tillë MOHOHET prej nesh në mënyrë absolute. Ky MOHIM nuk ndikon në të drejtat tuaja statusore kundrejt palës së tretë shitëse. Nëse dëshironi më shumë informacion rreth të drejtave tuaja ligjore ju duhet të kontaktoni me zyrën vendore të standardeve të tregtisë ose zyrën e këshillimit të qytetarëve. Ne do t'ju njoftojmë kur një palë e tretë përfshihet në një transaksion dhe ne mund të zbulojmë informacionet tuaja personale në lidhje me atë transaksion tek pala e tretë shitëse.

  • Periudha 28 ditore e ftohjes/e drejta për kthim

    1. Ju mund ta anuloni Kontratën dhe t'i ktheni produktet për çfarëdo arsye brenda 28 ditëve nga data që ju merrni Produktet.

    2. Është përgjegjësia juaj që t’i kushtoni kujdesin e arsyeshëm Produkteve. Ata duhet të kthehen në gjendje të arsyeshme së bashku me çdo paketim, manual, aksesor, artikull falas apo komponentë të tjerë. Në këtë rast, ju do të merrni rimbursim të plotë të çmimit të paguar për Produktet në përputhje me Politikën tonë të kthimit.

    3. Për të anuluar Kontratën, ju mund të na kontaktoni përmes website-it tonë, përmes emailit, duke telefonuar Qendrën e shërbimit të klientëve (detajet jepen këtu:: Na kontaktoni), ose duke printuar një formular të plotësuar model anulimi dhe duke na e dërguar (i disponueshëm këtu). Më pas do të njoftoheni rreth detajeve në lidhje me marrjen e Produkteve nga ju. Ju keni një detyrim ligjor të ushtroni kujdes të arsyeshëm për Produktet gjatë kohës që ato janë nën zotërimin tuaj. Nëse nuk e zbatoni këtë detyrim, ne mund të kemi të drejtën e veprimit kundër jush për kompensim.

    4. Nëse jeni konsumator ju keni të drejtë statusore të anuloni Kontratën brenda 14 ditëve nga dorëzimi i Produkteve. Detajet e kësaj të drejte statusore dhe e drejta juaj për të anuluar, jepen në Konfirmimin e dorëzimit dhe në Politikën tonë të kthimit. E drejta 28 ditore për të kthyer e përshkruar në këtë paragraf, ofrohet përveç të drejtave tuaja statusore si konsumator dhe nuk ndikon tek ato.

    5. Nëse produkti juaj është me defekt, lexoni paragrafin e Politikës së kthimit më poshtë.

  • Disponueshmëria dhe dorëzimi

    Afatet kohore të dorëzimit në lidhje me artikujt me porosi paraprake janë të përafërta dhe mund t'i nënshtrohen ndryshimeve si rezultat i vonesave në prodhim. Çdo vonesë në dorëzimin e produkteve me porosi paraprake do t'ju komunikohet paraprakisht.
  • Rreziku dhe titulli

    1. Produktet do të jenë përgjegjësia juaj nga momenti i dorëzimit.

    2. Pronësia e Produkteve do të kalojë te ju vetëm i) me dorëzimin e tyre; ose ii) kur ne marrim pagesën e plotë të të gjitha shumave që detyroheni në lidhje me Produktet duke përfshirë tarifat e dorëzimit, cilado prej këtyre të dyjave të ndodhë e fundit.

    3. Nënshkrimi i marrjes së porosisë tuaj përbën pranim të artikujve.

  • Çmimi dhe pagesa

    1. Çmimi i Produkteve do të jetë siç citohet në website-in tonë herë pas here, përveç rasteve kur është e qartë se është gabim. Çmimet e produkteve përfshijnë TVSH-në. Çmimi i cituar në website tonë për Produktet, përjashton tarifat e dorëzimit të cilat citohen veçmas në website tonë.

    2. Çmimet e produkteve dhe tarifat e dorëzimit u nënshtrohen ndryshimeve në çdo moment, por ndryshimet nuk do të ndikojnë te porositë në lidhje me të cilat ne kemi dërguar tashmë një Konfirmim dërgimi.

    3. Website ynë përmban një numër të madh Produktesh dhe është gjithmonë e mundur që, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, disa prej Produkteve në website-in tonë mund të përmbajnë çmim të gabuar. Ne normalisht do t'i verifikojmë çmimet si pjesë e procedurave tona të dërgimit në mënyrë që, aty ku një çmim i saktë Produkti është më i vogël se çmimi ynë i deklaruar, ne do të tarifojmë shumën më të ulët kur ju dërgojmë Produktin. Nëse çmimi i saktë i Produktit është më i lartë se çmimi i deklaruar në website-in tonë, ne normalisht, sipas gjykimit tonë, ose do t'ju kontaktojmë për udhëzime përpara se t'ju dërgojmë Produktin, ose do ta refuzojmë porosinë tuaj dhe do t'ju njoftojmë se po e refuzojmë atë. Nëse gabimi në çmim është i qartë dhe i dukshëm dhe mund të ishte kuptuar logjikisht prej jush si gabim, ne nuk kemi detyrimin t'ju ofrojmë Produktet me çmimin e pasaktë (më të ulët).

  • Politika e kthimeve

    1. Nëse dëshironi të ktheni një Produkt, ju mund të na kontaktoni përmes website-it tonë, përmes emailit, duke telefonuar Qendrën e shërbimit të klientëve (detajet jepen këtu: Na kontaktoni) ose duke printuar një formular të plotësuar model anulimi dhe duke na e dërguar (i disponueshëmkëtu). Ne më pas do t'ju njoftojmë rreth masave për të kthyer Produktin te ne.

    2. Nëse ktheni një Produkt te ne:
    (a) sepse keni anuluar Kontratën mes nesh brenda periudhës 28 ditore (shikoni më lart), ne do ta përpunojmë rimbursimin që ju detyrohemi sa më shpejt të jetë e mundur pas marrjes së Produktit prej jush dhe, në çdo rast, brenda 14 ditëve nga dita kur ju na dhatë njoftimin për anulim. Aty ku ju keni të drejtë për rimbursim, ne do t'jua rimbursojmë plotësisht çmimin e Produktit. Në varësi të rasteve kur instalimi është i disponueshëm, ne do të jemi përgjegjës për grumbullimin e Produkteve të kthyera nga adresa juaj në Shqipëri.
    (b) për çdo arsye tjetër (për shembull, sepse na keni njoftuar në përputhje me kushtet më poshtë se ju nuk jeni dakord për një ndryshim në këto kushte të përgjithshme ose në ndonjë prej politikave tona, ose sepse ju konsideroni se Produkti është me defekt), ne do ta kontrollojmë Produktin e kthyer dhe do t'ju njoftojmë për rimbursimin tuaj me email brenda një periudhe të arsyeshme kohe dhe zakonisht brenda 5 ditë pune nga momenti kur marrim Produktin nga ju. Ne zakonisht e përpunojmë rimbursimin që ju detyrohemi sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo rast, brenda 14 ditëve nga dita kur ju konfirmuam me email se keni të drejtën për të marrë rimbursim.

    3. Sipas kushteve të mëposhtme, nëse ju besoni se një Produkt që keni porositur prej nesh është me defekt, ju duhet të na kontaktoni përmes website tonë, përmes emailit, duke telefonuar Qendrën e shërbimit të klientëve (detajet jepen këtu: Na kontaktoni). Ne do t'ju këshillojmë rreth hapave të duhur që do të merrni. Nëse na njoftoni brenda 30 ditëve nga dorëzimi i Produktit se Produkti është me defekt, ju do të keni opsionin të zgjidhni riparim, ndërrim apo rimbursim. Nëse defekti gjendet pas 30 ditësh nga dorëzimi i Produktit, ju duhet të na kontaktoni me telefon dhe ne, sipas gjykimit tonë, do ta riparojmë ose zëvendësojmë Produktin dhe do t'ju dorëzojmë Produktin e riparuar ose të zëvendësuar, ose do t'ju japim një rimbursim.

    4. Ju keni një detyrim ligjor të ushtroni kujdes të arsyeshëm për Produktet gjatë kohës që ata janë nën zotërimin tuaj. Nëse nuk e zbatoni këtë detyrim dhe ktheni Produktet te ne, ne mund të kemi të drejtën e veprimit kundër jush për kompensim. Kur ktheni një Produkt ne ju rekomandojmë që të merrni një vërtetim për postimin. Në të gjitha rastet, ne rezervojmë të drejtën ta kontrollojmë Produktin dhe të vërtetojmë defektin. Për ndërrim ose rimbursim, Produkti ndryshe duhet të jetë në gjendje "si i ri" dhe nëse është e mundur me paketimin e vet origjinal. Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë një rimbursim ose ndërrim nëse Produkti i kthyer konsiderohet se është dëmtuar.

    5. Ne zakonisht i bëjmë rimbursimet duke përdorur të njëjtën mënyrë të përdorur prej jush për të paguar për blerjen tuaj.

    6. Ne nuk i mbulojmë defektet e shkaktuara nga keqpërdorimi, neglizhenca, dëmtimi fizik, ngacmimi ose konfigurimi i pasaktë ose konsumimi normal i produktit. Produktet e shitura në website tonë janë vetëm për përdorim shtëpiak dhe nuk janë për përdorim tregtar ose për rishitje. Ne gjithashtu nuk mbulojmë defekte për shkak të instalimit të gabuar në shtëpinë tuaj. Ju lutemi mos e hiqni numrin e serisë.

    7. Kjo Politikë kthimi nuk ndikon në të drejtat tuaja statusore.

  • Garancitë e Produktit

    Përveç të drejtave tuaja sipas Kontratës dhe të drejtave tuaja statusore, produktet e Samsung shiten njëkohësisht edhe me garanci nga prodhuesi. Të dhënat e garancisë së prodhuesit mund të gjenden në dokumentacionin që shoqëron produktin tuaj. Mund të kërkohet regjistrimi për të përfituar nga garancia ose çdo zgjatje garancie.

  • Produktet e ripaketuara

    Garancia

    Përveç të drejtave tuaja statusore, Samsung jep një garanci të kufizuar 1-vjeçare prodhuesi kundër defekteve në materiale dhe punim për çdo produkt të certifikuar të ripaketuar të markës Samsung që blihet direkt nga Samsung.com. Kushtet e përgjithshme të zbatueshme të garancisë mund të shqyrtohen nga ky link.


    Produktet me defekt

    Nëse artikulli juaj pëson një defekt brenda 30 ditëve nga marrja, ju lutemi na kontaktoni në adresën e emailit për të na njoftuar rreth defektit. Më pas ne do t'ju japim një rimbursim të plotë ose kur disponohet gjendje e të njëjtit lloj dhe kategori, do t'ju ofrojmë ta ndërroni artikullin për të njëjtin model.


    Nëse artikulli juaj pëson një defekt brenda 12 muajve nga periudha e garancisë, ne do të ofrojmë riparim pas marrjes së artikullit. Ju jeni përgjegjës (duke përfshirë edhe kostot) për transportin e artikullit tuaj.


    Shërbimi ynë i riparimit përjashton dëmtimet kozmetike/aksidentale dhe keqpërdorimin nga konsumatori. Në rast se një artikull na kthehet për këto arsye, ne do t'ju kontaktojmë dhe do t'ju japim një përllogaritje për riparimin.

  • Përgjegjësia jonë

    1. Asgjë në këto kushte të përgjithshme nuk përjashton ose kufizon përgjegjësinë tonë për:
    (a) vdekjen ose lëndimin personal të shkaktuar nga neglizhenca jonë;
    (b)mashtrim ose shtrembërim mashtrues të së vërtetës;
    (c) çdo shkelje të detyrimeve të nënkuptuara nga Ligji për të drejtat e konsumatorit;
    (d) përgjegjësitë tona në lidhje me produktet me defekt sipas Ligjit për të drejtat e konsumatorit;
    (e)çdo shkelje me dashje nga ana jonë e këtyre kushteve të përgjithshme që do t'ju jepte të drejtën juve të zgjidhnit Kontratën; ose
    (f) çdo çështje tjetër për të cilën do të ishte e jashtëligjshme që ne ta përjashtonim ose të përpiqeshim ta përjashtonim përgjegjësinë tonë.

    2. Sipas dispozitave 1(a) deri 1(f) të këtij paragrafi më lart dhe 3(a) deri 3(g) të këtij paragrafi më poshtë, nëse njëri prej nesh nuk respekton këto kushte të përgjithshme, atëherë asnjëri prej nesh nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë humbje që pëson tjetri si rezultat i kësaj, përveç se për ato humbje që janë pasojë e parashikueshme e mosrespektimit të këtyre kushteve të përgjithshme.

    3. Sipas dispozitave 1(a) deri 1(f) të këtij paragrafi më lart, ne nuk do të jemi përgjegjës për humbje që rezultojnë nga mosrespektimi nga ana jonë i këtyre kushteve të përgjithshme që i përkasin kategorive të mëposhtme:
    (a) humbje e të ardhurave ose fitimeve;
    (b) humbje e biznesit;
    (c) humbje e fitimeve;
    (d) humbje e kursimeve të parashikuara;
    (e)humbje e të dhënave;
    (f)shpenzim i kohës së manaxhimit ose kohës së zyrës
    (g) humbje ose dëmtim i tërthortë, rrjedhimor ose i veçantë.
    Megjithatë, kjo nuk do të pengojë pretendimet për humbje ose dëmtime të pronës suaj fizike që janë të parashikueshme ose çdo pretendim tjetër për humbje direkte që nuk përjashtohen nga kategoritë 3(a) deri 3(g) të këtij paragrafi më lart.

  • Komunikimet me shkrim

    Ligjet e zbatueshme kërkojnë që një pjesë e informacionit ose e komunikimeve që ne dërgojmë duhet të jetë me shkrim. Kur përdorni website tonë, ju pranoni që komunikimi me ne të jetë kryesisht në formë elektronike. Ne do t'ju kontaktojmë me email ose do t'ju japim informacione duke postuar njoftime në website tonë. Për qëllime kontraktuale, ju bini dakord me këtë mjet komunikimi elektronik dhe ju pranoni që të gjitha kontratat, njoftimet, informacionet dhe komunikimet e tjera që ne ju japim në formë elektronike të respektojnë çdo kërkesë ligjore që këto komunikime të jenë me shkrim. Ky kusht nuk ndikon në të drejtat tuaja statusore.

  • Njoftimet

    Ne mund t'ju japim njoftim tek adresa e emailit ose adresa postare që ju na keni dhënë kur keni vendosur porosinë, ose në ndonjë prej mënyrave të specifikuara te "Njoftimet me shkrim" më lart. Njoftimi do të konsiderohet i marrë dhe i dorëzuar përkatësisht menjëherë pas postimit në website tonë, 24 orë pasi është dërguar emaili ose tre ditë pas datës së postimit të letrës. Për të vërtetuar dorëzimin e një njoftimi, mjafton të vërtetohet, në rastin e një letre, se kjo letër ishte mirë-adresuar, ishte pajisur me pullë dhe ishte vendosur në postë dhe, në rastin e një emaili, se ky email ishte dërguar në adresën e specifikuar të emailit të marrësit.

  • Transferimi i të drejtave dhe detyrimeve

    1. Kontrata mes jush dhe nesh është detyruese për ne dhe ju dhe për pasuesit dhe të caktuarit tanë përkatës.

    2. Ju nuk mund ta transferoni, caktoni, ngarkoni ose ndryshe shfuqizoni këtë Kontratë ose ndonjë prej të drejtave ose detyrimeve që lindin sipas saj, pa miratimin tonë paraprak me shkrim.

    3. Ne mund ta transferojmë, caktojmë, ngarkojmë, nënkontraktojmë ose ndryshe shfuqizojmë Kontratën ose ndonjë prej të drejtave ose detyrimeve që lindin sipas saj, në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së Kontratës.

  • Ngjarjet jashtë kontrollit tonë

    1. Ne nuk do të jemi përgjegjës ose nën detyrim për ndonjë moskryerje, ose vonesë në kryerje, të detyrimeve tona sipas Kontratës që shkaktohet nga ngjarjet jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (Ngjarje e Forcës madhore).

    2. Një Ngjarje e Forcës madhore përfshin çdo akt, ngjarje, mosngjarje, fshirje apo aksident përtej kontrollit tonë të arsyeshëm dhe përfshin në veçanti (pa kufizime) si më poshtë:

    (a) grevat, bllokimet ose grevat e tjera industriale;
    (b)trazirat civile, rebelimin, pushtimin, sulmet terroriste ose kërcënimet për sulme terroriste, luftën (qoftë e shpallur ose jo) ose kërcënimin apo përgatitjen për luftë;
    (c)zjarret, shpërthimet, stuhitë, përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, katastrofat epidemike ose katastrofa të tjera natyrore;
    (d)pamundësinë e përdorimit të linjave hekurudhore, lundruese, ajrore, transportit rrugor ose mjeteve të tjera të transportit publik ose privat;
    (e)pamundësinë e përdorimit të rrjeteve publike ose private të telekomunikimit
    (f)aktet, dekretet, legjislacionin, rregulloret ose kufizimet e ndonjë qeverie; dhe
    (g)pandemitë ose epidemitë.

    3. Përmbushja e detyrimeve tona sipas Kontratës konsiderohet e pezulluar për periudhën gjatë së cilës vazhdon Ngjarja e Forcës madhore, dhe ne do të kemi një shtyrje të afatit për përmbushjen e detyrimeve për kohëzgjatjen e asaj periudhe. Përmbushja e detyrimeve tona sipas Marrëveshjes konsiderohet e pezulluar për periudhën gjatë së cilës vazhdon Ngjarja e Forcës madhore, dhe ne do të kemi një shtyrje të afatit për përmbushjen e detyrimeve për kohëzgjatjen e asaj periudhe.

  • HEQJA DORË

    1.Nëse ne, në ndonjë moment gjatë kohëzgjatjes së Kontratës, nuk insistojmë për përmbushjen e rreptë të ndonjë prej detyrimeve tona sipas Kontratës ose ndonjë prej këtyre kushteve të përgjithshme, ose nëse nuk ushtrojmë ndonjë prej të drejtave apo zgjidhjeve të cilat na takojnë sipas Kontratës, kjo nuk do të përbëjë heqje dorë nga këto të drejta apo zgjidhje dhe nuk do t'ju çlirojë juve nga pajtueshmëria me këto detyrime.

    2. Një heqje dorë prej nesh nga ndonjë e drejtë standarde nuk do të përbëjë heqje dorë nga të drejta të tjera standarde.

    3. Asnjë heqje dorë prej nesh nga ndonjë prej këtyre kushteve të përgjithshme nuk do të jetë efektive në rast se ajo nuk deklarohet shprehimisht se është heqje dorë dhe ju komunikohet me shkrim në përputhje me "Njoftimet" më lart.

  • Shkëputshmëria

    Nëse ndonjë gjykatë apo autoritet kompetent vendos se ndonjë dispozitë e këtyre kushteve të përgjithshme ose ndonjë dispozitë e Kontratës është e pavlefshme apo e pazbatueshme në ndonjë shkallë, ai kusht, vetëm deri në atë shkallë, do të shkëputet nga pjesa e mbetur e kushteve, të cilat do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në shkallën më të plotë të lejuar nga ligji.

  • Të drejtat tona për të ndryshuar këto kushte të përgjithshme

    1. Ne kemi të drejtën të rishikojmë dhe ndryshojmë këto kushte të përgjithshme herë pas here duke i postuar ato në website tonë.

    2. Ju do t'i nënshtroheni politikave dhe kushteve të përgjithshme në fuqi në momentin kur ju porositët Produktet prej nesh, përveçse kur nevojitet kryerja e ndonjë ndryshimi të atyre politikave ose këtyre kushteve të përgjithshme prej ligjit ose autoriteteve qeveritare (rast në të cilin kjo do të zbatohet për porositë e vendosura më parë prej jush), ose nëse ju njoftojmë rreth ndryshimit të atyre politikave ose këtyre kushteve të përgjithshme përpara se t'ju dërgojmë Konfirmimin e dërgimit (rast në të cilin ne kemi të drejtën të supozojmë se ju keni pranuar ndryshimin e kushteve të përgjithshme, përveç se kur na njoftoni për të kundërtën brenda shtatë ditëve pune nga marrja e Produkteve prej jush).

  • Website ynë

    1. Ne zotërojmë ose jemi përdorues të licencuar të të gjitha pronave intelektuale në website-in tonë dhe të gjitha materialeve dhe përmbajtjeve në website tonë. Ju mund ta përdorni këtë faqe dhe materialet e përmbajtjet në website tonë vetëm për përdorim personal dhe jotregtar. Të gjitha përdorimet apo riprodhimet e tjera të website tonë ose të materialeve apo përmbajtjeve në website tonë janë të ndaluara rreptësisht.

    2. Website ynë jepet mbi bazën "siç është" dhe "siç disponohet" pa ndonjë deklarim të bërë dhe ne nuk japim asnjë garanci të ndonjë lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me website tonë. Ne nuk japim asnjë garanci se website ynë do të plotësojë kërkesat tuaja apo se do të jetë i pandërprerë, në kohë ose pa gabime apo që website ose serveri që e bën atë të disponueshëm do të jetë pa viruse apo defekte në kod.

    3. Megjithëse ne përpiqemi të sigurohemi që website ynë të jetë normalisht i disponueshëm 24 orë në ditë, ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për ndonjë arsye website ynë është i padisponueshëm në ndonjë moment ose për ndonjë periudhë. Aksesi në website tonë mund të pezullohet përkohësisht dhe pa dhënë njoftim në rast avarie të sistemit, mirëmbajtjeje apo riparimi apo për arsye përtej kontrollit tonë siç përcaktohet më lart.

  • Mbrojta e të dhënave dhe privatësia

    Të drejtat për mbrojtjen e të dhënave tuaja dhe të drejtat e privatësisë suaj përcaktohen në Politikën tonë të privatësisë..

  • Të drejtat e palëve të treta

    Një person që nuk është palë e këtyre kushteve të përgjithshme ose e Kontratës nuk do të ketë asnjë të drejtë sipas tyre ose në lidhje me to sipas Ligjit për kontratat.

  • Ligji i zbatueshëm

    Kontratat për blerjen e Produkteve përmes website tonë dhe çdo mosmarrëveshje apo pretendim që lind nga ose në lidhje me to ose lëndën e subjektit të tyre ose formimin e tyre (duke përfshirë mosmarrëveshjet ose pretendimet jokontraktuale) do të drejtohen nga ligji shqiptar. Çdo mosmarrëveshje apo pretendim që lind nga ose në lidhje me këto Kontrata ose formimin e tyre (duke përfshirë mosmarrëveshjet ose pretendimet jokontraktuale) do t'i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Shqipërisë.

  • Marrëveshja e plotë

    Ne mbështetemi në këto kushte të përgjithshme dhe çdo dokument i referuar në mënyrë të shprehur në to në lidhje me lëndën e subjektit të Kontratës. Megjithëse ne pranojmë përgjegjësinë për deklaratat dhe deklarimet e bëra nga agjentët tanë të autorizuar, ju lutemi të siguroheni që të kërkoni që çdo ndryshim nga këto kushte të përgjithshme të konfirmohet me shkrim.