Dispozitat dhe kushtet për bërjen e kopjeve rezerve dhe fshirjen e të dhënave

ME RËNDËSI - KONSUMATORËT DUHET T’I LEXOJNË KËTO DISPOZITA DHE KUSHTE ME KUJDES PARA SE TË MARRIN SHËRBIME TË RIPARIMIT DHE/OSE SHËRBIME TË TJERA. KËTO DISPOZITA DHE KUSHTE VLEJNË PËR SHËRBIMET E RIPARIMIT DHE PËR ÇDO PAJISJE OSE PËRMIRËSIM TË SOFTUERIT QË MUND TË OFROHET NGA SAMSUNG-U, FILIALET E TIJ, PALËT E TRETA QË JANË FURNIZUES TË TIJ, DHE/OSE QENDRAT E TIJ TË AUTORIZUARA TË SHËRBIMIT (BASHKËRISHT, "SHËRBIMET"). PËRFITIMET QË FITOHEN ME KËTO DISPOZITA DHE KUSHTE JANË SHTESË E TË GJITHA TË DREJTAVE DHE MJETEVE QË PËRCAKTOHEN NGA LIGJET DHE RREGULLATIVAT QË VLEJNË NË SHQIPËRI.

1. Përgjegjësia e konsumatorit. Është përgjegjësi e konsumatorit që të bëjë kopje rezerve të gjitha të dhënave, softuerit dhe programeve ekzistuese, dhe t’i fshijë të gjitha të dhënat ekzistuese nga pajisja e konsumatorit para marrjes së Shërbimeve. Samsung-u, filialet e tij, palët e treta që janë furnizues të tij dhe/ose qendrat e tij të autorizuara të shërbimit nuk janë përgjegjëse për humbjen, rikthimin në gjendje normale ose komprometimin e të dhënave ose pamundësinë për përdorimin e pajisjes që janë rezultat ose janë në lidhje me Shërbimet e ofruara nga subjektet e përmendura. Përveç kësaj, konsumatori gjithashtu thekson se pajisja e konsumatorit nuk përmban asnjë skedar apo të dhëna të paligjshme.


2. Bërja e kopjes rezerve të të dhënave dhe fshirja e të dhënave. Cilësimet (parametrat) e pajisjes mund të rikthehen në cilësimet e standarde të fabrikës gjatë kryerjes së Shërbimeve. Si pjesë e Shërbimit, Samsung-u, filialet e tij, palët e treta që janë furnizues të tij dhe/ose qendrat e tij të autorizuara të shërbimit mund t’i fshijnë cilat do qoftë të dhëna në pajisje. Rekomandohet të mbahet një kopje rezervë e veçantë e përmbajtjes së të dhënave të pajisjes, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në informatat e kontakteve, fotografitë, tekstet, muzikën, zilet ose aplikacionet dhe të largohen të gjitha informatat personale të cilat konsumatori dëshiron t’i mbrojë. Konsumatori duhet të bëjë kopje rezerve të të gjitha informatave personale në pajisje para marrjes së Shërbimit. Gjatë Shërbimit, ka mundësi që të dhënat në pajisje të humbin, të zëvendësohen ose të riformatohen. Në rast të tillë, Samsung-u, filialet e tij, palët e treta që janë furnizues të tij dhe/ose qendrat e tij të autorizuara të shërbimit nuk do të jenë përgjegjës për çfarëdo qoftë humbje të të dhënave, softuerit, programeve ose informatave të tjera që gjenden në pajisje.


3. Mbrojtja e të Dhënave/Qasja në të dhëna. Mbrojtja e të Dhënave/Qasja në të dhëna. Konsumatori duhet t’u ofrojë teknikëve të Samsung-ut, filialeve të tij, palëve të treta që janë furnizues të tij dhe/ose qendrave të tij të autorizuara të shërbimit qasje në pajisje për qëllime të ofrimit të Shërbimit. Gjatë Shërbimit, informatat personale të ruajtura në pajisje mund t’i zbulohen aksidentalisht teknikut, ose mund të jetë e nevojshme të kontrollohen hapësira në pajisje në të cilat ka përmbajtje, për ta verifikuar cilësinë e Shërbimit. Samsung-u, filialet e tij, palët e treta që janë furnizues të tij dhe/ose qendrat e tij të autorizuara të shërbimit nuk e shpërndajnë asnjë përmbajtje që gjendet në pajisjen e konsumatorit përveç nëse nuk kërkohet përndryshe nga ligjet ose rregullativat. Nëse konsumatori nuk dëshiron që Samsung-u, filialet e tij, palët e treta që janë furnizues të tij dhe/ose qendrat e tij të autorizuara të shërbimit të kenë qasje në këto informata, rekomandohet që konsumatori t’i fshijë ato informata ose pajisjen ta rikthejë në gjendjen fillestare para marrjes së Shërbimit. Fotografitë e testimit mund të mbeten në pajisjen e konsumatorit nga procesi i testimit të kontrollit të cilësisë.