Kufje ANC Type-C

EO-IC500BBEGWW
Ngjyra E zezëE zezë

The item is in the cart.

Dëgjoni muzikën, jo zhurmën

Dëgjojeni listën e këngëve qartë në kufjet ANC Type-C. Performanca e pabesueshme që anulon zhurmat ju lejon të dëgjoni të sigurt, ndërkohë që fisha USB Type-C e ndan në mënyrë të qartë tingullin mes kufjeve të majta dhe të djathta, në mënyrë që audioja stereo të jetë vërtetë stereo.

Dëgjoni muzikën, jo zhurmën

*Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon përdorimin e kufjeve për anulimin e zhurmave për dëgjim të sigurt. "Si të dëgjoni në mënyrë të sigurt... duke përdorur kufje që vendosen me kujdes dhe, nëse është e mundur, që anulojnë zhurmat. Kufjet që janë të përshtatshme për përdoruesin individual lejojnë që muzika të dëgjohet qartë në nivele më të ulëta volumi. Gjithashtu, kufjet që anulojnë zhurmat, reduktojnë zhurmën e sfondit në mënyrë që përdoruesit të mund të dëgjojnë në volume më të ulëta sesa nevojitet." (Raporti "Si ta bëjmë dëgjimin të sigurt", 2017, fq.4)

Thjesht futni fishën dhe dëgjoni

Kufjet ANC Type-C marrin energji nga pajisja juaj, që do të thotë se nuk është nevoja që t'i karikoni kufjet tuaja. Thjesht futni fishën në telefon për audio të qartë dhe dinamike me shumë pak zhurmë sfondi.

Thjesht futni fishën dhe dëgjoni

*Kufje Type-C ANC të përputhshme me të gjithë telefonat Samsung që nuk kanë fole 3,5 mm duke përfshirë jack Galaxy Note10 dhe të gjithë tabletët Samsung që nuk kanë fole 3,5 mm duke përfshirë Tab S6.

Krijuar për komoditet

Me një dizajn të frymëzuar nga Galaxy Buds, kufjet ANC Type-C janë projektuar për t'u futur në mënyrë komode në veshët tuaj edhe kur dëgjoni për periudha të zgjatura. Përfshihen shumë opsione për maja kufjesh dhe mbajtëse që të zgjidhni përshtatjen më të mirë.

Krijuar për komoditet

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.