E re

34" Thunderbolt™ 3 Monitor i harkuar me ekran të gjerë 21:9

LC34J791WTUXEN
Ngjyra I bardhëI bardhë

The item is in the cart.

Thunderbolt™ 3

Thunderbolt 3

I harkuar për rehati

Ekran i harkuar

Ekran ultra i gjërë 34”

21:9 Ekran ultra i gjerë

Ngjyra e pikës kuantum

Ngjyra e pikës kuantum

Lidhu me mundësi të pafundme

Lidhu me mundësi të pafundme

Thunderbolt™ 3

CJ79 paraqet dy priza Thunderbolt™ 3 për të lidhur Mac dhe PC të përputhshëm. Thunderbolt™ 3 transmeton video dhe të dhëna me shpejtësi deri në 40Gbps — 8 herë më shpejt sesa USB 3.0 — dhe në të njëjtën kohë karikon pajisje (deri në 85W), githçka përmes një kabulli të vetëm.

Thunderbolt™ 3

I harkuar për rehati

Ekrani i harkuar është krijuar për të ndjekur kurbën e natyrshme të syve tuaj për një përvojë më përfshirëse dhe më të rehatshme të shikimit. Studime nga Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Spitali i Universitetit Kombëtar të Seulit zbuluan se ekrani pakësoi lodhjen e syve tek përdoruesit në krahasim me ekrane të rrafshtë dhe monitorë më pak të harkuar.

I harkuar për rehati

Ekran ultra i gjërë 34”

Ekrani i harkuar ultra i gjërë 34’’ me raportin e tij të aspektit 21:9 siguron të gjithë vendin e punës që ju nevojitet për të kryer shumë detyra në të njëjtën kohë me efektshmëri dhe rehati. Harroni vendosjet e papërshtatshme të dy monitorëve dhe përjetoni kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë me të vërtetë pa probleme në një ekran të vetëm.

Ekran ultra i gjërë 34”

PBP dhe PIP

Imazh-pas-imazhi (PBP) ju lejon të shfaqni dy burime në ekran me rezolucionin origjinal të tyre. Dhe për kryerjen optimale të shumë detyrave në të njëjtën kohë, me Picture-by-Picture (PIP) mund të ricaktoni madhësinë e burimit të dytë deri në 25% të ekranit dhe t’a poziciononi atë kudo.

Ngjyra e pikës kuantum

Duke lejuar përdorimin e deri në 125% të hapësirës së ngjyrës sRGB, teknologjia e Pikës Kuantum jep jo vetëm më shumë nuanca sesa monitorët tradicional, por gjithashtu ngjyra që janë më të shkëlqyeshme, më të mprehta dhe më të natyrshme — sidomos të kuqet dhe jeshilet. Dhe çdo monitor është i kalibruar nga fabrika për të siguruar imazhet më të sakta dhe të gjalla

Ngjyra e pikës kuantum

Raporti i kontrastit 3000:1

Teknologjia e panelit VA të Samsung siguron një raport të kontrastit 3000:1 që jep të zeza më të thella, të bardha më të shkëlqyeshme dhe ngjyra më të pasura për imazhe më të qarta, më të gjalla.

Raporti i kontrastit 3000:1

AMD FreeSync

AMD FreeSync sinkronizon nivelet e rifreskimit të kartës tuaj të grafikëve dhe CJ79 për të minimizuar grisjen e imazhit dhe ngecjen. Kalimi i patrazuar ndërmjet kuadrove të imazhit siguron lojra dhe shikimin e videove pa probleme për shikim të pandërprerë.

AMD FreeSync

Niveli i shpejtë i rifreskimit 100 Hz

Niveli i shpejtë i rifreskimit të ekranit 100 Hz siguron ndjeshmëri më të patrazuar të mouse-it për rendiment të përmirësuar në çdo aplikacion. Gjithashtu pakëson ngecjen e ekranit në skena të veprimit që lëviz shpejt për një përvojë të lojrave pa të meta.

Niveli i shpejtë i rifreskimit 100 Hz

Futje të shumta

Me dy prizat e Thunderbolt 3 si dhe futjet DP, HDMI dhe USB, CJ79 siguron opsione të lidhjeve të shumta për kompjuterë, pajisje dhe pajisje të jashtme. Dhe altoparlantët stereo të brendshëm 7-watt ofrojnë një përvojë të përmirësuar të argëtimit kur shihni video dhe luani lojra.

Futje të shumta
  • 1500R Harkimi i ekranit
  • 21:9 Raporti i pamjes
  • 300cd/m2 Ndriçimi (Tipik)
  • 3000:1(Tip),2400:1(Min) Statika e raportit të kontrastit
  • 3,440 x 1,440 Rezolucioni
  • 4(GTG) Koha e reagimit

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.