Çfarë është djegia e ekranit

31/07/2017

Çfarë është djegia e ekranit?

Shumë prej nesh na ka ndodhur të kemi “djegie” të përhershme të imazhit në një ekran televizori, megjithëse ky është një problem i njohur me emra të ndryshëm. Pavarësisht se si e quajmë, djegie, djegie ekrani, djegie imazhi, të gjithë biem në një mendje se mund të jetë një problem i shtrenjtë dhe i vështirë për t’u zgjidhur. 

QLED TV

Si shkaktohet?
Djegia e ekranit mund të ndodhë nëse në ekran është i pranishëm një imazh statik për një periudhë kohe, duke bërë që pikselët të krijojnë një stampim si hije që qëndron edhe pasi përmbajtja në ekran ka ndryshuar ose ka lëvizur. Mesatarisht, ne shohim deri në tre orë televizor në ditë, dhe kur merret parasysh edhe koha që kalohet duke luajtur lojëra (që për disa prej nesh mund të jenë edhe tre orë të tjera), atëherë ekziston mundësia që imazhet në ekranin tuaj të qëndrojnë aty përgjithmonë. Programet që kanë shumë sinjale vizuale të tilla si tabelat e lajmeve, logot e kanaleve në qoshe, rezultatet sportive dhe lojërat me pamje vizuale fikse, janë fajtorët kryesorë për këtë problem.

Çfarë teknologjish prek kjo?

Disa teknologji janë më të prekshme nga djegia e ekranit se të tjerat, dhe është veçanërisht e rëndësishme për ekranet ULTRA HD Premium të kenë një mbrojtje kundër efektit të një dopio imazhi, duke konsideruar nivelin e ngjyrave dhe ndriçimit që këta televizorë mund të shfaqin. Televizorët Samsung QLED janë të spërkatur me materiale inorganike të cilat mundësojnë imazhet të shfaqen të qarta dhe të gjalla , cilësia e të cilave mbetet e pa ndryshuar për vite me rradhë.  Teknologjia Quantum Dot siguron që Samsung të arrijë numrin më të lartë të ekraneve të certifikuara Ultra HD Premium.

QLED TV

Po për teknologjinë Quantum Dot? 

Fatmirësisht, gama e re Samsung e televizorëve QLED Quantum Dot i tejkalon në fakt standardet e Ultra HD Premium, dhe nuk ndikohet nga djegia e ekranit. Kjo është veçanërisht mbresëlënëse nëse merret parasysh se televizorët Quantum Dot kanë 64 herë më shumë ngjyra se televizorët tradicionalë UHD, dhe arrijnë nivele ndriçimi 1500 nit me HDR 1500. E thënë thjesht, ata e shfaqin përmbajtjen Ultra HD Premium ashtu siç e ka parashikuar krijuesi i këtyre përmbajtjeve. Qoftë kur shijoni lojëra me bazë në re kompjuterike, shikoni sport apo shikoni filma për një periudhë kohe, mund të jeni të sigurt se ekrani juaj nuk do të dëmtohet.