Galaxy Note 9 i Ri dhe Super i Fuqishëm: Për Ata Që i Duan Të Gjitha

09/08/2018

Me performancë më të lartë ditore, një Laps S të ri dhe kamera inteligjente, e asgjë nuk mund të kapë ritmin e jetës ashtu si Galaxy Note 9.


SEUL, KORE - 9 Gusht 2018 - Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot lançimin e produktit më të fundit të serisë premium Note, Galaxy Note9.  Seria e Galaxy Note njihet  për inovacionet e saj në teknologji dhe Galaxy Note 9 respekton traditën duke sjellë një telefon inteligjent premium që ofron performancën më të mirë të mundshme; një Laps S të ri; dhe kamerën më inteligjente Samsung  deri më sot.

"Galaxy Note ka qenë gjithmonë pararojë e teknologjisë premium dhe përcaktuese e inovacionit në këtë industri, dhe Note9 nuk mund të bënte përjashtim. Është dizajnuar për një nivel të tillë të performancës, fuqisë dhe inteligjencës që përdoruesit e sotëm duan dhe ju nevojitet ", tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Mobile Communications, Samsung Electronics. "Fansat e Galaxy Note janë më besnikët e Samsung-ut; Ne e dimë se ata i dëshirojnë të gjitha, të marrin maksimumin, dhe Galaxy Note9 është telefoni i vetëm që mund arrije te plotësoje dhe të kapë ritmin e shpejtë të jetës së tyre".

Samsung Galaxy Note9

Performancë gjatë gjithë ditës

Njerëzit mbështeten në smartfonët e tyre për pothuajse çdo gjë që bëjnë - gjatë gjithë ditës, dhe përditë. Atyre ju nevojitet një telefon që mund të vazhdojë punën pa pasur nevojë për burrimin më të afërt të energjisë, për të fshirë fotot në mënyrë që të çlirojnë hapësirën e telfonit për snap-in e radhës, të presin me padurim që videoja të shkarkohet përpara se të hipin në avion apo të përballen me vonesa gjatë një loje.

Ata kanë nevojë për një telefon që nuk do t'i lerë në baltë dhe Galaxy Note9 nuk zhgënjen:

Bateri gjatë gjithë ditës: Bateria 4,000mAh i Galaxy Note9, më e madhja ndonjëherë në një telefon Galaxy për ta përdorur gjatë gjithë ditës për të folur, për të shkruar mesazhe, për të luajtur dhe për të parë filma nga mëngjesi në darkë.

Ruaj më shumë, fshi më pak: Galaxy Note9 është në dispozicion me dy opsione të brendshme të memories - zgjidhni mes 128GB dhe 512GB. Dhe me mundësinë për të vendosur një kartë microSD, Galaxy Note9 mund të arrijë  gati në 1TB[1] e mund ta flini mendjen duke ditur se keni hapësirë ​​të mjaftueshme për fotot, videot dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

• Shpejtësia dhe Fuqia: Galaxy Note9 është një smartfon super i fuqishëm me procesor 10nm dhe suport për shpejtësitë më të madhe të rrjetit në treg (deri në 1.2 gigabit për sekondë) për të transmetuar dhe shkarkuar të dhëna pa u ngadalësuar. Galaxy Note9 gjithashtu përfshin një sistem ftohje lider në industri dhe një sistem për rregullim e algoritmit në mënyrë që të ofrojë një performance të fuqishme dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

Evolucioni i Lapsit S

Lapsi S është veçoria dalluese e serisë Note - është ajo që ka lënë shenjë tek përdoruesit dhe ajo me të cilën Samsung ka zgjeruar nocionin e asaj se çfarë një smartfon mund të bëjë. Ajo që filloi si një mjet për të shkruar dhe vizatuar tani po ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve.

Tani me mbështetjen e  Bluetooth Low Energy (BLE), Lapsi S i ri siguron një mënyrë krejtësisht të re për të përdorur smarfonin. Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfit dhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, dhe më shumë. Zhvilluesit mund  të integrojnë funksionalitetet e reja dhe të përparuara të BLE edhe në aplikacionet e tyre më vonë gjatë këtij viti.

Galaxy Note9

Kamera inteligjente që  bën fotot perfekte

Mund të jetë e vështirë për të bërë një foto ashtu si profesionistët- por nuk ka pse të jetë e tillë me Note9. Galaxy Note9  mbështetet në teknologjitë pararojë në industrinë e kamerave me aftësi të reja për të shkrepur foton perfekte.

Optimizues i skenës: Kamera e Galaxy Note9 është kamera më e zgjuar e Samsung deri tani. Ai përdor inteligjencën për të identifikuar elementët e një fotoje, si skenën dhe subjektin, për ta klasifikuar automatikisht në një nga 20 kategoritë dhe menjëherë ta optimizojë atë në bazë të kësaj të fundit. Rezultati është një imazh mahnitës, i gjallë me ngjyra të theksuara dhe definicion dinamik.

• Zbulimi i  të metave: Shkrepja e parë nuk është gjithmonë e duhura, por Galaxy Note9 lejon përdoruesit të dinë nëse ka diçka të gabuar, kështu që ata mund të shkrepin një foto tjetër pa humbur momentin. Një njoftim i menjëhershëm do të shfaqet nëse imazhi apo subjekti është i paqartë, ka një njollë në lente, ose ndricimi ndikon në cilësinë e imazhit.

• Kamera Premium: Me kombinimin unik të veçorive të avancuara të inteligjencës dhe hardware premium , kamera e Galaxy Note9  është më e mira në treg. Ajo vjen me teknologji të avancuar të minimizimit të zhurmës dhe një lente Aperture të dyfishtë2, e cila përshtatet me dritën ashtu si syri i njeriut. Pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, kamera e përparme e Galaxy Note9 ofron një pamje të qartë kristal.

Eksperienca Premium: Nga puna tek loja

Ekrani Infinity është gurthemeli i trashëgimisë së dizajnit të Samsung dhe Galaxy Note9 ka ekranin më të madh cep më cep që ka pasur ndonjëherë një telefon Note. Ekrani Infiniti 6,4-inch Super AMOLED siguron një eksperiencë të vërtetë multimediale. Galaxy Note9 është plotësuar nga altoparlantë stereo, të cilët janë të akorduar nga AKG dhe aftësi për të shpërndarë audio Dolby Atmos® për një eksperiencë sa më autentike. Imazhi video nuk është dukur kurrë më mirë se në Galaxy Note9. YouTube e quajti Galaxy Note9 si pajisjen që eshtë në gjendje të ofrojë eksperiencën më të mirë në platformë.

Galaxy Note9  gjithashtu ofron një eksperiencë PC-je me Samsung DeX. Përdoruesit mund të punojnë prezantimet e tyre, të modifikojnë fotot dhe të shikojnë emisionet e preferuara nga telefoni i tyre. Provoni Samsung DeX me adaptorë HDMI3. Në momentin që lidhet me një monitor, Galaxy Note9 mund të mundësojë një desktop të virtualizuar dhe madje të shërbejë si një ekran i dytë plotësisht funksional. Merrni shënime me Lapsin S ne momentin kur po shikoni një video, ose përdorni Galaxy Note9 si një trackpad, për të klikuar me të djathtën, drag and drop, dhe të përdorni dritare të shumta në një monitor. Të qënit produktiv nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.

Galaxy dhe Përtej

Teknologjitë Premium Galaxy vijnë standard me Note9: karikim i shpejtë wireless, rezistencë4 ndaj ujit dhe pluhurit IP68 dhe shërbime të tjera të Samsung-ut si Samsung Health dhe Samsung Pay. Galaxy Note9 përmban platformën e besuar të sigurisë Knox dhe opsionet e sigurisë biometrike duke përfshirë skanimin e gjurmëve të gishtave, skanimin e irisit dhe aftësitë për njohjen e fytyrës, në mënyrë që të mbani të sigurta informacionet e rëndësishme.

Galaxy Note9 hap një botë mundësish- është një portal për të gjithë ekosistemin e pajisjeve dhe shërbimeve Samsung. Për shembull, përdorni Galaxy Note9 dhe SmartThings për të kontrolluar pajisjet e lidhura me të ose për të punuar më shumë me Bixby5, një ndihmës i personalizuar dhe inteligjent. Dhe me lançimin  e Galaxy Note9, Samsung po e bën më të lehtë të shijoji muzikën me një partner të ri dhe afatgjatë si Spotify. Partneriteti me Samsung e bën Spotify lehtësisht të aksesueshëm për të sinkronizuar dhe transferuar muzikë, playlist-a dhe podkaste në Galaxy Note9, Galaxy Watch dhe produktet Smart TV.

Galaxy Note9 do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara duke filluar nga data 24 gusht 2018 në do të ofrohet në Shqipëri në gjyrën e zezë, të purpurt dhe në ngjyrën blu oqeani me Lapsin e verdhë S.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Note9, vizitoni: http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.

Specifikimet e Galaxy Note9
EKRANI 6.4-inch Quad HD+ Super AMOLED, 2960x1440 (516ppi) *Ekrani matet diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa marrë për bazë cepat e harkuar. *Rezolucioni standard është Full HD+ dhe mund të ndryshohet në Quad HD+ (WQHD+) tek Settings
Kamera E përparme: Kamer e dyfishtë me Dual OIS (Stabilizator Imazhi Optik) - Me kënd të gjerë: Super Speed Dual Pixel 12MP AF, F1.5/F2.4, OIS - Telefoto: 12MP AF, F2.4, OIS - 2X zoom optik, deri në 10X zoom digjital Ballore: 8MP AF, F1.7
Trupi 161.9 x 76.4 x 8.8mm, 201g, IP68 (BLE Lapsi S: 5.7 x 4.35 x 106.37mm, 3.1g, IP68) *Përmban një vlerësim IP68 pluhuri dhe uji. Bazuar në kushte testimi zhytjeje deri në 1.5 metra uji të pastër për 30 minuta.
AP 10nm 64-bit Octa-core procesor (Max. 2.7 GHz + 1.7 GHz) 10nm 64-bit Octa-core procesor (Max. 2.8 GHz + 1.7 GHz) * Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik
Memoria 6GB RAM (LPDDR4), 128GB + MicroSD slot (up to 512GB) 8GB RAM (LPDDR4), 512GB + MicroSD slot (up to 512GB) * Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik *Memoria e përdoruesit është më e vogël se memoria totale për shkak të ruajtjes së sistemit operativ dhe softuerit të përdorur për të operuar pajisjet. Memoria aktuale e përdoruesit do të ndryshojë në varësi të operatorit dhe pas përmirësimet të softuerë-ve.
Karta SIM E vetme: Një Nano SIM and një MicroSD (deri në 512GB) Hibride: një Nano SIM dhe një Nano SIM ose një MicroSD (deri në 512GB) * Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik
Bateria 4,000mAh Karikim i shpejtë kompatibel me fill ose wireless Karikim me fill kompatibël me QC2.0 dhe AFC Karikim wireless kompatibël me WPC dhe PMA * Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik
Sistemi I Operimit Android 8.1 (Oreo)
Rrjeti 4x4 MIMO, 5CA, LAA, LTE Cat.18 * Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik
Lidhshmëria Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac (2.4/5GHz), VHT80 MU-MIMO, 1024QAM, Bluetooth® v 5.0 (LE deri në 2Mbps), ANT+, USB Type-C, NFC, Vendndodhja(GPS, Galileo*, Glonass, BeiDou*) *Mbulimi Galileo and BeiDou mund të jetë i limituar
Pagesa NFC, MST * Mund të ndryshojë nga tregjet dhe operatorët telefonik
Sensorët Akselerometer, Barometer, Sensor për gjurmët e gishtërinjve, Sensor Gyro, Sensor Gjeomagnetik, Sensori Hall, Sensori i ritmit të zemrës, Sensori i Afërsisë, Sensori Drite RGB, Sensori i Irisit, Sensori i Presionit
Autentifikimi Lloji i autentifikimit: Pattern, Pin, Fjalëkalimi Llojet biometrike të autentifikimit: Skaneri i Irisit, Skaneri i gjurmëve të gishtave, Njohja e fytyrës Skanimi inteligjent: Kombinon skanimin e irisit dhe njohjen e fytyrës për zhbllokimin e pajisjes dhe në disa raste ofron siguri të përmirësuar për shërbime të caktuara autentifikimi
Audio MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA, DSF, DFF, APE
Video MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM

[1] 512GB memorie e brendshme standarde. Modelet 512GB mund t’i gjeni në shtete të caktuara. Deri në 512GB memorie e shtuar me kartën e jashtme SD (shitet veç).

2 Lentet me aperture të dyfishtë suporton F1.5 dhe F2.4. Lentet me aperture të dyfishtë janë të vendosura ne kamerën e përparme me kënd të gjerë

3Adaptorët Samsung’s HDMI përfshijnë HDMI Adapter (EE-HG950), Multi Port Adapter (EE-P5000) dheDeX Cable (EE-I1300)

4Bazuar ne kushtet e testit për zhytjen në ujë të pastër deri në 1,5 metra deri në 30 min

5Disponueshmëria e shërbimit dhe karakteristikat mund të ndryshojnë nga vendi ose bartësi. Komanda zanore njeh gjuhën angleze (SHBA), mandarin kineze dhe koreane. Jo të gjitha dialektet  apo shprehjet njihen. Komanda zanore punon me një listë të zgjedhur dhe në rritje të aplikacioneve Samsung dhe të palëve të treta. Shihni "Aplikacionet me zë" në Bixby për një listë të aplikacioneve të përputhshme.

6 Disponueshmëria dhe karakteristikat e shërbimit të Spotify mund të ndryshojnë nga vendi ose bartësi. (Për më shumë detaje vizitoni www.spotify.com)