Mbani lidhjet kudo që të ndodheni me orën e re SamsungGalaxy

09/08/2018
Samsung Galaxy Watch

Ecim në një hap me stilin tuaj të jetesës me lidhjet LTE duke ju ofruar kapacitetet dhe dizajnin e mirëqenies

SEUL, Kore – 9 gusht 2018 – SamsungElectronicsCo., Ltd. prezanton sot orën e re SamsungGalaxy. Galaxy Watch ju sjell elementet më fantastike të ekosistemit Galaxy të Samsung me baterinë e saj që zgjat gjatë, lidhjet LTE, kapacitetet e mirëqenies dhe një dizajn bashkëkohor dhe të personalizuar. Të gjithë përdoruesit mund të përfitojnë shumë më shumë me kapacitetet e reja të monitorimit të stresit dhe të gjumit të Galaxy Watch, një vlerë e shtuar krahas opsioneve plot dinamikë dhe stil, duke përfshirë edhe tre dizajnët e reja në ngjyrë të argjendtë, të zezë pisk dhe flori rozë, dhe me rripa plot ngjyra të reja të personalizuara.

“Prej shumë kohësh përgjatë historisë sonë në Samsung, klientët tanë kanë plot opsione zgjedhjeje, dhe produktet tona sërish mbeten novatore. Jemi shumë të lumtur që edhe sot trashëgojmë krenarinë e linjës Galaxy në aksesorët tanë,” u shpreh DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Mobile Communications, SamsungElectronics. “Ora e re Galaxy është projektuar për të çdo stil jetese dhe i shkon përshtat nevojave të çdo klienti, me baterinë e saj më efiçente që na mban më gjatë të lidhur dhe me elementë më të mirë të mirëqenies, duke u ardhur në ndihmë përdoruesve të përmbushin objektivat e tyre – gjithçka ofrohet falë një përvoje komunikimi, gjithçka vetëm në kyçin e dorës.”

Mbani lidhjet – kudo që të endeni gjatë ditës

Bateria e Galaxy Watch me jetëgjatësi të përmirësuar që zgjat deri në 80+ [1] orë ju kursen nevojën që ta karikoni çdo ditë, dhe falë kësaj klientët tanë mund të ruajnë ritmin intensiv të javës. Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë se sot të fitosh sado pak liri nga telefonat inteligjentë se sa me lidhjet LTE të Galaxy Watch me baterinë që zgjat aq shumë – përmes mbi 30+ kompani dhe në mbi 15+ vende – në ndjekje të një përvoje unike duke lënë mënjanë pajisjet me të gjitha opsionet e mesazheve, telefonatave, hartave dhe muzikës. Përdoruesit mund të zgjohen në mëngjes dhe të shijojnë mbrëmjen me informacione, për t’i ndihmuar që të mos humbasin asgjë nga agjenda e tyre, të rejat e fundit të motit dhe programit e tyre më të fundit.

Jeto në mënyrë të balancuar

E projektuar drejt mirëqenies, elementët e rinj gjurmues për menaxhimin e stresit të Galaxy Watch ofrojnë një përvojë vërtet gjithëpërfshirëse për shëndetin tuaj[2], duke ju sinjalizuar në mënyrë automatike në rast niveli të lartë të stresit dhe duke ju sugjeruar ushtrime për frymëmarrjen që ndihmojnë përdoruesit të ruajnë përqendrimin. Krahas kësaj, gjurmuesi i ri i avancuar i gjumit[3]monitoron të gjitha nivelet e gjumit, duke përfshirë edhe ciklet REM, çka i ndihmon përdoruesit të rregullojnë oraret e tyre të gjumit dhe të pushojnë sa duhet për të përballuar ditën.

Duke pasur kontroll të plotë ndaj stresit dhe gjumit, të gjithë përdoruesit e Galaxy Watch mund të përmbushin edhe shumë objektiva të tjerë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, madje duke përfshirë edhe ushtrimet fizike. Me Galaxy Watch mund të kryeni 21 ushtrime të reja fizike në kushtet e shtëpisë,  duke e çuar në 39 numrin total të ushtrimeve për t’u stërvitur, në mënyrë që të gjithë klientët të personalizojnë dhe të përmirësojnë rutinën e tyre. Të gjithë e dimë që ushqyerja e balancuar është po aq e rëndësishme sa stërvitja, ndaj dhe kurrë më parë nuk ka qenë më e lehtë se sa me Galaxy Watch të ruash në mënyrë intuitive dhe të personalizuar të dhënat për kaloritë e marra. Jo vetëm kaq, por tashmë përdoruesit mund të ruajnë të dhënat për çdo vakt, duke përdorur BixbyVision në Orën e tyre Galaxy. Për të menaxhuar më mirë kaloritë, mund të fotografoni çdo vakt që hani dhe të regjistroni menjëherë informacionin ushqyes në aplikacionin SamsungHealth dhe në Galaxy Watch.

Shijoni dizajnin modern në çdo kohë

Galaxy Watch vjen me një gamë të gjerë përmasash dhe stilesh, në versionin e argjendtë 46mm dhe në versionin 42mm me ngjyrë të zezë ose flori rozë. Përdoruesit mund ta personalizojnë Galaxy Watch duke shijuar një sërë zgjedhjesh të orëve dhe rripave, mes shumë opsioneve të ofruara nga Braloba, një prodhues i rripave të orëve me cilësi të lartë. Krahas të gjitha opsioneve të tjera të përmirësuara të përdorimit, Galaxy Watch garanton të gjitha referencat legjitime të orëve inteligjente të Samsung, me qarkun që mban markën tregtare dhe me unazën rrotulluese përqark dizajnit dixhital me “AlwasOnDisplay”. Për herë të parë, Galaxy Watch prezanton sekondat analoge të orës dhe zilet çdo orë, së bashku me efektet përshkruese që theksojnë dritëhijet e kontureve të çdo detaji të dizajnit të orës, duke ruajtur pamjen dhe ndjesinë tradicionale. Jo vetëm kaq, jetëgjatësia e certifikuar e padiskutueshme në nivel ushtarak e Galaxy Watch[4] me Corning® Gorilla® Glass DX+ dhe rezistente ndaj ujit në nivelet më të larta industriale e klasifikuar në nivelin 5 ATM[5] bën të mundur përdorimin e saj për një kohë më të gjatë dhe në çfarë do lloj mjedisi. 

 

 

 

Galaxy Watch

Shijoni përvojën fantastike të Ekosistemit Galaxy të Samsung

Galaxy Watch u fal përdoruesve të gjitha përfitimet e Ekosistemit të Galaxy, duke lundruar në një përvojë pa fund me aplikacionet SmartThings, SamsungHealth, SamsungFlow, SamsungKnox, SamsungPay[6], Bixby dhe me partnerë si Spotify dhe UnderArmour. Kontrolloni dhe aksesoni më lehtë pajisjet tuaja me Galaxy Watch me aplikacionin SmartTings - gjithçka në kyçin e dorës - që nga ndezja e dritave dhe e televizorit herët në mëngjes, e di tek rregullimi i temperaturës përpara se të shkoni në shtrat. Me Galaxy Watch dhe Spotify, Samsung na e bën më të lehtë të kontrollojmë muzikën dhe multimedian. Përdoruesit mund të dëgjojnë muzikë pa qenë nevoja të jetë në lidhur në internet ose pa telefon inteligjent me modalitetin Spotify[7]Offline. Jo vetëm kaq, por me SamsungKnox përdoruesit mund të ruajnë sigurinë e informacioneve të tyre dhe gjithashtu mund të hapin kompjuterin ose tabletin me aplikacionin SamsungFlow.

Galaxy Watch do të jetë në dispozicion në partnerët e autorizuar të Samsung në Shqipëri, që prej datës 21 Shtator 2018. Konsumatorët shqiptarë që do të donin të blinin Galaxy Watch-in e ri më herët, do të jenë në gjendje ta porosisin atë nga 30 Gushti deri më 20 Shtator. Për më shumë informacione për produktin, ju lutemi vizitoni faqen http://www.samsungmobilepress.com.

 

Specifikat e Galaxy Watch

Modeli

Galaxy Watch 46mm Argjend

Galaxy Watch 42mm E zezë

Galaxy Watch 42mm Flori Rozë

Ekrani

1.3” (33mm), Circular Super AMOLED (360 x 360)

Me ngjyra të plota në ekran

Corning® Gorilla® DX+  

1.2” (30mm), Circular Super AMOLED (360 x 360)

Me ngjyra të plota në ekran

Corning® Gorilla® DX+

Përmasat

46 x 49 x 13

63g (pa rrip)

 

41,9 x 45,7 x 12,7

49g (pa rrip)

 

Rripi

22mm (I ndryshueshëm)

Opsionet e ngjyrave: E zezë oniks, Blu e thellë, Gri e errët

 

20mm (I ndryshueshëm)

Opsionet e ngjyrave: E zezë oniks, Gri e përhimtë, E kuqerremtë, E verdhë limoni, E purpurt mbretërore, Bezhë antike, Gri e hapur, Kafe natyrale

 

Bateria

472mAh

270mAh

AP

Exynos 9110 Dualcore 1.15GHz

OS

TizenBasedWearable OS 4.0

Memoria

LTE: 1.5GB RAM + 4GB memorie e brendshme

Bluetooth®: 768MB RAM + 4GB memorie e brendshme

 

Lidhja

3G/LTE, Bluetooth®4.2, Wi-Fi b/g/n, NFC, A-GPS/Glonass

Sensor

Matës shpejtësie, Xhiro, Barometër, HRM, Dritë ambienti

Karikimi

Karikim ma valë me WPC

Kohëzgjatja

5ATM + IP68 / MIL-STD-810G

Kompatibiliteti

Samsung: Android 5.0 ose më i avancuar

Të tjera: Android 5.0 ose më i avancuar

iPhone 5 dhe më i avancuar, iOS 9.0 ose më i avancuar

※ Elementi i aktivizimit për Rrjetin Celular të Galaxy Watch me telefonat inteligjent jo Samsung mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende.

 

* Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të parashtruara në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit, mund të ndryshojnë pa paralajmërim.

[1]Jetëgjatësia e baterisë është në varësi të pajisjes dhe përdorimit: Galaxy Watch 46mm (për përdorim normal zgjat deri në 80+ orë; për përdorim me intensitet të ulët zgjat deri në 168+ orë) dhe Galaxy Watch 42mm (për përdorim normal zgjat deri në 45+ orë; për përdorim me intensitet të ulët zgjat deri në 120+ orë). Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të cilësisë së valëve të rrjetit, komponentëve, konfigurimit, sinjalit, zhurmës dhe shumë elementë të tjerë.

2Vlerat e matura nuk këshillohen për përdorim mjekësor

3Vlerat e matura nuk këshillohen për përdorim mjekësor

4MIL-STD-810: Aspektet Inxhinierike Mjedisore dhe Testet Laboratorike janë një ndër Standardet Ushtarake të Shteteve të Bashkuara që theksojnë përshtatjen e dizajnit mjedisor dhe kufijve të testimit të një pajisjeje sipas kushteve; MIL-STD-810G: + Lagështi, Ruajtje në Lartësi, Funksionale në Lartësi, Gjithëpërfshirëse

5Galaxy Watch është e certifikuar sipas standardit ISO 22810:2010 për orët e dorës me klasifikimin 5 ATM për 50 metra (165 këmbë) në kushte të përcaktuara presioni, kohe, shpejtësie dhe temperature. Kjo nënkupton se të dy pajisjet janë të sigurta të mbahen gjatë ecjes në shi ose në dush, dhe mund të përdoren gjatë aktiviteteve në ujë, si p.sh. kur bëni not në pishinë ose në oqean. E megjithatë, Galaxy Watch nuk duhet të përdoret në sporte si scubadiving, ski në ujë apo veprimtari të tjera sportive ku temperatura ndryshon menjëherë, sporte uji me shpejtësi të lartë apo zhytje në thellësi normale. Shpëlaheni kur ta përdorni në ujë të ëmbël dhe thajeni pasi ta keni përdorur në ujë deti.

6Vetëm suport NFC. Disponueshmëria e shërbimit ndryshon në varësi të vendit.

7Nevojitet Anëtarësim Premium në Spotify (Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni faqen e internetitwww.spotify.com)