Samsung lançon kondicionerët Wind-FreeTM dhe miqësorë ndaj mjedisit në ekspozitën më të madhe në botë HVAC

15/03/2018

Teknologjia e Kondicionerëve që kanë fituar çmime e Samsung Electronics dhe Kondicionerët “R32 Refrigerants” miqësorë ndaj mjedisit ekspozohen në MCE 2018 në Milano.


Milano, Itali - 15 Mars 2018 - Samsung Electronics Co., Ltd. zbuloi planet për të shtuar zgjidhjet e saj për kondicionerët në Mostra Convego Expocomfort 2018 (MCE), që zhvillohet në data 13-16 Mars, në Milano, Itali për të forcuar pozitën e tij në tregun europian për ngrohje, ventilim dhe ajër të kondicionuar (HVAC).

Kondicionerë Wind-FreeTM

MCE e mbajtur çdo dy vjet është ekspozita më e madhe e HVAC në botë, e cila mbledh mbi 2,000 ekspozues dhe 160,000 vizitorë nga e gjithë bota për të shfaqur teknologjitë më të fundit të industrisë. Në ekspozitë, Samsung ka planifikuar të vazhdojë të promovojë teknologjinë revolucionare dhe unike Wind-Free™ në Europë dhe do të shfaqë linjën e plotë të njësive të kondicionerëve Wind-Free ™, si për përdorim rezidencial ashtu edhe komercial, duke përfshirë pajisjet me njësi me 1-Way dhe 4-Way.

"Samsung po e pozicionon veten si një lider në industrinë globale të tregut B2B me produktet inovative dhe teknologjinë e jashtëzakonshme," tha Charles H. Park, Zëvendës President i Digital Appliance Business pranë Samsung Electronics. "Ne presim që të zhvillojmë ekspertizën tonë me teknologjitë HVAC më tej në tregun europian me teknologjinë tonë" Wind-Free™ "dhe pajisjet IoT."

Teknologjia Wind-Free™ është një nga inovacionet më të spikatura të prezantuara. Pas arritjes së temperaturës së dëshiruar me funksionalitetin Fast Cooling mode, ajo ruan temperaturën ideale pa ajrin që bie në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme ajrin e freskët, përmes hapësirave mikro ajrore për një efekt natyral ftohës përmes teknologjisë Wind-Free™.

Samsung gjithashtu është duke prezantuar kondicionerët rezidencialë si dhe ata komercialë që përmbajnë R32, një alternativë miqësore ndaj mjedisit, për të qenë në përputhje me rregulloret mjedisore në Europë. Nëse e krahasojmë me sistemet e ftohjes standarde R410A, R32 ka vetëm një të tretën e potencialit të saj të ngrohjes globale (GWP) dhe karakterizohet nga efikasiteti i lartë edhe në sasi të vogla.

Samsung gjithashtu do të tregojë në ekspozitë kondicionerë të përshtatur për mjedise të veçanta, duke e ndarë dhomën në zona të caktuara: residencë, zyra, hotele dhe shitje me pakicë. Konsumatorë të ndryshëm B2B do të kenë mundësinë të shohin serverin b.IoT, zgjidhjen unike të menaxhimit të integruar të Samsung, si dhe një shtëpi të zgjuar SmartThings, të cilat demonstrojnë vizionin e Samsung për një jetesë të ndërlidhur.

Samsung do të tregojë një shumëllojshmëri kondicionerësh si kasetën me energji të efektshme 360, kondicionerin rrethor që siguron ftohje me ajër të drejtpërdrejtë të minimizuar. Përveç kësaj, kapaciteti i vogël DVM S Eco HR, i cili mund të operojë në të njëjtën kohë ftohjen dhe ngrohjen në shtëpi apo hapësira të vogla, gjithashtu do të prezantohet në ekspo

Në stendën e Samsung, vizitorët do të jenë në gjendje të testojnë teknologjinë Wind-Free, në zonën e eksperiencës Wind-Free.