Tableti i ri Samsung Galaxy Tab S4 ju ndihmon të jeni më operativ nga kudo që ndodheni

02/08/2018

Me Samsung DeX, me më shumë jetëgjatësi të baterisë dhe me stilolapsin e rafinuar S, tableti Samsung Galaxy Tab S4 ju fal më shumë produktivitet dhe argëtim më mbresëlënës - kurdo dhe kudo që ndodheni.


SEUL, KORE – 2 gusht 2018Samsung Electronics Co., Ltd. sot prezanton tabletin Samsung Galaxy Tab S4, një tablet i ri Android 2 në 1 i projektuar për ata persona që duan të mbarojnë punët e tyre edhe kur janë në nxitim e sipër —nga shtëpia në punë dhe kudo që ndodhen tjetër gjatë ditës. Tableti Samsung Galaxy Tab S4 do t’ju ofrojë një përvojë pune shumë më inteligjente, duke ju dhënë mundësinë të jeni operativ në nivelet më të larta. I kuruar me një dizajn modern plot shkëlqim, ekranin e tij mbresëlënës, katër altoparlant
dhe plot elementë argëtues të përmirësuar, tableti Samsung Galaxy Tab S4 është pajisja ideale për ata që duan të mbajnë diçka me vete që të ketë cilësitë e një tableti dhe kapacitetet e një kompjuteri.

“Në Samsung, ne besojmë fort se roli i tabletëve për të na e bërë jetën më të lehtë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e teknologjisë celulare për këdo nga ne,” u shpreh DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Samsung Electronics. “Përmes Galaxy Tab S4, ne prezantojmë një tablet të nivelit premium, i pajisur me Samsung DeX që u vjen në ndihmë konsumatorëve të japin maksimumin e tyre kudo që ndodhen. Jemi vërtet shumë entuziast që t’u falim konsumatorëve tanë ndjesinë e rehatisë dhe komfortit, duke qenë të vetëdijshëm se kjo risi vlerash të shtuara në ekosistemin e pajisjeve të ndërlidhura vjen plot me elementë të tjerë që ju ndihmojnë të argëtoheni.”

Tab S4 i ri

Produktiviteti me Samsung DeX dhe Stilolapsin S

Përmes modelit Galaxy Tab S4, Samsung sjell për herë të parë Samsung DeX të integruar në tabletët e tij. Në momentin që do të lidhni Tastierën opsionale Mbështjellëse të Tabletit (e cila shitet më vete) ose kur ta ndizni tabletin nga Paneli i Shpejtë, Galaxy Tab S4 do të aktivizojë Samsung DeX, duke bërë të mundur që përdoruesit të kalojnë nga ndërfaqja e Android në përdorimin desktop. Samsung DeX ju jep mundësinë që për të gjitha aplikacionet tuaja Android, të hapni disa dritare drejtpërdrejt në Galaxy Tab S4, njësoj si në modalitetin desktop, duke përfshirë edhe paketën Microsoft Office, dhe më pas të përcaktoni madhësinë e tyre sipas nevojës. Mund të kopjoni dhe bashkëlidhni dokumente nga njëri aplikacion në tjetrin dhe të përdorni shkurtesat dhe komandat e tastierës për të qenë më efiçient.

Nëse ju duhet ekran më i madh, ekziston edhe mundësia që Samsung DeX ta lidhni me një tjetër monitor të jashtëm me HDMI të përputhshëm me një përshtatës USB-C me shumë porta (i pa përfshirë). Në momentin që lidhet, Galaxy Tab S4 mund të shërbejë si pajisje gjurmimi ose si pajisje për të bërë skica, dhe risia më e fundit për këtë vit është që Galaxy Tab S4 mund të vazhdojë të funksionojë si një tablet Android plotësisht funksional, duke shfaqur tek përdoruesit dy ekrane në mënyrë të ata të mund të përfundojnë punët e nisura.

Nuk ka rëndësi nëse ndodheni në zyrë, në shtëpi apo në lëvizje, pasi Galaxy Tab S4 nuk ju lë asnjëherë në baltë me baterinë e tij me kapacitet 7,300mAh, ku mund të shihni video të incizuara deri në 16 orë pa ndërprerje.1  Për më tepër, me Samsung Knox, platforma e Samsung për sigurinë dhe mbrojtjen në lëvizje, konsumatorët dhe kompanitë mund të flenë mendjen se çdo informacion kritik është i mbrojtur në të gjitha nivelet e ndryshme të pajisjes. Gjithashtu, menaxherët e IT-së mund të realizojnë personalizimin e ndërfaqeve të punonjësve sipas nevojave të biznesit.

Stilolapsi S i Samsung vjen i paketuar bashkë me kutinë e Galaxy Tab S4, duke përmbushur kështu edhe nevojat më produktive. Përmes tij, përdoruesit mund të arrijnë mënyra fantastike për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për të komunikuar. Ata mund të mbajnë shënime kur janë në fluturim përmes elementit Screen-Off Memo, dhe po ashtu mund të lundrojnë, të bëjnë përkthime dhe të organizojnë shënimet e tyre në Samsung Notes, dhe madje të shkëmbejnë drejtpërdrejtë edhe mesazhe të personalizuara në Samsung Live Message – të gjitha këto vetëm me Stilolapsin S.

Galaxy Tab S4

Ekran i përshtatshëm për çdo punë - ose film

Është shumë më e thjeshtë të mbaroni punë kur ekrani është ai i duhuri. Madje, edhe profesionistët më të zënë me punë kanë nevojë për pak kohë të ulen e të largojnë mendjen me një lojë apo film. Ka ardhur momenti të shijoni një përvojë më mbresëlënëse me një pajisje që mund ta merrni kudo me vete. Me dimensione të ngjashme me Galaxy Tab S3, modeli i ri Galaxy Tab S4 ngushtohet pjerrtësish në formë rrethore për të qenë sa më i përshtatshëm për një ekran 10.5-inç me teknologji Super AMOLED, si dhe i përshtatshëm për një ekran 16:10 me rezolucion 2560x1600, 287 piksel për inç (PPI), për të përcjellë detaje më të gjalla të figurës dhe efekte vizive më reale. Sa për efektet e audios, Galaxy Tab S4 vjen i pajisur me katër altoparlant të akorduar përmes teknologjisë mbresëlënëse të tingujve AKG dhe Dolby Atmos®, e cila ngjall më shumë argëtim përmes shpalosjes së audios që do t’ju pushtojë përreth. Me teknologjinë e Dolby Atmos®, Galaxy Tab S4 mbulon dialogët zanor me shkëputje, fushat e tingujve përreth, tingujt e lartë me zhurmë, dhe volum të qëndrueshëm për incizimet.

Lidhje më e mirë për t’jua bërë jetën më të lehtë

Galaxy Tab S4 karakterizohet edhe nga disa elementë të rinj dhe kapacitete të përmirësuara, të projektuara në mënyrë të tillë që ju të mund të menaxhoni lehtë pajisjet e lidhura dhe stilin tuaj të jetës. Me Samsung Flow, përdoruesit mund të menaxhojnë lehtë dhe në mënyrë të përsosur të gjitha pajisjet, përmes realizimit të lidhjeve dhe transferimit të skedarëve, detyrave dhe njoftimeve. Aplikacioni SmartThings2 i instaluar në Galaxy Tab S4 jua bën më të lehtë të monitoroni dhe të kontrolloni nga tableti juaj të gjitha pajisjet smart që keni në shtëpi. Për më tepër, përmes aplikacionit Daily Board3 të instaluar në Galaxy Tab S4, ju mund të shihni fotografitë tuaja të preferuara dhe të merrni informacione të përditshme, si p.sh. lidhur me motin, kalendarin dhe orën, në një aplikacion të vetëm ku mund të aksesoni lehtë.

Për më shumë informacion rreth Galaxy Tab S4, vizitoni faqen  http://www.samsungmobilepress.com , news.samsung.com/galaxy  ose https://www.samsung.com/global/galaxy/galaxy-tab-s4/ .

Samsung Galaxy Tab S4
Specifikimet e Galaxy Tab S4
EKRANI 10.5” WQXGA (2560x1600) sAMOLED
QARKU Qualcomm® Snapdragon™ 835 Octa Core (2.35GHz + 1.9GHz)
SUPORTI LTE LTE Cat.16 DLCA, 4X4 MIMO
MEMORIE / KAPACITETI 4GB + 64GB / 256GB, microSD deri në 400GB4
KAMERA 13MP AF + 8.0MP, Blic
PORTA USB3.1 (Tipi C), POGO
SENSORËT Matës shpejtësie, Busull, Xhiroskop, RGB, Matës Distancash, Skaner Iris, Sensor Salle
LIDHJA ME VALË Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, MIMO, Wi-Fi Direct, Bluetooth® 5.0
GPS GPS + GLONASS, BEIDOU, GALILEO
DIMENSIONET, PESHA 249.3 x 164.3 x 7.1mm 482g (Wi-Fi) / 483g (LTE)
BATERIA 7,300mAh, Karikim i shpejtë
OS/PËRDITËSIM Android 8.1
AKSESORËT Stilolapsi S (i përfshirë)
VIDEO Regjistrim:UHD 4K (3840x2160) @ 30fps Incizim:UHD 4K (3840x2160) @ 60fps
AUDIO 4 altoparlant të akorduar nga AKG, Dolby Atmos®

1 Kohëzgjatja e baterisë ndryshon në varësi të përdorimit dhe konfigurimit. Bazuar në testimet laboratorike.

2 Disponueshmëria e elementëve ndryshon në varësi të rajonit.

3 Kur të jetë i disponueshëm, Daily Board do të karakterizohet nga elementë që do të përfshijnë Galerinë e Fotografive, Motin, Orën  dhe Kalendarin.

4 Memoria dhe kapaciteti i ruajtjes ndryshojnë në varësi të rajonit.

* Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të parashtruara në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar me, përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit, mund të ndryshojnë pa paralajmërim.