Ju prezantojmë Galaxy Note 10: Projektuar për të Sjellë Pasionet në Jetë me Fuqinë e një Tjetër Niveli

07/08/2019

Paketa më e fuqishme e opsioneve, të produktivitetit dhe kreativitetit të Galaxy Note, me një S Pen të përmirësuar dhe kamera të nivelit profesional, tani vjen në dy madhësi.

Samsung Galaxy Note10

NEW YORK, SHBA - 7 gusht 2019 - Samsung Electronics Co, Ltd prezantoi ditën e sotme Galaxy Note10, një linjë të re të smartphone-ve premium që ndërthur dizajnin elegant me elementë të fuqishëm të performancës dhe produktivitetit, për të ndihmuar përdoruesit të shfrytëzojnë sa më shumë çdo moment. Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, Galaxy Note10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje. Për vite me rradhë, seria Galaxy Note ka ndihmuar miliona përdorues besnikë në të gjithë botën të ndjekin pasionet e tyre dhe të arrijnë qëllimet e tyre, dhe me Galaxy Note10, Samsung po i ndihmon përdoruesit të bëjnë më shumë nga gjërat që duan.

“Që nga fillimi, Galaxy Note ka përfaqësuar teknologjitë dhe veçoritë më të mira. Galaxy Note 10 e risjell këtë premtim për adhuruesin modern të Note, i cili përdor smartphone-in e tij për të çuar produktivitetin dhe kreativitetin e tij në nivelin tjetër, dhe i cili rrjedh pa mundim midis ideve dhe përpjekjeve të momentit, "tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit të IT dhe Komunikimeve Telefonike në Samsung Electronics. “Çdo element i Galaxy Note10 u krijua për të ndihmuar përdoruesit të arrijnë më shumë. Nëse ata po përfundojnë një projekt të madh për punë, po regjistrojnë dhe editojnë një video, ose po luajnë lojën e tyre të preferuar, Galaxy Note10 do t'i ndihmojë ta bëjnë më shpejt dhe më mirë."

DIZAJN I PROJEKTUAR PËR NJË EKSPERIENCE OPTIMALE

Përdoruesit e Galaxy Note vlerësojnë fuqinë e dizajnit të sofistikuar - jo vetëm për pamjen dhe ndjesinë e prekjes së pajisjes së tyre, por për përvojën që ofron. Çdo element i Galaxy Note 10 është projektuar të jetë me shkëlqim, i lëmuar, i hollë dhe pa shpërqëndrime, në mënyrë që përdoruesit të mund t'ua kushtojnë vëmendje të plotë ideve, projekteve dhe përmbajtjes që ka më shumë rëndësi.

  • Dy madhësi: Për herë të parë, Galaxy Note vjen në dy madhësi, kështu që konsumatorët mund të gjejnë versionin më të përshtatshëm për ta. Galaxy Note10 i ofrohet përdoruesive që duan fuqinë e S Pen dhe produktivitetin më të lartë në formë kompakte, duke sjellë një ekran Cinematic Infinity 6.3 inç në Note-in më kompakt të realizuar ndonjëherë. Galaxy Note10+ shfaq ekranin më të madh që Note ka pasur ndonjëherë, me një ekran Cinematic Infinity 6.8 në një pajisje që mbetet e lehtë për t'u mbajtur dhe për t’u përdorur.

Ekrani i Note 10 është aktualisht më i miri i Samsung-ut. Duke filluar nga ndërtimi fizik deri tek teknologjia , ekrani është krijuar për t’i lejuar përdoruesit të zhyten në filmat dhe lojërat e tyre të preferuara.

Dizajni cep më cep: Ekrani Cinematic Infinity i Galaxy Note10 është pothuajse pa kornizë anësore ndërsa ekrani i kamerës së përparme është i vogël dhe i pozicionuar në qendër për një dizajn të ekuilibruar. Ekrani më gjithëpërfshirës i prodhuar ndonjëherë nga Samsung ofron një eksperiencë efikase midis mendimit dhe veprimit, shikimit dhe krijimit.

  • Ekrani me cilësi më të mirë: Galaxy Note10 ka ekranin Dynamic AMOLED, fitues i disa çmimeve. Me çertifikimin HDR10 + dhe Dynamic Tone Mapping, fotot dhe videot janë më të ndritshme se ato të  Note të mëparshme, si dhe shfaqin një gamë të gjerë e mahnitëse ngjyrash. UL ka verifikuar Galaxy Note 10 për ekranin e tij Premium Hole me uniformitet ngjyrash dhe drite prej 98% dhe transparencën e kamerës prej 92%. Për shikim më të rehatshëm, ekrani Eye Comfort zvogëlon dritën blu pa ndikuar në cilësinë e ngjyrave.[1]

PRODUKTIVITET I GJITHANSHËM PËR TË MAKSIMIZUAR ÇDO MOMENT

Përdoruesit e Note vlerësojnë mbi të gjtha produktivitetin, dhe ata e shohin telefonin e tyre si thelbësor për t'i ndihmuar ata të bëjnë dhe të arrijnë më shumë. Për këta përdorues, Galaxy Note10 përmban teknologji të reja, opsione të zgjeruara dhe integrime të fuqishme të gjitha në shërbim të përdoruesve; që ata të kenë lirinë për të punuar në mënyrën më produktive.

  • Shkrimi i dorës i përkthyer në tekst: Galaxy Note10 sjell një aftësi të re të S Pen-it një-trupsh dhe të ri-dizenjuar. Tani, përdoruesit mund të shkruajnë shënime, të konvertojnë menjëherë shkrimin e tyre me shkrim dixhital në Samsung Note dhe t’i eksportojnë ato në një shumëllojshmëri formatesh, duke përfshirë Microsoft Word. Përdoruesit mundet tashmë të personalizojnë shënimet e tyre duke zvogëluar, zmadhuar ose ndryshuar ngjyrën e tekstit. Në vetëm disa prekje, procesverbali i mbledhjeve mund të formatohet dhe shpërndahet; frymëzimet e momentit mund të kthehen shpejt në dokumente të redaktueshme.

  • Evolucioni i S Pen: Galaxy Note 10 ndërton mbi aftesitë Bluetooth Low Energy të S Pen të prezantuara në Galaxy Note 9 duke i shtuar Air action, që ju lejon të kontrolloni aspekte të caktuara të pajisjes me anë të gjesteve me S Pen. Duke hapur SDK e veprimeve të Air, zhvilluesit mund të krijojnë kontrolle të personalizuara që u japin përdoruesve aftësinë për të luajtuar lojra ose të përdorin aplikacionet e tyre të preferuara me anë të gjesteve.

  • Samsung DeX pwr PC[2] : Galaxy Note10 zgjeron aftësitë e Samsung DeX, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të punojnë midis telefonit të tyre dhe një PC ose Mac. Me një lidhje të thjeshtë USB, përdoruesit mund të tërheqin dhe të lëshojnë skedarët midis pajisjeve dhe të përdorin aplikacionet e tyre të preferuara të telefonit me një mouse dhe një tastierë, duke i ruajtur të dhënat në telefonin e tyre përmes Samsung Knox.

  • Lidhje me Windows: Galaxy Note10 integron lidhjen me Windows direkt në panelin e shpejtë. Me një klik, përdoruesit mund të lidhen me PC-në e tyre me Windows 10. Atje, ata mund të shohin njoftime, të dërgojnë dhe të marrin mesazhe, dhe të shikojnë fotot e tyre më të fundit pa ndaluar për të parë telefonin e tyre.

KAMERA PROFESIONALE PËR KRIJUESIT

Me Galaxy Note10, krijuesit e medias dhe përdoruesit e përditshëm mund të përdorin mjete më të reja për të bërë video dhe foto mahnitëse - duke lejuar që kanalet, tregimet dhe postimet e tyre të dallohen dhe të kenë impakt. Duke integruar një kombinim të teknologjisë dhe softuerit të përparuar të imazhit, Galaxy Note10 ngre videografinë dhe fotografinë në celular në nivelin tjetër.

  • Teknologjia Premium e Videos: Galaxy Note10 lejon përdoruesit të realizojnë video profesionale pa pasur nevojë të mbajnë me vete pajisje ekstra. Live Video Focus shton rregullime dimensionale, në mënyrë që të mund të turbulloni sfondin për t'u fokusuar në objektin që dëshironi. Zoom-in Mic amplifikon audion në kornizë dhe eliminon zhurmën e sfondit, për tu fokusuar më mire tingujt që dëshironi. Dhe për të hequr gungat dhe tronditjet që zakonisht e bëjnë një pamje të paqartë, Super Steady i ri dhe i përmirësuar stabilizon pamjet, dhe tashmë është i disponueshëm në modalitetin e Hyperlaps për video të qëndrueshme.

  • Editim i shpejtë dhe i thjeshtë i videove: Pasi të kenë regjistruar videon e tyre, përdoruesit e Galaxy Note10 mund ta modifikojnë në lëvizje direkt nga celulari i tyre . Redaktori i Videos integron S Pen, kështu që në vend që të prekni për të zgjedhur ose modifikuar një klip, përdoruesit mund të zgjedhin momentin e saktë që ata dëshirojnë të shkurtojnë. Për krijuesit që kanë nevojë për më shumë kontroll mbi pamjet e tyre, Adobe Rush[3] në Galaxy Note10 ofron një paketë të sofistikuar të mjeteve të editimit, tani edhe me të saktë me përdorimin e S Pen.

  • Regjistruesi i Ekranit: Për lojtarët që duan t’i shtojnë personalitet transmetimeve të tyre, ose vloggers-at që duan të përmirësojnë tutorialet e tyre, Galaxy Note10 prezanton Regjistruesin e Ekranit. Regjistroni me lehtësi ekranin, përdorni tablot e fotove për të shtuar reagime dhe përdorni S Pen për të ilustruar gjatë regjistrimit për një video më argëtuese dhe tërheqëse.

  • AR Doodle dhe 3D Scanner: Galaxy Note10 integron aftësitë AR dhe 3D në kamera. Së bashku me një lente me kënd shumë të gjerë, ai hap një medium krejtësisht të ri për krijuesit. Me AR Doodle, përdorni S Pen për të personalizuar fotot me vizatime dinamike, efekte dhe animacione që përcjellin imazhin. Dhe me Skanerin 3D[4], një inovacion për Note, kamera DepthVision e Galaxy Note10+ mund të bëjë një skanim të çdo objekti[5], dhe menjëherë ta kthejë atë në një interpretim të lëvizshëm, të editueshëm 3D.

  • Night Mode: Njerëzit bëjnë shumë selfie në dritë të ulët — në darkë, në koncerte ose thjesht duke shijuar një muzg. Night Mode, tashmë e disponueshme në kamerën e përparme, lejon përdoruesit të kapin selfie të mrekullueshme, pa marrë parasysh sa i errët është mjedisi përreth.

PERFORMANCA E PAKRAHASUESHME PËR ‘PËRDORUESIT E FUQISHËM’

Adhuruesit e Note përdorin telefonat e tyre për të bërë pothuajse gjithçka - jo vetëm për t’u marrë me detyrat e përditshme, por edhe për projekte të mëdha: drejtimin e biznesit të tyre, editimin e videos për kanalet e tyre në media sociale dhe krijimin e ilustrimeve të bukura me S Pen. Për t'i ndihmuar ata t'i bëjnë të gjitha, më shpejt dhe më mirë, Galaxy Note10 është projektuar me hardware të nivelit të lartë dhe opsione të nivelit tjetër.

  • Karikim Super i Shpejtë: Me vetëm 30 minuta karikim, Galaxy Note10+ zgjat gjatë gjithë ditës[6] me aftësi karikimi me kabull deri në 45W[7].

  • PowerShare Wireless[8]: Opsioni PowerShare Wireless vjen në Note. Përdoruesit mund të karikojnë pajisjet e tyre Wireless Galaxy Watch, Galaxy Buds ose një pajisje tjetër me opsionin Qi.

  • Lojërat: Meqenëse lojërat po bëhen gjithnjë e më shumë të rënda për proçesim dhe të pasura me grafikë, përvojat më të mira të lojrave kërkojnë specifikime të cilësisë së lartë. Galaxy Note10 përmban sistemin më të hollë të ftohjes së dhomës së avullit, i cili siguron performancë optimale gjatë lojës, ndërkohë që pajisja mbetet e hollë dhe e lëmuar. Me Game Booster-in me bazë AI, Galaxy Note10 optimizon performancën dhe konsumin e energjisë në varësi të lojës. Gjithashtu, me shërbimin transmetues PlayGalaxy Link P2P, përdoruesit mund të vazhdojnë atje ku e kanë lënë lojën nga çdo PC dhe të vazhdojnë të luajnë në lëvizje pa pasur nevojë për ruajtje lokale.

  • Shpejtësitë super të larta: Me opsione LTE dhe 5G, përdoruesit e Note10 mund të përfitojnë plotësisht nga shpejtësia më e madhe qëofrojnë kompanitë telefonike. Galaxy Note10 +5G shfrytëzon fuqinë e plotë të rrjetit të gjeneratës tjetër për transmetimin e videos me rezolucion të lartë, shkarkimin e shpejtë të përmbajtjes dhe transmetimin e lojërave të rënda në kohë reale. Duke na lejuar të bëjmë gjithçka që duam, super shpejt, Note10 +5G po ndryshon mënyrën se si ne konsumojmë përmbajtje dhe lidhemi me miqtë dhe familjen.

NJË PORTAL PËR NË EKOSISTEMIN E GALAXY

Galaxy Note10 është në zemër të ekosistemit Galaxy, një grup i produkteve dhe shërbime të cilësisë premium që ofrojnë përvoja për ta bërë jetën e përdoruesve më të thjeshtë dhe të lidhur. Pajisjet si Galaxy Watch Active 2 dhe tablet si Galaxy Tab S6 mbajnë përdoruesit të lidhur dhe i ndihmojnë ata të kryejnë më shumë punë në lëvizje.

Të bazuara në këto produkte, janë shërbimet Samsung të cilat u ofrojnë përdoruesve një përvojë të lidhur dhe të përshtatshme të linjës Galaxy. Samsung Pay të ofron mundësi të shpejta dhe të sigurta pagese. Samsung Health i ndihmon përdoruesit të arrijnë qëllimet e tyre në lidhje me mirëqenien fizike dhe shëndetin me gjurmim dhe monitorim të lehtë. Samsung Knox mbron të dhënat me zgjidhje sigurinë e shkallës së lartë. Bixby, platforma e inteligjencës së Samsung, ofron mbështetje të integruar për ta bërë jetën tuaj më të lehtë, më të organizuar dhe të lidhur.

Disponueshmëria e Galaxy Note10

Galaxy Note10 do të jenë të disponueshëm në ngjyrat Aureolë me shkëlqim, Aureolë e rozë dhe Aureolë  e zezë dhe Galaxy Note10+ Aureolë me shkëlqim, Aureolë e bardhë dhe Aureolë  e zezë, duke filluar nga 23 Gushti. Për më shumë informacion në lidhje me Galaxy Note10, vizitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com ose www.samsung.com/global/galaxy/galaxy-note10.

Specifikat Galaxy Note10 dhe Note10+

Galaxy Note10

Galaxy Note10+

Ekrani

6.3-inch FHD+

Ekran Dynamic AMOLED Infinity-O,

2280x1080 (401ppi)

I çertifikuar HDR10+

6.8-inch Quad HD+

Ekran Dynamic AMOLED Infinity-O

3040×1440 (498ppi)

I çertifikuar HDR10+

* Ekrani i matur diagonalisht si një drejtkëndësh i plotë pa llogaritur cepat e rrumbullakosur; pjesa reale e ekranit është më pak për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe vrimës së kamerës.

* Rezolucioni i paracaktuar i Galaxy Note10 + është HD + i plotë, i cili mund të ndryshohet në Quad HD + tek Parametrat.

Kamera

Pjesa e pasme: Kamera e trefishtë

- Ultra e gjërë: 16MP F2.2 (123°)

- Kënd i gjërë: 12MP 2PD AF F1.5/F2.4 OIS (77°)

 - Telephoto: 12MP F2.1 OIS (45°)

 

 

Pjesa e përparme: 10MP 2PD AF F2.2 (80°)

Ultra e gjerë: Kamera Quad  

 - Ultra e gjërë: 16MP F2.2 (123°)

 - Kënd i gjërë 12MP 2PD AF F1.5/F2.4 OIS (77°)

 - Telephoto: 12MP F2.1 OIS (45°)

 - DepthVision Camera: VGA

 

Pjesa e përparme:10MP 2PD AF F2.2 (80°)

Trupi

71.8 x 151.0 x 7.9mm, 168g

(BLE S Pen: 5.8 × 4.35 × 105.08mm,  3.04g)

77.2 x 162.3 x 7.9mm, 196g

(BLE S Pen: 5.8 × 4.35 × 105.08 3.04g)

* ModeliGalaxy Note10+ 5G mmWave peshon 198g.

AP

- 7nm 64-bit Octa-core processor (Max. 2.7 GHz + 2.4 GHz + 1.9 GHz)

- 7nm 64-bit Octa-core processor (Max. 2.8 GHz + 2.4 GHz + 1.7 GHz)

* Mund të ndryshojë në varësi të tregut dhe operatorit të telefonisë celulare.

 

Memoria

- 8GB RAM me 256GB memorie të brendshme

(LTE model only)

- 12GB RAM me 256GB memorie të brendshme

(Vetëm modeli 5G)

- 12GB RAM with 256GB i memorie të brendshme

 

- 12GB RAM with 512GB memorie të brendshme

* Mund të ndryshojë në varësi të modelit, ngjyrës, tregut dhe operatorit të telefonisë celulare.

* Memoria e përdoruesit është më pak se memoria totale për shkak të hapsirës që zënë sistemi operativ dhe softueri i përdorur për të vënë në punë pajisjen. Memoria reale e përdoruesit ndryshon në varësi të operatorit dhe mund të ndryshojë pas përditësimeve të softuerit.

Karta SIM

LTE

Dual SIM: një Nano SIM dhe një Nano SIM Dual SIM (Hybrid): një Nano SIM dhe një Nano SIM ose një MicroSD slot (deri në 1TB)

5G

Single SIM: one Nano SIM

Single SIM: një Nano SIM dhe një MicroSD slot (deri në 1TB)

 

* Mund të ndryshojë në varësi të tregut dhe operatorit të telefonisë celulare.

* Karta SIM dhe karta MicroSD mund të shiten veç.

* Kutia hibride e SIM- it e disponueshme vetëm në modelin Galaxy Note10+ LTE.

Bateria[9]

3,500mAh (typical)

4,300mAh(typical)

* Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterisë të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimal) është 3400mAh për Galaxy Note10 dhe 4170mAh për Galaxy Note10 +. Jeta faktike e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë

 

* Super Fast Charging në lidhje me QC2.0, AFC dhe PD3.0

* Shpejtësia Wireless charging me Fast Wireless Charging 2.0 e përputhshme me WPC and PMA

* Wireless PowerShare: Wireless PowerShare is limited to Samsung or other brand smartphones with WPC Qi wireless charging

OS

Android 9.0 (Pie)

Rrrjeti

LTE

Enhanced 4x4 MIMO, Up to 7CA, LAA, LTE Cat.20

 - Up to 2.0Gbps Download / Up to 150Mbps Upload

* Actual speed may vary depending on market, carrier and user environment.

5G

5G Non Standalone (NSA), Sub6 / mmWave

*Requires optimal 5G connection. Actual spend may vary depending on market, mobile operator and user environment.

Lidhja

Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac/ax (2.4/5GHz), VHT80 MU-MIMO, 1024QAM

- Up to 1.2Gbps Download / Up to 1.2Gbps Upload

*May differ by market and mobile operator.

Bluetooth® v 5.0, ANT+, USB Type-C, NFC, Location (GPS, Galileo*, Glonass, BeiDou*)

*Galileo and BeiDou coverage may be limited. BeiDou may not be available for certain markets.

Pagesa

NFC, MST

*May differ by market, mobile operator and service providers.

Sensorët

Accelerometer, Barometer, Ultrasonic Fingerprint Sensor, Gyro Sensor, Geomagnetic Sensor, Hall Sensor, Proximity Sensor, RGB light sensor

(BLE S Pen: 6-axis Sensor including Gyro Sensor and Acceleration Sensor)

Vërtetimi

Lock Type: Pattern, PIN, Password
Biometric Lock Types: Fingerprint sensor, Face recognition

Audio

Stereo speakers and earphones: Sound by AKG

(In-box earphones: Type-C plug, hybrid canal type, 2way dynamic unit)

Surround sound with Dolby Atmos technology (Dolby Digital, Dolby Digital Plus included)

Audio Playback Format:

MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA, DSF, DFF, APE

Video

MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM

         

* Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në, përfitimet, modelimin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit janë subjekt i ndryshimit pa njoftim.

1 TÜV Rheinland, një institute çertifikimi i njohur globalisht i ka dhënë ekranit të Galaxy Note10 dhe Note10 +, Certifikimin për Komfortin e Syrit për aftësitë e tij për të reduktuar në mënyrë drastike efektet e dëmshme të dritës blu. Ky çerfikim mund të gjendet në www.tuv.com me  ID 1419071436.

2 E disponueshme me Windows 7, Windows 10 për Windows PC, dhe High Sierra, Mojave për Mac.

3 Adobe Rush mund të shkarkohet

4 Skaneri 3D mund të shkarkohet

5 Sipërfaqja e skanimit me Skanerin 3D është e limituar nga 110x10x10cm deri në  80x80x80cm

6 Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë ne varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

7 I disponueshëm vetëm për Galaxy Note10+, karikuesi 45W duhet të blihet veç

8 Wireless PowerShare mund të mos punojë me aksesorë dhe kapakë jo- Samsung. Mund të ndikojë në marrjen e thirrjeve ose shërbimet data , në varësi të mjedisit tuaj të rrjetit.

9  Vlerat tipike jane testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Kapaciteti i vlerësuar (minimal) është më pak. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë ne varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë. Për me shumë informacion ju lutem vizitoni, www.samsung.com.

Note10+
Galaxy Note10+
Galaxy Note10+