Kap momentin, ndërlidhu and pushto botën me Samsung Galaxy A70

28/03/2019

Ndani më shumë me këdo dhe qëndroni të lidhur më gjatë me këtë smartfon të fuqishëm

Galaxy A70

Seul, Kore - 28 mars 2019 - Samsung Electronics Co., Ltd. zbuloi sot Galaxy A70, smartfoni  më i ri në rangun popullor të Galaxy A. E ndërtuar me novacionet më të reja të Samsung dhe me funksionet kryesore të përditësuara, Galaxy A70 shfaq një dizajn elegant, ekran të madh infinity, kamera të  trefishtë, bateri të fuqishme dhe lidhje të përsosur. Ky smartfon është projektuar për të apasionuarit pas digjitales që duan të kapin momentin, të ndërlidhen and të ndajnë jetën me të tjerër ashtu siç ndodh.

"Konsumatorët e sotëm po përdorin telefonat e tyre në një mënyrë më aktive dhe autentike, duke ndarë përvojat e tyre dhe duke qëndruar më gjatë në to", tha DJ Koh, President dhe CEO i IT & Mobile Communications Division në Samsung Electronics. "Këto lidhje mund të lulëzojnë vetëm kur funksionet kryesore të smarfonit u lejojnë njerëzve të përmirësojnë ndërveprimet e tyre përmes lidhjeve spontane, bashkëpunuese dhe të sinqerta. Kjo kërkon një evolucion. Për këtë arsye, për të plotësuar nevojat në rritje të këtij brezi, krijuam të riun Galaxy A70- i projektuar për mënyrën se si njerëzit po ndërlidhen tani".

Një ekran i përkyer dhe dizajn i shndritshëm, janë ato për të cilat dallohet Galaxy A70

Duke paraqitur një ekran 6.7" Infinity-U, ekrani më i madh në portofolin Galaxy A deri më tani, Galaxy A70 ofron një eksperiencë më intime në aktivitetet e përditshme. Dizajni i shndritshëm dhe ergonomik i Galaxy A70 dhe ekrani 20: 9 jep një eksperiencë shikimi sa më të gjallë. E disponueshme në katër ngjyra dalluese, duke përfshirë Koralin- ngjyrën trend të këtij viti, Blunë, të Zezën dhe Të Bardhën, Galaxy A70 prezanton një efekt elegant prizmi që zbulon ngjyrat mahnitëse në varësi të drejtimit të dritës dhe reflektimeve.

Mos humbisni asnjë moment

Me kamerën e trefishtë të Galaxy A70 vjen një lente e pasme dhe ballore 32MP me rezolucion super të lartë, shkrepni foto të shndritshme që nuk sakrifikojnë asnjëherë cilësinë e imazhit, pa marrë parasysh se ku jeni, apo çfarë kohë gjatë ditës. Lentja e Thellësisë ju mundëson të rregulloni thellësinë e kuadros para dhe pas shkrepjes në mënyrë që sejcili të mund të zgjedhë atë çfarë dëshiron të nxjerrë në pah. Të kombinuara me Lente Ultra të Gjerë 8MP, shijoni fotografi ekspansive që pasqyrojnë këndin e njëjtë të shikimit si syri i njeriut. Merrni më të mirën e fotove tuaja të çastit me Optimizuesin e Skenave Galaxy A70 i cili mund të njohë dhe përmirësojë intuitivisht deri në 20 skena, duke sjellë më të mirë në atë që shihni. Dhe me zbulimin e të metave që automatikisht identifikon paqartësitë para se të klikoni, ju kurrë nuk do të humbasë shkrepjen e përsosur.

Qëndroni live për më gjatë

Galaxy A70 vjen me një bateri të fuqishme 4,500 mAh, duke ju dhënë lirinë dhe komoditetin për të ndarë dhe luajtur gjatë gjithë ditës. Me Karrikim Super të Shpejtë  në 25W, ju mund të ktheheni shpejt në veprim kur keni nevojë për bateri.

Lidhu në mënyrë të përsosur dhe të sigurtë

Pozicioni i ri i skanerit të gjurmëve të gishtave në ekran të Galaxy A70 e bën më të përshtatshëm se kurrë për të kontrolluar aksesin në telefonin tuaj për një eksperiencë më të thjeshtë të përdoruesit pa kërkuar që njerëzit të ripozicionojnë gishtin. Bashkë me Samsung Pass, njerëzit mund të nënshkruajnë në faqet e internetit dhe aplikacione duke përdorur autentifikimin biometrik si një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurtë. Kjo lehtësi dhe komoditet mundësohet nga Samsung Knox, platforma mbrojtëse e sigurisë Samsung e dizajnuar për të mbrojtur çipat apo softuerët. Samsung Knox ju jep një sigurinë mbi privatësinë tuaj në Galaxy A70, kështu që ju mund ta përdorni telefonin lirshëm dhe me lehtësi.

Merrni përvojën e plotë Galaxy

Galaxy A70 përmban platformën Samsung të One UI për të inkurajuar produktivitetin dhe fokusimin. Dizenjuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të Galaxy Samsung,  One UI mundëson ndërveprime të përshtatshme dhe më të zgjuara, duke përfshirë lundrimin me një dorë, që e bën  më të lehtë ndërveprimin,  të arritshme me një dorë. Për ta bërë eksperiencën më të rehatshme, konsumatorët mund të aktivizojnë  funksionin e natës të One UI për të kaluar ekranin në shikimin për mbrëmje dhe për të kontrolluar kohën e ekranit me Aplikacionin e Galaxy A70 App Timer. Përveç kësaj, Galaxy A70 përfshin Samsung Health, Samsung Pay *, Bixby, dhe më shumë.

Qëndroni të azhornuar për më shumë informacion mbi Galaxy A që do të zbulohet në 'Një Galaxy Event' - që zhvillohet në tre kontinente të ndryshme më 10 prill.

Për të mësuar më shumë mbi Serinë Galaxy A , vizitoni: www.news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com, ose www.samsung.com/galaxy.

* Karakteristikat dhe shërbimet dallojnë në mes shteteve dhe modeleve.

** Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e produktit mund të ndryshojnë pa paralajmërim.