Provoni më shumë opsione të fuqishme të Note 10 në Galaxy S10

15/11/2019
Provoni më shumë opsione të fuqishme të Note 10 në Galaxy S10

11 Nëntor, 2019 – Samsung Electronics ka njoftuar një përditësim të freskët të softuerit[1] për Galaxy S10e, S10, S10 + dhe S10 5G që prezanton tipare më të fuqishme Galaxy Note10 në linjën inovatore. Tani, përveç se të shijojnë gamën e larmishme të veçorive të Note10 që u shtuan në azhurnimin më të fundit të S10, përdoruesit do të jenë në gjendje të aksesojnë funksione të reja të multimedias dhe Wi-Fi [2]që fuqizojnë lidhjet dhe çojnë kreativitetin në nivelin tjetër.

Le të shohim më nga afër se si funksionojnë disa nga karakteristikat inovative dhe të përshtatshme të Note10 në Galaxy S10. 

Galaxy S10

Shijoni përvoja të pasura të multimedias dhe lidhjes së qendrueshme

Përditësimi i fundit i softuerit Galaxy S10 sjell një përvojë më të thjeshtë të përdoruesit në pajisje. Galeria ju lejon të gjeni shpejt fotot tuaja të preferuara duke rafinuar kërkimet me fjalë kyçe.

Zbulimi i këngëve, filmave ose shfaqjeve televizive të reja është gjithashtu më i lehtë me kërkimin e përmirësuar, i cila sjell rekomandime të përmbajtjes nga aplikacionet e transmetimit multimedial. Me shtimin e Media & Devices në Quick Panel, ju mund të kontrolloni lehtësisht përvojën tuaj të multimedias në të gjitha pajisjet vetëm me Galaxy S10.

Auto Hotspot ofron një zgjidhje të lehtë për shndërrimin e Galaxy S10 tuaj në një shpërndarës të Ëi-Fi. Pas një konfigurimi fillestar, funksioni do të lejojë që Galaxy S10 të krijojë një Hotspot automatikisht me pajisjet e tjera Samsung, nëse ndajnë të njëjtën llogari Samsung ose llogari familjare. Duke ofruar udhëzues dhe alarme për zgjidhjen e problemeve, Wi-Fi Tips sigurojnë që lidhja juaj e lëvizshme të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt.

 

Galaxy S10

Kapni vizionin tuaj

Lançuar në Tetor, azhurnimi i mëparshëm i softuerit solli në Galaxy S10 mjetet e fuqishme të krijimtarisë së Note10. Tani mund t’i shtoni një prekje personale videove me vizatime argëtuese dhe të gjalla – pa qënë nevoja për S Pen - me funksionin pafundësisht shprehës të pajisjes, AR Doodle. Me stabiliziuesin e përmirësuar Super Steady të kamerës, nuk do të shqetësoheni kurrë për klipet me lëkundje, edhe kur aksioni rritet. Gjithashtu, mund të kapni selfie të pastra kristal në errësirë me Night Mode në kamerën e përparme.

Një paketë multimedia me madhësi xhepi

Përdoruesit tashmë janë në gjendje të modifikojnë klipet e tyre të preferuar drejtpërdrejt në smartphone-in e tyre falë veçorisë Video Editor të Galaxy S10, por me Samsung DeX të përditësuar, shndërrimi i klipeve tuaj në video dinamike është më i lehtë se kurrë më parë. Thjesht lidhni pajisjen me një PC ose Mac me një USB dhe do të mund të shkurtoni, modifikoni dhe personalizoni klipet tuaja me precizion në Samsung DeX.

*Të gjithë shembujt e përdorueshmërisë së tipareve të parashikuara në këtë artikull janë simulime. Përvoja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë.

 

[1] Data e lançimit të përditësimit mund të ndryshojë sipas vendit dhe operatorit.

[2] Disponueshmëria e opsioneve mund të ndryshojë sipas vendit.