Samsung debuton një standard të ri në ndërlidhje me gjeneratën e re të frigoriferëve familjarë në CES 2019

10/01/2019

Produktet e reja familjare e çojnë ndërlidhjen në përditshmëri në një nivel tjetër me aftësi të zgjeruara të IA dhe IoT për t’ju dhënë më shumë kohë të lirë që të bëni gjërat që dëshironi

Samsung debuton një standard të ri në ndërlidhje me gjeneratën e re të frigoriferëve familjarë në CES 2019

LAS VEGAS – Janar 9, 2019 – Samsung Electronics Co., Ltd. zbuloi gjeneratën e re të frigoriferëve Family Hub të vlerësuar me çmime, duke vazhduar të përtërijë dhe ridefinojë kategorinë e frigoriferëve. Family Hub vazhdon të vendosë një standard të ri për jetesën e ndëlidhur, duke bashkuar familjen në kuzhinë e duke ju dhënë përdoruesve më shumë kohë të lirë për t’u fokusuar në atë që është e rëndësishme për ta.

Ndërkohë që gjenerata e re e pronarëve të shtëpive ju drejtua teknologjisë për të përcaktuar atë që ata janë dhe si duan të jetojnë jetën e tyre, nuk ka vend më të mirë për ta bërë këtë sesa në një kuzhinë të ndërlidhur. Dhe me Family Hub, e cila ofron një lidhje të thjeshtëzuar, familjet mund të kalojnë më shumë kohë duke u fokusuar në gjërat që kanë rëndësi për ta.

Në vitin 2019, me një Family Board të ri, një ekran i përbashkët që anëtarët e familjes mund të bashkëveprojnë me një mënyrë të personalizuar, Family Hub ndihmon në nxitjen e lidhjeve të vërteta familjare, menaxhimit të ushqimit dhe përvojën e ndërlidhur në shtëpi në botën e shpejtë moderne.

"Kur lançuam për hërë të parë Family Hub tre vjet më parë, kjo ishte një eksperiencë e bazuar në aplikacione të ankoruara në menaxhimin e ushqimit, lidhjet familjare dhe argëtimin", tha John Herrington, Zv/President, Drejtor i Përgjithshëm i Pajisjeve Shtëpiake, Samsung Electronics America. "Sot ne po prezantojmë versionin më të fundit të Family Hub duke nxjerrë në plan të parë Bixby me aftësi të IA (Inteligjencës Artificiale). Bixby tani siguron një nivel të ri të lidhjes dhe inteligjencës, të dizajnuara për t'i bërë detyrat e përditshme shumë më të lehta. Kur është e kombinuar me Family Board, Family Hub është kombinimi perfekt i komoditetit dhe ndërlidhjes. "

Inteligjenca

Bixby lejon një mënyrë më të zgjuar, pa duar dhe më të personalizuar për të përdorur Family Hub. Përdoruesit mund të pyesin Bixby-n për të reja e fundit gjatë përgatitjes së mëngjesit për fëmijët në mënyrë që ata të dinë të gjitha gjithçka rreth motit dhe lajmeve kryesore. E gjithë kjo shfaqet në ekranin e Family Hub në mënyrë që ata të mund ta shohin dhe dëgjojnë atë. Dhe përmes teknologjisë ID të zërit të Bixby, njihet zëri i çdo pjestari të familjes, kështu që secili mund të marrë informacione të përshtatura për nevojat e tyre individuale. Bixby është edhe më i mençur dhe i stërvitur në bisedë- duke i lejuar përdoruesit të ndërveprojnë më natyrshëm. Imagjinoni, tani përdoruesit mund të kërkojnë një biletë avioni përmes Expedia, të thërrasë Uberin dhe të vendosin temperaturën e furrës vetëm duke folur me Family Hub.

Duke e çuar inteligjencën hap më para, me integrimin e SmartThings në Family Hub, përdoruesit tani mund të shikojnë dhe kontrollojnë qindra pajisje të zgjuara Samsung dhe të palëve të treta nga ekrani i frigoriferit dhe nga zëri me anë të Bixby-t.

Lidhjet Familjare

Ekrani i ri i Family Board vepron si një tabelë dixhitale, në të cilën anëtarët mund të vendosin lehtësisht shënime dhe foto dhe madje mund të shkruajnë drejt e në ekran. Përdoruesit tani mund të kenë një ekran për të shpërndarë fotot, mesazhet dhe kujtimet në frigoriferin e tyre dhe janë në gjendje të personalizojnë fotot, të shtojnë shënime të shkruara me dorë dhe madje të ndryshojnë ngjyrën e sfondit që të përputhet me kuzhinën e tyre, duke sjellë familjen më afër për të zhvilluar mënyrën se si ato ndërlidhen dhe ndajnë gjërat mes tyre.

Family Hub disponon një screen saver dinamik që mund të përdoret për të shfaqur momente të çmuara të familjes, informacione të rëndësishme si moti apo edhe vepra arti. Gjithashtu mund të përdoret në kombinim me dekorin në kuzhinë.

Menaxhim më i shëndetshëm i ushqimit

Nga fillimi, menaxhimi i ushqimit me Family Hub ka qenë një rol thelbësor duke zhvilluar mënyrën se si të zotët e shtëpive menaxhojnë ushqimin e tyre - qoftë duke përdorur opsionin "Shiko Brenda" për të parë nëse ata kanë nevojë për vezë nga telefoni i tyre i mençur ndërsa janë në dyqan ose duke shtuar artikuj në listën e tyre të blerjeve apo duke parë datat e skadencës. Family Hub mundëson një përdorues të gatuajë vakte më të mira dhe më të shëndetshme me Planifikuesin e Ushqimit, i cili përshtat recetat bazuar në preferencat e ushqimit, nevojat ushqimore dhe ato çka ndodhen në frigorifer.

Në vitin 2019, Samsung do të zgjerojë platformën Family Hub në më shumë modele për të siguruar që ka një konfigurim të Family Hub që plotëson nevojat e të gjithë konsumatorëve.

Fitues i çmimit të Inovacionit CES 2019 në kategorinë e softuerit dhe aplikacioneve Mobile Apps, Family Hub i ri do të shfaqet në International Consumer Electronics Show (CES) nga 8-11 Janari 2019 në stendën 15006 Central Hall në LVCC. Për më shumë informacion rreth Pajisjeve Shtëpiake Samsung, ju lutem vizitoni www.samsung.com.