Samsung fillon prodhimin masiv të DRAM-it celular 12GB LPDDR5, të parin e industrisë, për smartfonët premium

19/07/2019

Bazuar në standardin më të fundit të DRAM-it celular, Samsung 12GB LPDDR5 i ri maksimizon potencialin e opsioneve 5G dhe IA në arritjet e ardhshme

Samsung 12 GB LPDDR5

SEUL, Korea e Jugut - 19 Korrik 2019 - Samsung Electronics, lider botëror në teknologjinë e avancuar të memories, njoftoi sot se ka nisur prodhimin masiv të Dram-it celular, të parë të industrisë me 12-gigabit (GB) LPDDR5, i cili është optimizuar për të mundësuar funksionet 5G dhe IA ​​në smartfonët e ardhshëm. Memoria e re telefonike vjen vetëm pesë muaj pas njoftimit të prodhimit masiv të LPDDR4X 12GB, duke përforcuar më tej linjën e memories premium të kompanisë. Samsung gjithashtu ka në plan të nisë prodhimin masiv të paketave LPG-12 gigabajt (GB) më vonë këtë muaj, sejcila duke kombinuar tetë nga çipat 12GB, në përputhje me kërkesën në rritje për performancë dhe kapacitet më të lartë të smartfonëve nga prodhuesit më të mirë të tyre.

"Me prodhimin masiv të 12GB LPDDR5 të ndërtuar në procesin e fundit të klasës së 10 nanometër (nm) të gjeneratës së dytë të Samsung, ne jemi të kënaqur që po mbështesim lançimin në kohë të smartfonëve më të mirë 5G për klientët tanë në mbarë botën", tha Jung-bae Lee nënkryetar i Departamentit të Produktit & Teknologjisë DRAM në Samsung Electronics. "Samsung mbetet i përkushtuar ndaj lançimit me shpejtësi të teknologjive të reja të memories telefonike të gjeneratës së ardhshme që sjellin performancë më të madhe dhe kapacitet më të lartë, teksa ne vazhdojmë të stimulojmë në mënyrë agresive rritjen e tregut të memories së cilësisë premium".

Falë shpejtësisë së industrisë së saj dhe efikasitetit të energjisë, DRAM-i i ri i telefonit celular Samsung mund të mundësojë që smartphone-t e ardhshëm të gjeneratave që do të vijnë, të shfrytëzojnë plotësisht opsionet 5G dhe IA, ​​si inçizim video ultra HD dhe “machine learning” (aplikim i inteligjencës artificiale (IA) që i siguron sistemeve aftësinë për të mësuar dhe për t’u përmirësuar automatikisht nga përvoja, pa u programuar në mënyrë specifike), duke zgjeruar masivisht jetën e baterisë në të njëjtën kohë.

Me një shpejtësi të dhënash prej 5.500 megabit për sekondë (MB/s), DRAM-i 12Gb LPDDR5 është afërsisht 1.3 herë më i shpejtë se kujtesa e mëparshme telefonike (LPDDR4X, 4266Mb/s) që gjendet në smarfonët e ditës së sotme. Kur integrohet në një paketë 12GB, LPDDR5 është në gjendje të transferojë 44GB të dhëna, ose rreth 12 filma të cilësisë HD të plotë (3.7GB), në vetëm një sekondë. Çipi i ri gjithashtu përdor deri në 30% më pak energji se paraardhësi i tij duke integruar një dizajn të ri të qarkut me kordinim kohor të përmirësuar, opsionin e trajnimit dhe energjisë së ulët që siguron një performancë të qëndrueshme edhe kur vepron me shpejtësi të lartë.

Në mënyrë që të menaxhojë kapacitetin e prodhimit me më shumë fleksibilitet, Samsung po konsideron transferimin e prodhimit të DRAM-it 12GB LPDDR5 në kampusin e tij në Pyeongtaek (Korea) duke filluar nga viti i ardhshëm, në varësi të kërkesës nga klientët globalë. Pas paraqitjes së DRAM-it12GB LPDDR5, Samsung pret që të zhvillojë gjithashtu një DRAM 16GB LPDDR5 vitin e ardhshëm, për të përmirësuar avantazhin e tij konkurrues në tregun global të memories.