Samsung prezanton Familjen e re të Galaxy A për smartfonët e gjeneratës së re

10/04/2019

Samsung zbulon tre modele të reja dhe zyrtarisht prezanton linjën e re Galaxy A

Galaxy A

Milano, Itali - 10 prill 2019 - Samsung Electronics prezantoi sot zyrtarisht familjen e re Galaxy A me paraqitjen e tre smartfonëve të rinj - A20e, A40 & A80 - të cilat i bashkohen A10, A50 dhe A70, tashmë të njohur për publikun. Seria e re Galaxy A sjell risitë më emocionuese në industri për një brez të ri klientësh, duke ofruar karakteristika dhe eksperienca të një niveli të lartë në një çmim me të vërtetë të arritshëm.

"Galaxy A ofron teknologjinë më të lartë, inovacione dhe veçori të përparuara, duke i mundësuar gjeneratës së sotme të bëjë atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë", tha Hadrian Baumann, Zv/President dhe Drejtor i Shitjeve në Biznesin e Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics Europe. "Ky segment po ripërcaktohet nga një brez i ri që kërkon të marrë më të mirën nga ajo që u nevojitet. Në Samsung ne jemi të entuziazmuar që jemi në gjendje t’ju përgjigjemi, duke u dhënë njerëzve një zgjedhje mes pajisjeve që ofrojnë ekranin më të mirë, aparatin më të mirë dhe baterinë më të mirë për xhepin e tyre".

Duke filluar me një sërë pajisjesh, familja Galaxy A u mundëson klientëve të zgjedhin një telefon që i përshtatet më së miri stilit të tyre të jetesës dhe buxhetit. Nëse doni të shihni ekranin më të madh dhe më të ndritshëm për çdo përmbajtje, një kamera me tre lente me kënd të gjerë për të transmetuar çdo moment të jetës suaj ose një bateri inteligjente mjaft të fuqishme për gjithë ditën dhe natën, Galaxy A i ka të gjitha.

Dizenjuar për Europën

Galaxy A u zhvillua si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj rritjes së vazhdueshme të segmentit të klientëve që kërkojnë cilësi dhe inovacion. Në mënyrë që t'i shërbejë më mirë klientëve evropianë, Samsung po paraqet dy pajisje të reja të zhvilluara posaçërisht për këtë rajon - A20e dhe A40. Të dyja këto pajisje mburren me inovacionin që vjen si standard në serinë Galaxy A, ndërsa madhësia e ekranit të tyre reflekton prirjen e fortë të konsumatorit në Evropë për një pajisje sa më kompakte.

Galaxy A20e

Galaxy A20e përmban një ekran 5.8 " Infinity-U, që siguron një performancë që zgjat, të dizenjuar për të përmbushur kërkesat tuaja të përditshme.

E pajisur me një bateri të fuqishme 3,000mAh, A20e ju lejon të shikoni filmat tuaj të preferuar, të luani lojëra ose të kryeni njëherësh shumë punë, të bindur se bateria juaj nuk do t’ju lerë në baltë, ndërsa teknologjia e saj e ngarkimit të shpejtë 15W që pas një karikimi të shkurtër të mund të vazhdoni përsëri.

Galaxy A40

Galaxy A40 është për ata që duan një formë kompakte, pa bërë kompromis në përvojën e shikimit apo performancën. Ekrani cep-më-cep 5.9 " Infinity-U shfaq  një përvojë të pandërprerë vizuale që rri më së miri në dorën tuaj. Nëse shikon TV apo luan lojra, Full HD +, ekrani Super AMOLED paraqet qartësi dhe cilësi të shkëlqyera.

A40 është e pajisur me teknologji të zgjuar të kamerës, kamerën e dyfishtë që mundëson shkrepje me kënd të gjerë deri në 123 ° dhe një Optimizues Skene IA që nxjerr më të mirën në çdo foto. Ajo gjithashtu përmban një kamera të fuqishme 25MP që është në gjendje të zgjedhë fotot e nën apo mbi-ekspozuara ndaj dritës, kështu që gjithmonë të dukeni sa më mirë.

A80

Projektuar duke pasur në mendje të apasionuarit pas digjitales dhe i krijuar me kamerën e parë rrotulluese të Samsung, Galaxy A80 i lejon njerëzit të fiksojnë në aparat botën rreth tyre. Kamera automatike me rrotullim automatik jo vetëm që jep të njëjtën përvojë të jashtëzakonshme për kamerën e pasme dhe të përparme, por gjithashtu mundëson një ekran të plotë. Ekarani i ri AMOLED 6.7 "FHD + Infinity ju sjell një përmbajtje të pasur në detaje dhe së bashku me tingullin e Dolby Atmos, ju mundëson një eksperiencë të plotë.

Galaxy A80 gjithashtu përmban një baterinë inteligjente 3.700 mAh, e cila mëson rutinën tuaj dhe përdorimin e aplikacioneve për të optimizuar konsumin e energjisë së telefonit tuaj dhe zotëron aftësinë për karikim 25W Super-të Shpejtë, që do të thotë se do të shpenzoni më pak kohë i lidhur me një karikues.

Për më shumë informacion mbi Serinë Galaxy A, vizitoni www.samsungmobilepress.com, www.news.samsung.com/galaxy or www.samsung.com/galaxy

1 Disponueshmëria e Ngarkimit të Shpejtë do të ndryshojë në varësi të tregjeve

2 Disponueshmëria e Samsung Pay ndryshon në mes të tregjeve.

3 Bixby Voice dhe Bixby Vision nuk mundësohen