Samsung prezanton tabletin me shumë stil dhe funksione Galaxy Tab S5e

18/02/2019


I ndërtuar për argëtim dhe konektivitet, Galaxy Tab S5e sjell funksionet smart në një pajisje më të hollë dhe të lehtë

Tab S5e

Seoul, Korea- 15 Shkurt 2019- Samsung Electronics Co, prezanton Galaxy Tab S5e- më elegant, më i lehtë dhe i dizenjuar me kujdes që të këtë ato funksione “smart” që ju mbajnë gjithmonë të lidhur. Më një ekran të madh 10.5 inç dhe një kapacitet të lartë të baterisë, Galaxy Tab S5e është ndërtuar me shumë kujdës për të sjëllë një eksperiencë argëtimi të pasur dhe gjithëpërfshirëse, që ju të mund të shijoni kontentin tuaj të preferuar pa bërë kompromis. “Tab S5e është tablet i cilësisë së lartë më nje dizajn elegant dhe funksione të fuqishme, i disponueshëm me një çmim të ri” deklaron DJ Koh, President dhe CEO i Divizionit të IT dhe Komunikimit të Telefonisë Celulare në Samsung Electronics. “Për ata përdorues që duan pajisje inteligjentë që të qëndrojnë gjithmonë në linjë për të bërë më shumë gjëra- si dhe një ekran të madh dhe të bukur për një experience premium argëtimi- Tab S5e është zgjedhja e duhur.”

Dizajn i rafinuar

Më dizajnin e tij të mrekullueshëm, Tab S5e rrezaton prakticitet dhe stil. Me një trup metalik të hollë 5.5 mm që peshon vetëm 400g, ky tablet është ultra-portativ, i qëndrueshëm dhe i dizenjuar që të integrohet lehtësisht me stilin tuaj të jetës. Ky model është disponueshëm në një sërë ngjyrash moderne si e zeza, floriri dhe argjendi nga të cilat ju mund të zgjidhni stilin që reflekton më së miri pamjen tuaj.

Duke pasur një jetëgjatësi baterie që zgjat deri në 14.5 orë[1], Tab S5e është i optimizuar për një performancë që zgjat për t’ju dhënë liri të lundroni, shikoni dhe të luani më gjatë.

Intelligence e brendshme

Tab S5e ju lejon që të keni kontroll të plotë të botës tuaj të ndërlidhur. Si tableti i parë Samsung me funksionin e ri Bixby 2.0[2], Tab S5e ofron një mënyrë më të volitshme për të ndërvepruar me pajisjen tuaj dhe shërben si një nyjë qëndrore për të kontrolluar pajisjet e tuaja shtëpiakë të ndërlidhura.[3] Ndizni njëkohësisht televizorin dhe dritat tuaja me anë të Quick Command (Komandës së shpejtë), që ju lejon të përshtasni disa veprime në një komandë- dukë e bërë kontrollin e ambientit tuaj më anë të zërit më të shpejtë,të thjeshtë dhe të personalizuar.

Kur keni nevojë për të punuar, një tastierë (e cila shitet veç) e lidhur me Samsung DeX ju mundëson t’a përdorni si një PC. Me anë të vazhdimësisë së telefonatës dhe mesazheve[4],ju mund të përgjigjeni direkt nga tableti juaj dhe kur telefoni juaj ndodhet larg jush ose i lidhur me një rrjet Wi-Fi tjetër.

Më tepër argëtim

Nuk ka rëndësi nëse bëhët fjalë për një film emocionues ose serialin tuaj të preferuar, përjetoni çdo gjë deri në detajin më të vogël në ekranin ikonik AMOLED të Samsungut, me një raport 16:10 të ekranit dhe një buton kryesor të padukshëm. Tab S5e ofron një ekran 10.5 inch nga njëri skaj në tjetrin dhe pjesë anësore të zvogëluara më një raport 81.8% midis ekranit dhe pjesës tjetër të pajisjes për një eksperiencë shikimi intensive që e sjell përmbajtjen në jetë. Me Tab S5e ju gjithashtu mund të përjetoni shërbimin premium të YouTube falas deri në 4 muaj. Kjo do të thotë që mund të shijoni kontentin tuaj të preferuar në YouTube, YouTube Music dhe YouTube Gaming[5] pa limite dhe me një definicion mahnitës.

Tableti është i kompletuar në mënyrë perfekte falë Quad Speakers, të cilët kanë të inkorporuar teknologjinë  stereo me vetë-rrotullim për një audio më të fuqishme që përshtatet në varësi të pozicionit që mbani tabletin. Tab S5e gjithashtu ka integrim Dolby Atmos dhe zë nga AKG për një audio gjithëpërfshirëse 3D, profesionale dhe të balancuar. Me Spotify të parashkarkuar në pajisje dhe një abonim premium 3-mujor për antarët e rinj, ky tablet ju lejon të luani muzikën tuaj të preferuar të pandërprerë kudo[6].

Disponueshmëria

Tab S5e do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara përfshirë SHBA-në dhe Gjermani dhe në shtete të tjera nga tremujori i dytë i 2019.

Për më shumë informacione mbi Tab S5e vizitoni: www.samsung.com/al

1 Jetëgjatësia e baterisë mund të ndryshojë në varësi të përdorimit dhe mjedisit. Bazuar në testimet në laborator

2 Bixby Voice është aktualisht i disponueshëm në gjuhë të caktuara

3 SmartThings Hub duhet instaluar që të lidhet dhe të kontrollojë pajisjet me anë të aplikacionit SmartThings në Tab S5e.

4 Funksionet mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe operatorit

5 E disponueshme vetëm në shtete të caktuara

6 E disponueshme vetëm në shtete të caktuara. Kërkon një abonim Spotify (Për më shumë detajë ju lutemi vizitoni www.spotify.com).