Samsung vazhdon të transformojë përvojën tuaj në kinema me Ekranin Onyx Cinema LED në Evropë dhe në të gjithë botën

25/06/2019

Ekranet e certifikuar DCI për kinema kanë 39 instalacione deri tani, me shtatë në Evropë dhe 14 të tjera të konfirmuara deri në fund të 2019s

Ekranet e certifikuar DCI për kinema kanë 39 instalacione deri tani, me shtatë në Evropë dhe 14 të tjera të konfirmuara deri në fund të 2019s

Barcelona – Qershor 25, 2019 – Samsung Electronics njoftoi në CineEurope 2019, instalacionet më të fundit të ekraneve Samsung Onyx Cinema LED, ekranin e parë për kinema LED të DCI-së në botë.

"Ne jemi të entuziasmuar të njoftojmë instalacionet e fundit të teknologjisë Onyx të Samsung në të gjithë botën", tha Seog-gi Kim, zv/president ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. "Me ekranin Onyx Cinema LED, klientët do të shijojnë cilësi më të lartë të fotografisë, raport të përmirësuar të kontrastit dhe një të zezë më të thellë. Ne jemi të përkushtuar që t'u sigurojmë shikuesve përmbajtje më të pasur që do t'i përfshijë ata në çdo skenë të filmit".

Shtrirja e Onyx nëpër Evropë

Samsungu prezantoi katër lokacione të reja që do të instalohen në vazhdim në Evropë, dy  ne Spanjë, një në Irlandë dhe një në Rumani.

Së pari, dy ekrane do të instalohen në Odeon Multicines në Spanjë. Lokacioni i Plaza de Armas (Sevilje) do të jetë i pari që do të hapet në shtator me një ekran 10-metërsh, pasuar nga CC San Vicente (Alicante) me një Onyx 14-metër, që hapet në tetor, ekrani i parë 14 metër i instaluar në Europë. Të dy instalimet do të kryhen nga Ingevideo dhe Equipo de Cine.

Ekrani i parë 10 metra në Britani të Madhe dhe Irlandë do të instalohet gjithashtu gjatë tremujorit të tretë të vitit, pas një marrëveshjeje të arritur me zinxhirin e kinemave Movies@. Vendi është ikoniku Movies@ Dundrum dhe instalimi do të kryet nga Omnex.

Ekrani i parë Onyx në Rumani do të instalohet gjithashtu para fundit të vitit, në Kinema One, e cila do të instalojë Onyx 5-metra në në Brasov, Qendrën Tregtare Coresi. CinemaNext do të jetë integruesi për këtë projekt.

Aktualisht në dispozicion në tre variante (5 metra, 10 metra dhe 14 metra të gjerë), ekrani Onyx i Samsung mundëson cilësi vizuale, performancë teknike dhe besueshmëri përtej operacioneve tradicionale me bazë projektori. Me modelin 4K që fiton validimin si "Digital Cinema Initiatives" (DCI) –i certifikuar për shfaqje teatrore LED, Samsung Onyx sjell fuqinë e cilësisë së imazhit  LED dhe (HDR) në ekranin e madh për një përmbajtje më të gjallë dhe tërheqëse.

Roli protagonist i Samsung

Si kompania lider e ekraneve në botë, ekspertiza dhe teknologjitë e Samsung kalojnë ndasitë e panumërta të produkteve dhe Onyx sjell risitë vizuale të kompanisë në industrinë e kinemasë. Samsung pajis ekranet e saj me komponentë pararojë të industrisë që punojnë së bashku në mënyrë të përsosur për të ofruar një eksperiencë inteligjente shikimi për publikun në nivel global.

I frymëzuar nga gur i çmuar me të njëjtin emër, Samsung Onyx aludon në aftësinë e ekranit për të shfaqur përmbajtjen kinematografike me ngjyra të vërteta, të thella dhe realiste të zeza. Kur kombinohen me raportin e përmirësuar të kontrastit dhe me cilësimet e specializuara të tonit të grisë, kjo përbërje e imët prodhon përmbajtje më të ndritshme dhe më të detajuar që i bën shikuesit të ndihen pjesë e çdo skene.

Përveç kësaj, Samsung Electronics Co. ka ruajtur pozicionin e saj si lider në mbarë botën në lëmin digjital duke matur shitjet e njësive për 10 vjet radhazi. Të dhënat e publikuara kohët e fundit nga IHS Markit, ofruesi kryesor i të dhënave të tregut digjital, identifikuan Samsung si markën më të shitur në industri që nga viti 2009. Sipas raportit të teknologjisë IHS "Gjurmuesi i Tregut Publik të Ekraneve", Samsung përbën 25.8 për qind të tregut global për reklamat digjitale në 2018-n.

Për më shumë informacion rreth Samsung Onyx, vizitoni: https://displaysolutions.samsung.com/led-signage/onyx

Për të mësuar më shumë rreth Cineurope 2019, vizitoni CineEurope. Për më shumë informacion rreth inovacioneve më të fundit të ekranit Samsung, si dhe artikujve, fotografive dhe videove nga Samsung, vizitoni: news.samsung.com.