Samsung zbuloi serinë e re të Galaxy A me përmirësimet në funksionet

28/02/2019

Galaxy A50 dhe A30 - Të dizenjuara  për mënyrën se si komunikojmë sot

Samsung Galaxy A50 dhe A30

Seul, Kore - 27 shkurt 2019 - Samsung Electronics Co., zbuloi sot serinë e re të Galaxy A, duke filluar me paraqitjen fillestare të dy smartfonëve të rinj, të dizajnuara për të ofruar risi në industri. Galaxy A50 dhe A30 ofrojnë përmirësime në funksionet bazë të pajisjeve me rëndësi më të madhe, duke përfshirë ofrimin e një përvoje vizuale, performancë që zgjat dhe një kamera që fotografon botën ashtu siç e shihni atë.

Seria e re e Galaxy A është projektuar mbi mënyrën se si njerëzit komunikojnë sot - duke ndarë me njëri-tjetrin, duke kapur momentin dhe konsumuar live. Seria e re ofron pajisje të ndryshme dhe të fuqishme që mund t’ju përgjigjen këtyre ndërveprimeve spontane.

"Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë progres thelbësor për të gjithë, për një eksperiencë më të mirë në celular, dhe kjo risi fillon me serinë e Galaxy A të përmirësuar", tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të IT & Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics. "Njerëzit po ndryshojnë mënyrën e komunikimit, dhe smartfonët e tyre duhet të ecin me këtë ritmëm. Seria jonë e re Galaxy A ofron përmirësime në funksionet bazë që do të mbështesin këto ndërveprime të drejtpërdrejta, me opsione të ndryshme për të përmbushur nevojat e tyre gjithnjë në ndryshim. "

Me Serinë Galaxy A, konsumatorët mund të shijojnë ekosistemin e Galaxy duke përdorur shërbimet kryesore si Samsung Health, Samsung Pay, Bixby dhe më shumë.[1].

Seria e përmirësuar e Galaxy A po prezantohet me zbulimin e dy modeleve fillestare.

Galaxy A50

Duke ofruar veçori premium të kamerës, një bateri afatgjatë, që karikohet shpejt dhe Infinity-U, Galaxy A50 ju mban të lidhur me botën.

Galaxy A50 ju lejon të shkrepni dhe të ndani fotot në një mënyrë revolucionare me kamerën e saj të trefishtë, të projektuar për të replikuar me saktësi shikimin e njeriut.

• Kapni botën pa kufizime me Lenten Ultra të Gjerë. I lidhur me funksionin 'switch inteligjent', aparati juaj tani mund të identifikojë dhe të rekomandojë momentin kur duhet të përdorni funksionin Wide Shot.

• Kamera kryesore 25MP shkrep imazhe të gjalla në dritë dhe sa më të shndritshme. Ndërsa në errësirë, lentet inovative ju mundësojnë shkrepje të qarta duke kapur më shumë dritë dhe duke zvogëluar zhurmën. I kombinuar me lenten e Thellësisë (Depth Lens), kamera ofron një eksperiencë Live Focus, që ju mundëson të zgjidhni saktësisht se ku të fokusoheni.

Kamera IA ju ndihmon të kapni skenën më të mirë, me një veçori të optimizimit të skenës Scene Optimizer për të njohur dhe optimizuar 20 skena, dhe Dedektimin e të Metave për të siguruar që ju të mos humbisni kurrë një pamje të përsosur të portretit. Bixby Vision përdor kamerën dhe IA (Inteligjencën Artificiale) ​​për t'ju ndihmuar të blini në internet, për të përkthyer tekstin dhe për të gjetur informacionin që ju nevojitet.

• Përmirësoni portretin tuaj me kamerën selfie duke përdorur Focusin e Selfit për të zbehur detajet në sfond.

E pajisur me zhbllokimin e gjurmëve të gishtave në ekran (on-screen fingerprint unlocking) , A50 siguron zhbllokimin intuitiv. A50 vjen në një dizajn fin, të rehatshëm dhe me forma elegante, të disponueshme në katër ngjyra: E Zezë, E Bardhë, Blu dhe Koral, të frymëzuara nga drita.

Galaxy A30

Galaxy A30 është për ata që janë në lëvizje gjatë gjithë kohës, të pajisur me një bateri të fuqishme 4,000mAh dhe që karikohet shpejt.

Ekrani i avancuar 6.4" Super AMOLED Infinity-U ofron një eksperiencë të mrekullueshme, ideale për lojëra, shikim të videove, multitasking dhe shfletim - duke ju mundësuar me të vërtetë të jetoni jetën tuaj pa humbur kohë.

Krijuar për një eksperiencë më të mirë të mobile, A30 përfshin veçori të përparuara të kamerës si kamera dyfishtë, një prej lenteve me ultra kënd të gjerë, së bashku me akses të thjeshtë dhe të sigurtë me një funksion të zhbllokimit me Gjurmët Gishtërinjve në pjesën e prapme(Rear Fingerprint), si dhe me zhbllokimin intuitiv të fytyrës (Face Unlock).

Për më shumë informacion rreth Serise Galaxy vizitoni: www.samsungmobilepress.com, www.news.samsung.com/galaxy or www.samsung.com/galaxy

 

[1] Funksionet dhe shërbimet variojnë nga rajonet dhe modelet.