Samsung dhe Amazon Prime Video Lançojnë të Parët Përmbajtjen HDR10+

14/12/2017

Prime Video është shërbimi i parë streaming për të zbatuar HDR10+, tani e disponueshme në të gjithë linjën e Televizorëve Samsung 2017 UHD


SEUL/Tiranë – 13 Dhjetor 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. dhe Amazon Prime Video njoftuan sot se e gjithë libraria Prime Video HDR është tashmë e disponueshme në HDR10+, një standard i ri që shfrytëzon metadata dinamike për të prodhuar kontrast dhe ngjyra të përmirësuara në një gamë të gjerë televizorësh. Katalogu i Prime Video HDR10+ përfshin qindra orë përmbajtje të videove të para origjinale të The Grand Tour, The Marvelous Mrs. Maisel, Jean-Claude Van Johnson, The Tick dhe The Man in the High Castle plus qindra tituj të licensuar. Prime Video është ofruesi i parë i shërbimit streaming që i ofron përdoruesve të tij përmbajtje HDR10+. HDR10+ disponohet në të gjithë linjën e Televizorëve Samsung 2017 UHD – duke përfshirë modelet premium të TV QLED.

Amazon Prime Video

“Ne jemi të kënaqur që lançojmë përmbajtjen HDR10+ për konsumatorët ", tha Sang Yoon Kim, Zëvendës President i Zhvillimit të Biznesit Smart TV pranë Samsung Electronics America. "Lançimi shënon mundësinë e parë për konsumatorët dhe industrinë që të përjetojnë teknologjinë HDR10+ përmes një shërbimi streaming.”

Teknologjia HDR10+ në Prime Video inkorporon metadata dinamike gjë që i lejon një game të gjerë televizorësh HDR të përshtasin nivelet e ndriçimit për çdo skenë, madje edhe për cdo pamje. Duke aplikuar hartën e tonalitetit të individualizuar në secilën skenë, HDR10+ sjell një eksperiencë të pabesueshme shikimi për ekranet e gjeneratës së ardhshme Samsung. Cilësia e figurës ofron një eksperiencë të përmirësuar vizuale me shprehje më të detajuara, zona më të shndritshme të hijes dhe pasqyrime më të sakta të ngjyrës që mbesin besnike të synimit origjinal të krijuesit. Nëpërmjet përdorimit të udhëzimeve preçize të hartës së tonaliteteve me bazë "Bezier", Amazon është në gjendje të ofrojë përvojën optimale të shikimit në një sërë modele televizorësh.

"Ne jemi të përkushtuar që tu ofrojmë anëtarët të Prime Video përvojën më të mirë të mundshme të shikimit dhe jemi shumë të entuziazmuar që anëtarët tanë anembanë botës mund eksperimentojnë me përmbajtjen tonë në HDR10+", tha Greg Hart, Zëvendës President i Prime Video. "Përvoja e shikimit e HDR10+ e kombinuar me përmbajtjen e Prime Video - fituese e disa çmimeve – po çon në një epokë të re të argëtimit për konsumatorët në këto pajisje."

Lançimi i HDR10+ në Prime Video së bashku me logon HDR10+ dhe partneriteti i çertifikimit i formuar në fillim të këtij viti nga Samsung, 20th Century Fox dhe Panasonic demonstron miratimin dhe progresin e HDR10+, si dhe një angazhim gjithnjë në rritje për të ofruar një përvojë HDR premium.