Si e zgjeron Samsung DeX përvojën e përdorimit inteligjent të celularit

08/08/2017

Samsung shfrytëzon historinë e tij të gjatë të inovacionit për të përmirësuar jetën e njerëzve duke ofruar produkte dhe shërbime të reja. Gjatë kërkimeve të thella e të plota dhe diskutimeve me klientët tanë, përshtypjet kanë treguar se shumë përdorues donin që ta zgjeronin përvojën e tyre celulare në një ekran më të madh. Si përgjigje ndaj kësaj, ne krijuam Samsung DeX.  

Samsung DeX ofron përvojën e desktopit duke përdorur smartfonin tuaj Samsung*, duke lejuar multi-tasking më produktiv, të plotë me një ndërfaqe të njohur – në çdo vend, në çdo kohë, pa shtresa kompleksiteti shtesë. 

Samsung DeX

Rreth Samsung Dex

Megjithëse u konceptua fillimisht në vitin 2014, Samsung DeX u publikua në vitin 2017 sepse aftësitë e harduerëve dhe softuerëve arritën pikën e nevojshme për të zhvilluar shërbimin që ne parashikonim.


Samsung DeX u zhvillua për t’u dhënë përdoruesve përvojën më të ngjashme me desktopin në një ekran më të madh me një UX të thjeshtë dhe intuitiv, si dhe për t’u dhënë mundësinë zhvilluesve të bëhen pjesë e një ekosistemi bashkëpunues dhe të hapur. Ky ekosistem i hapur u mundëson zhvilluesve të krijojnë aplikacione të mbështetura për Android 7.0 Nougat që mund të përfitojnë nga veçori të përparuara, të tilla si ndryshimi i përmasave të dritares**, kur lidhet me një ekran të jashtëm.

 Samsung DeX mbështet rezolucionin FHD, që u jep përdoruesve mundësinë të shfletojnë web-in në shumë dritare, të luajnë lojëra dhe të shikojnë filma në çdo ekran më të madh të përputhshëm me HDMI, siç janë monitorët dhe televizorët, gjithçka ndërsa njëkohësisht edhe karikojnë smartfonin.

Samsung DeX ofron një galaktikë opsionesh

 Ndërsa smartfonët bëhen gjithnjë e më të pranishme në jetën tonë, gama e gjerë e aplikacioneve celulare dhe e shërbimeve të web-it të Samsung DeX do të rezultojë shumë e vlefshme për këdo që kërkon të zgjerojë përvojën e vet celulare përtej pajisjes celulare, sepse ajo mbështet pothuajse të gjitha aplikacionet dhe shërbimet e web-it që janë të disponueshme në pajisjet celulare.

 Samsung DeX e transmeton pa ndërprerje atë që ndodhet në duart tuaja në ekranin e madh, falë procesorit të fortë 10-nanometër të Galaxy S8 dhe S8+. Ky harduer i fuqishëm e përpunon me lehtësi transmetimin e videove me cilësi të lartë dhe redaktimin e dokumenteve. Thjesht stacionojeni pajisjen tuaj celulare me DeX Station që është i lidhur me një ekran më të madh, sipas dëshirës tuaj, çiftoni një tastierë dhe maus Bluetooth me USB ose RF, dhe kështu jeni gati të provoni fuqinë e Samsung DeX.

Samsung DeX

 Samsung DeX rrëzon barrierat celulare 

Gjithçka është te aplikacionet! Pothuajse të gjitha aplikacionet celulare në Galaxy S8 ose S8+ janë gjithashtu të përputhshme me Samsung DeX direkt nga kutia. Gjithashtu, falë zgjerimit të partneriteteve me zhvillues të palëve të treta, ekosistemi i Samsung DeX vazhdon të rritet në mënyrë organike, duke ofruar një gamë më të gjerë përvojash për përdoruesit.

 Gjithashtu, Samsung ka bashkëpunuar me partnerë kyç për të krijuar aplikacione të optimizuara për DeX që janë të lehta për t’u zhvilluar, mund t’u ndryshohet madhësia dhe ofrojnë funksionet e plota të desktopit duke përdorur shkurtore të njohura dhe navigim me maus. Microsoft Office, Adobe Acrobat Reader për celular dhe Lightroom për celular janë vetëm disa prej aplikacioneve të optimizuar plotësisht për DeX që janë të disponueshme tani. Duke u ofruar përdoruesve një gamë të gjerë aplikacionesh plotësisht funksionale të fokusuara te produktiviteti, përveç atyre të projektuara për lojëra dhe multimedia, Samsung DeX ofron një përvojë celulare plotësisht të optimizuar për përdoruesit e biznesit dhe për ata konsumatorë.

Samsung DeX

 Projektuar për jetë më inteligjente

Ndërsa vazhdojmë të jetojmë në një periudhë kohe ku në radhë të parë është aspekti portativ, profesionistët e biznesit, amatorët e lojërave, mendimtarët kreativë dhe përdoruesit që pëlqejnë pajisjet dixhitale tani kanë akses në një shërbim me shumë përdorime që mund të përpunojë fluksin e përditshëm të informacionit dhe përmbajtjen përmes një pajisjeje celulare.

 Megjithëse shumë përdorues vazhdojnë të kenë dhe të përdorin kompjuter desktop, ai nuk është më pika kryesore e navigimit në jetën e tyre, sidomos kur janë në lëvizje. Samsung DeX i rrëzon këto barriera që dikur ekzistonin për pajisjet celulare, për të krijuar një përvojë të përkryer mes celularit dhe desktopit.

 Për një intervistë pas kuintave rreth konceptit dhe zhvillimit të Samsung DeX, ndiqeni këtë intervistë në Samsung Newsroom

 

Aktualisht e përputhshme vetëm me Galaxy S8 dhe S8+. Përputhshmëri shtesë vijnë së shpejti.
**E disponueshme vetëm me aplikacionet e bazuara në funksionin me shumë dritare të Android 7.0