Televizori QLED i Samsung-ut dhe modaliteti i tij i ri i ambientit do transformojë dhomën tuaj të ndenjes në një Galeri

20/03/2019

Funksioni i ri paraqet artin e njohur botërisht dhe një përmbajtje të personalizuar

Ekrani Magjik

SEUL, Kore - 20 Mars, 2019 - Samsung Electronics njoftoi sot se seria e re televizorëve  QLED 2019 do të ofrojë një modalitet të ri të ambientit që është projektuar për të shfaqur përmbajtje të ndryshme duke përfshirë punimet e artit të njohura botërisht, madje edhe kur ekrani juaj është i fikur. Nëpërmjet modalitetit të ambientit një sërë përmbajtjesh si titujt e përditshëm të lajmeve, të rejat e motit, fotografitë dhe muzika mund aksesohen nga ekrani i televizorit. Përveç kësaj, Samsung ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Tali Lennox dhe Scholten & Baijings për të shfaqur veprat e tyre unike në televizorët QLED duke përdorur Modalitetin e Ambientit.

Modaliteti i ri i ambientit, tashmë i disponueshëm, është projektuar për të përmirësuar përditshmërinë e konsumatorëve dhe për tu dhënë atyre një eksperiencë sa më unike në konsumimin e përmbajtjes përtej asaj që shfaq televizori zakonisht.

"Ne jemi krenarë të ofrojmë modalitetin e ambietit, i cili jo vetëm që i shton vlerë të re ekranit të televizorit, kur ai është fikur, por gjithashtu sjell përfitime të reja në stilin e jetesës për klientët tanë, duke lëvizur përtej televizorëve konvencionalë", tha Jongsuk Choo, Zv/President Ekzekutiv i Businesit Vizual në Samsung Electronics. "Planifikojmë të zgjerojmë përmbajtjen për modalitetin e ambientit duke bashkëpunuar me artistë të rinj dhe të talentuar gjatë viteve të ardhshme për t'i dhënë klientëve tanë forma më kuptimplotë për të shijuar televizorët e tyre QLED".

Si pjesë e hedhjes në treg të modalitetit të ri të ambientit, Samsung ka bashkëpunuar me artistë të talentuar për të ndihmuar konsumatorët të bëjnë shtëpitë e tyre një ambient më të ngrohtë dhe më të rehatshëm. E njohur për pikturat e saj abstrakte në vaj, Tali Lennox, një modele dhe artiste e cili ka ndikim në industrinë e modës, bashkoi forcat me Samsung për modalitetin e ambientit. Hollandezët Scholten & Baijings gjithashtu krijuan një koleksion punimesh me bazë porcelani dhe pëlhure me ngjyra dhe modele elegante.

Për më shumë informacion mbi televizorët Samsung QLED dhe Ekranin Magjik, ju lutemi vizitoni: www.samsung.com/tvs.