Samsung dhuron kënaqësi dhe shpërblen besnikërinë e klientëve të saj me një garanci pesëvjeçare për të gjithë modelet e televizorëve UHD dhe QLED.

07/11/2018

Fushata promovuese deri në fund të këtij viti, përfshin të gjithë modelet e televizorëve UHD dhe QLED të prodhuara në vitin 2018 (seria N)

TV UHD dhe QLED

Falë cilësisë së tij të jashtëzakonshme të imazhit, kontrastit të shkëlqyer dhe aftësive të platformës së avancuar të SMART TV, të cilat janë vlerësuar me çmime të shumta nga media dhe audienca profesionale, Samsung ndjehet krenar që është prodhuesi kryesor i televizorëve për më shumë se 13 vjet.

Për ta bërë më të lehtë dhe të këndshme jetën e konsumatorëve, për të ofruar kënaqësi si dhe për të vlerësuar besnikërinë e tyre, Samsung ka zgjeruar garancinë e saj për të gjitha modelet e televizorëve UHD dhe QLED të prodhuara në 2018 (seria N) duke ju dhënë një garanci pesëvjeçare.

Përveç kësaj, ekziston edhe garancia 10-vjeçare për të gjithë televizorët QLED, e cila përfitohet në rastin e efektit të djegies së figurës.

Garancia e zgjeruar do të përfitohet nga konsumatorët për blerjen e të gjithë televizorëve Samsung UHD dhe QLED (seria N) deri më 31 dhjetor 2018.

Në mënyrë që të përfitojnë, konsumatorët duhet të regjistrojnë pajisjen e tyre duke vizituar faqen e internetit: www.samsung5vitegaranci.al .