“Flije mendjen” me uljet shtesë nga Samsung për riparimet jashtë garancie

13/07/2018

Klientët në Shqipëri do të përfitojnë më shumë zbritje, nga 20 Euro deri 30 Euro, për ndërrimin e ekraneve të aparateve celular

“Flije mendjen” me uljet shtesë nga Samsung për riparimet jashtë garancie

Tiranë, 13 Korrik 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot për zëvendësimin e ekraneve të aparatëve celular në Shqipëri lidhur me riparimet si jashtë garancie. Objektivi i këtij promocioni është të mbulojë problemin më të zakonshëm që ndodh jashtë garancie dhe t’ju vijë në ndihmë klientëve të tij për riparimet, duke ofruar një zbritje nga 20 Euro deri 30 Euro; gjithashtu, ky promocion përfshin riparimin e subvencionuar të dëmtimeve fizike të ekranit brenda periudhës së garancisë prej dy vjetësh, si dhe çdo lloj defekti në ekran pas periudhës së garancisë, të aplikueshme për pajisjet e importuara rregullisht në rajonin Adriatik. 

 "Në Samsung, siguria e klientit, permbushja dhe kujdesi janë ndër përparësitë tona kryesore. Ne duam që të sigurojmë kujdesin më të mirë për klientët tanë, dhe gjithashtu të sigurojmë shërbimet me cilësinë më të lartë. Riparimet e paautorizuara të aparateve celularë përbëjnë një problem madhor dhe madje mund të gjenerojnë edhe probleme të reja, duke dëmtuar përvojën dhe kënaqësinë e përgjithshme të përdoruesit. Ne duam që klientët tanë të jenë të sigurt dhe të kenë besim në mbështetjen tonë, madje edhe atëhere kur aksidentalisht të kenë thyer telefonin e tyre. Jemi përpjekur t'ju sigurojmë klientëve tanë mbështetjen më të mirë të mundshme, duke i bërë të ndihen më të sigurt pasi ata e dinë qe do të marrin pjesë këmbimi origjinale dhe shërbime të autorizuara, duke garantuar se pajisjet e tyre do të funksionojnë sikur të ishin të reja", u shpreh Z. Min Ho Bae, Drejtor i Departamentit të Shërbimit me Klientin për Zyrat Rajonale të Samsung.

Këto çmime speciale, për riparimet jashtë garancisë, vlejnë për aparatet Galaxy S7 edge, Galaxy S8 dhe S8+, Galaxy Note8, dhe Galaxy S9 dhe S9+. Shërbimet dhe zbritjet për aparatet e listuara do t’i gjeni të disponueshme në 12 partnerë rajonal të Shërbimit të Autorizuar Samsung; Në Shqipëri, ky shërbim do të jetë i disponueshëm në Expert Servis dhe Elektro Servis; shërbimi është i disponueshëm nga data 1 Korrik deri më 31 Dhjetor 2018.

Për më shumë informacion mbi riparimet jashtë garancisë të Samsung në Shqipëri, ju lutemi vizitoni faqen https://www.samsung.com/al/sherbimi-i-pajisjes-tuaj-samsung/ ose telefononi në numrin e Shërbimit të Klientit 045 620 202.