Rekorde shitjesh për serinë e smartfonëve Samsung

12/03/2019

Në rajonin tone shitjet paraprake u rritën me 40 për qind krahasuar me shitjet e Galaxy S9, vitin e kaluar

Galaxy S10

Tiranë, 11 mars 2019 - Shitjet e produkteve më të fundit të Samsung, Galaxy S10e, S10 dhe S10 + kanë filluar në më shumë se 70 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi, Kinë dhe Evropë dhe deri në fund të muajit pajisjet do të jenë në dispozicion në rreth 130 tregje. Në periudhën e shitjeve paraprake, shitjet ishin më të larta se të çdo smartfoni tjetër Samsung në Evropë, në një periudhë më të shkurtër se kurrë më parë.

Smartfonët më të fundit në serinë Galaxy S kanë arritur një performancë më të lartë, prej 40 për qind më shumë, në periudhën e shitjeve paraprake në rajonin tonë krahasuar me Galaxy S9 të vitit të kaluar. Samsung Galaxy S10 + në Evropë ka shënuar më shumë se gjysmën e shitjeve të saj, duke treguar trendin në rritje të përdoruesve që zgjedhin smartfona me performancë të lartë. Ngjyra e zezë është akoma ngjyra më popullore dhe përbën pothuajse 50 për qind të shitjeve totale të Galaxy S10.

Në Shqipëri, të gjithë klientët mund të blejnë me çmimin e rekomanduar të shitjes me pakicë 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e. Galaxy S10, Galaxy S10 + dhe Galaxy S10e do të jenë të disponueshme në ngjyrën e zezë, të bardhë, të gjelbër, blu dhe të verdhë të ndritshëm, dhe Galaxy S10 + në dy modele premium: porcelan i zi dhe rozë e çelët. Për shkak të interesit dhe kërkesës së madhe, smartfonat e ngjyrave të caktuara dhe me hapësira memoriesh të ndryshme do të jenë në dispozicion me pak vonesë.

Secila nga këto tre telefona të mençur sjell risi revolucionare në ekran, kamera dhe performancë inteligjente.

Galaxy S10 është i projektuar për ata që duan një telefon smart premium me një performancë të fuqishme dhe gjithashtu i hap rrugë gjeneratës së re të eksperiencave me telefonat celularë. Për ata që kërkojnë një pajisje të kompletuar, Galaxy S10+ çon çdo karakteristikë – nga ekrani, kamera dhe performanca- në një nivel tjetër. Galaxy S10e është ndërtuar për ata që duan të gjithë elementët esencialë premium në një paketë kompakte në një ekran të sheshtë. Së fundmi, Galaxy S10 5G është ajo pajisje e krijuar për ata që kërkojnë më shumë dhe janë gati për shpejtësinë me të lartë dhe veçoritë më të fuqishme. Me një ekran AMOLED dinamik plotësisht të ri, kamer të gjeneratës tjetër dhe performancë inteligjente, linja Galaxy S10 u ofron konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje dhe vendos një standard të ri për telefonat smart.

Duke u nisur dhe nga lidershipi i Samsung-ut me kamerat e para Dual Pixel dhe Dual Aperture, Galaxy S10 prezanton teknologjinë e re të kamerës dhe inteligjencën e përparuar që e më bën të lehtë kapjen e fotove dhe xhirimeve fantastike. Për hërë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni. E përkryer për fotografi mbresëlënëse të peizazheve, panorama të mëdha ,madje edhe për të kapur një portret të plotë të familjes së madhe, këto lente ultra-të gjëra sigurohen që ju të kapni tablonë e plotë.

Samsung prezanton Wireless PowerShare në Galaxy S10, duke bërë të mundur që të karikohen me lehtësi telefonat smart me çertifikim Qi si dhe pajisje të përputhshme të cilat mund të përdoren si aksesorë. Përveç kësaj, Galaxy S10 është i aftë të karikojë veten dhe një pajisje të dytë në të njëjtën kohë.

Karakteristikat Inteligjente të Performancës për t'ju ndihmuar të merrni maksimumin nga telefoni juaj Galaxy S10 është ndërtuar me harduer premium dhe softuer të bazuar në inteligjencën e pajisjeve të cilat punojnë në vendin tuaj. Nga aftësitë fringo të reja për ndarjen e fuqisë deri në përmirësimin e performancës me anë të AI-së dhe Wi-Fi-së Inteligjente, Galaxy S10 është pajisja më inteligjente e Samsung deri më sot, si nga brenda dhe nga jashtë.