Tiranë, 16 prill – Samsung Electronics ka kënaqësinë të njoftojë lançimin e linjës më të re të pajisjeve të mençura për shtëpi, të dizajnuara për të sjellë komoditet, efikasitet dhe inovacion në jetën e përditshme. Duke forcuar vizionin e tij “Screens Everywhere”, i pari në radhë është frigoriferi Family Hub me ekran 21.5”, i cili ofron një kombinim të përsosur mes teknologjisë dhe funksionalitetit. Ai u mundëson përdoruesve jo vetëm të ruajnë dhe ftohin në mënyrë efikase ushqimet, por edhe të menaxhojnë shtëpinë, të qëndrojnë të lidhur me familjen dhe të shijojnë argëtimin – direkt nga frigoriferi i tyre.
Më pas vjen seria Bespoke AI Laundry, që përfshin kombinimin, lavatriçe dhe tharëse me ekran AI Home 7”, duke sjellë teknologjinë më të avancuar AI për të thjeshtuar rutinën e larjes. Ky kombinim përmban zbulim inteligjent të ngarkesës, përdorim të optimizuar të energjisë dhe një ndërfaqe të thjeshtë për përdorim, që përshtatet me preferencat individuale të përdoruesit.
Linjën e përmbyll Bespoke AI Jet Ultra, fshesa me korrent më e fuqishme nga Samsung[1]. Me fuqi thithëse të pakrahasueshme, filtrim të avancuar dhe dizajn elegant, ajo ofron një përvojë pastrimi të një tjetër niveli për shtëpitë moderne.
Këto produkte inovative janë tashmë të disponueshme për blerje në Shqipëri pranë shitësve të autorizuar dhe online. Për më shumë informacion mbi çmimet dhe disponueshmërinë, vizitoni Samsung.com ose kontaktoni shpërndarësit e autorizuar për të zbuluar këto risi dhe për të transformuar shtëpinë tuaj që sot.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni "Samsung Newsroom" në https://www.samsung.com/al/.
1) Bazuar në testimet e kryera nga SLG Prüf- und Zertifizierungs GmbH, në përputhje me standardin IEC 62885-4 Cl.5.8, duke përdorur një fshesë në modalitetin Jet. Rezultatet janë krahasuar me modelet e fshesave me korent shkop të disponueshme në treg, të cilat kanë një fuqi thithëse të deklaruar brenda 30% të fuqisë reale të modelit të Samsung testuar nga SLG. Bazuar në të dhënat e shitjeve nga janari 2024 deri në dhjetor 2024, të mbledhura nga një institut i pavarur i kërkimeve të tregut.