Samsung prezanton smartfonat e rinj, Galaxy J6+ dhe J4+

Dizajn dhe ekran mahnitës, kamera e përmirësuar dhe kredenciale të një performance të lartë, në një çmim shumë të aksesueshëm.
Tirane, Albania, 24 shator 2018 - Samsung Electronics prezantoi sot anëtarët më të rinj të serisë Galaxy J, Samsung Galaxy J6+ dhe J4+.
"Galaxy J6+ dhe J4+ nxjerrin në pah bazat e trashëgimisë së novacionit të portofolit Galaxy për të sjellë stilin dhe teknologjinë e pabesueshme me çmime shumë konkurruese," tha Pavle Zobundžija, drejtor i telekomunikacionit në zyrën rajonale Samsung Electronics. "Duke ofruar një dizajn dhe ekran mahnitës, përvojë të zgjeruar në kamera dhe aftësi performative të larta, të dy produktet u mundësojnë përdoruesve të marrin edhe më shumë nga smartfoni i Galaxy J për një kohë më të gjatë se kurrë më parë."
Dizajn dhe ekran mahnitës
Galaxy J6+ dhe J4+ prezantojnë një mbulesë qelqi, e cila i shton një dimension të ri kredencialeve të dizajnit të serisë Galaxy J. Lakimet ergonomike u japin telefonave një pamje dhe ndjesi smartfoni premium dhe profili i tyre i hijshëm siguron që të jenë të rehatshme për t’u mbajtur në dorë.
Me një bezel të ngushtë dhe ekran më të madh, Infinity HD+ 6.0" më i madh, një element kryesor i smartphonëve Galaxy të cilësisë premium, ofron një eksperiencë të shkëlqyeshme të lojrave dhe multimedias. Ekrani Infinity gjithashtu mundëson veprimet e shumëfishta, me funksionin e ndarjes së ekranit dhe duke shfrytëzuar madhësinë e tij që u lejon përdoruesve të punojnë me dy aplikacione në të njëjtën kohë.
Galaxy J6+ dhe J4+ gjithashtu prezantojnë funskionin e njohjes së fytyrës për zhbllokimin me lehtësi të telefonit, ndërsa Galaxy J6+ përfshin një skaner të gjurmëve të gishtave në pjesën anësore të pajisjes, duke shtuar një nivel shtesë të sigurisë dhe komoditetit pa komprometuar dizajnin e pajisjes.

Një eksperiencë e përmirësuar e kamerës
Duke reflektuar rëndësinë e kamerës për konsumatorët, eksperienca me kamerën në të dyja produktet është përmirësuar më tej. Galaxy J6+ prezanton një kamer 13MP and nje kamer të dyfishtë 5MP, duke i lejuar konsumatorët të kapin një efekt natyral Bokeh në çdo shkrepje. Me fokusin Live në kamerën e dyfishtë të Galaxy J6+, thellësia e imazhit mund të përshtatet në çdo kohë, para ose pas shkrepjes, për të siguruar që ato momente të përsosura të fotos të kapen edhe më shpesh.
Të dyja pajisjet gjithashtu kanë një lente të madhe aperture F1.9 (13MP) që lejon të hyjë më shumë dritë, duke i bërë pajisjet mjet të përsosur për të shkrepur imazhe të qarta dhe të ndritshme, madje edhe në kushte të dritës së dobët. Përveç kësaj, butoni i shkrepjes ju lejon të merrni me lehtësi fotografi me vetëm një dorë.

Performancë më e lartë
Duke u përkushtuar më tej në pamjen dhe ndjesinë e një dizajni premium, si Galaxy J6+ ashtu edhe J4+ ofrojnë kredenciale të shkëlqyera të performancës së audios, jetëgjatësisë së baterisë, memories.
I integruar në të dyja pajisjet është Dolby Atmos, i cili siguron tinguj rrethues më të fuqishëm - nëse jeni duke parë një film ose duke dëgjuar këngën tuaj të preferuar, zëri lëviz rreth jush, duke dhënë një përvojë të pabesueshme që ju bën të ndiheni pjesë e çdo gjëje që dëgjoni.
Të dizenjuar për t’ju përshatur jetës së ngarkuar të konsumatorëve, Galaxy J6+ dhe J4+ disponojnë një bateri 3,300mAh, një rritje prej 10% në krahasim me modelet e mëparshme të Galaxy J, në mënyrë që përdoruesit të mund të mbështeten në telefonin e tyre për një kohë edhe më të gjatë. Pajisjet gjithashtu prezantojnë Modalitetin e Kursimit të Energjisë, i cili thjeshtëson ekranin dhe mbyll komandat joaktive për të zgjatur jetën e baterisë kur keni nevojë më së shumti. Përveç kësaj, procesori i fuqishëm Quad-core 1.4GHz do të thotë se pajisjet janë në gjendje të kryejnë detyra më të avancuara, të tilla si shfaqja e videove me rezolucion të lartë, pa e shteruar baterinë.
Galaxy J6+ dhe J4+ ofrojnë 3GB RAM dhe janë në dispozicion me 32GB memorie për ruajtjen e të dhënave. Të dyja pajisjet gjithashtu kanë memorie të brendshme deri në 512GB me një kartelë microSD, duke u ofruar përdoruesve performancë dhe fleksibilitet të vërtetë.
Galaxy J6+ i ri është i disponueshëm në tre ngjyra të stilizuara: E zezë, Gri dhe E Kuqe, ndërsa Galaxy J4+ ofrohet në Të Zezë, Ngjyrë Floriri dhe Rozë[1]. Samsung Galaxy J6+ dhe J4+ do të jenë në dispozicion në Shqipëri që nga fillimi i tetorit 2018.
[1] Disponueshmëria e ngjyrës mund të variojë nga operatorët