Studimi i ri tregon se 35 përqind e europianëve do të preferonin të përfitonin karimim për telefonin në vend të parave

17/07/2019

Studimi i Samsung zbulon se si karikimi i telefonit po bëhet një nga nevojat themelore fizike, emocionale dhe psikologjike të shoqërisë.

Samsung Power Share

[Tiranë], [17/07/2019] - Telefonat celularë nuk janë më vetëm një formë komunikimi, por janë një burim i vlefshëm emocional dhe fizik, sipas një studimi të ri Europian nga Samsung: 35% e njerëzve thonë se ata do të preferonin të huazojnë karikim për telefonin në vend të parave.

Studimi i mbi 6.500 të anketuarve tregon se ndarja e baterisë së telefonit është një dhuratë shumë e çmuar në botën moderne. Kur ne ndajmë telefonin tonë ose baterinë e tij, tani po ndajmë një pjesë intime e vetes dhe po ofrojmë një lidhje personale, e cila ka krijuar një formë të re të monedhës sociale dhe sjelljes njerëzore - 'dashamirësi digjitale'.

Hulumtimi tregoi se gadishmëria për të ndarë baterinë e telefonit mund të përdoret si një tregues i interesit, i cili rritet me afërsinë që keni (ose dëshironi të keni) me dikë.

Për shembull, të anketuarit treguan hezitimin më të madh për ndarjen e karikimit me një të huaj (14%), kundrejt një kolegu (39%), anëtarit të familjes (72%), mik ose partner (të dyja me 62%).

Megjithatë, ndarja e karikimit ka një rezultat të fuqishëm për të gjithë të përfshirët. 62% e njerëzve thonë se ata do t’i blinin një të huaji një kafe në këmbim të baterisë së telefonit. 7% madje thanë se do të ishin të gatshëm për të shkuar në një takim me ta.

Ndarja e baterisë së telefonit tani mund të shihet si pjesë e njohjes (romantike) moderne dhe diçka që mund të forcojë një lidhje romantike: mbi një e pesta (21%) e të gjithë të anketuarve thanë se do të ishte gjesti më i vlerësuar në një takim. Megjithatë, 76% mbeten të kujdesshëm dhe nuk do të ishin të gatshëm të ndanin baterinë me dikë që në takimin e parë, me mesataren e pritjes deri në takimin e tretë.

Kjo ‘novelë’ e monedhës sociale në marrëdhëniet romantike është veçanërisht e përhapur në gjeneratën Z dhe Millennials: pothuajse dy të tretat (62%) e 18-34 vjeçarëve të anketuar do të ndanin baterinë me interesin e tyre romantik me qëllim të njohjes së mëtejshme.

"Duke iu referuar kërkimeve nga Maslow - një psikolog që ka hulumtuar nevojat që motivojnë sjellje njerëzore - telefonat tanë po bëhen një përparësi në jetën e përditshme ", thotë psikologia e sjelljes Katherine Templar Lewis. "Ofrimi i diçkaje aq të çmuar sa ngarkimi i telefonit aktivizon rajonet dhe kimikatet në tru të lidhura me kënaqësinë dhe besimin. Kjo rritje e oksitocinës shkakton një efekt të ngrohtë shkëlqimi, i njohur si një 'euforia e ndihmësit’, i cili në këmbim çon në një lidhje më të fortë shoqërore. Ndarja e baterisë është një mënyrë e shkëlqyer për të bërë miq të rinj ose për të ndezur romancën pasi hap një dimension të ri të sjelljes dhe ndërveprimit njerëzor".

Teknologjia PowerShare e Samsung Galaxy S10 lejon përdoruesit të ndajnë baterinë e telefonit në mënyrë të drejtpërdrejtë me pajisje të tjera të përputhshme. Është forca lëvizëse prapa kësaj monedha shoqërore në zhvillim.

"Teknologjia e re që i lejon telefonat të ndajnë me valë baterinë e tyre po heq varësinë nga karikuesit tradicionalë ndërkohë që ndihmon në evolimin e sjelljes moderne dixhitale të njeriut,"- tha Mark Notton, Drejtor i Portofolit dhe Strategjisë së Produkteve Celulare, në Samsung Electronics.

"Cuditërisht, hulumtimi ynë zbuloi se heqja dorë nga karikimi i baterisë për të ndihmuar dikë tjetër ishte një mjet i fuqishëm për lidhjen shoqërore dhe nxitjen e besimit më të madh në marrëdhëniet moderne. T’i kërkoni dikujt të ndajë baterinë me ju ose edhe duke ofruar të ndani baterinë me ta - mund të bëhet gjithnjë e më e zakonshme."

Gjetjet e tjera kryesore përfshijnë:

•           Gjenerata Z dhe Millennials kanë më pak të ngjarë të ndajnë baterinë me një të huaj: Grupmosha 18-34 vjeç është grupmosha me më pak gjasa për të ndarë baterinë me një të huaj në nevojë (21%).

•           Baby boomers do ta ndajnë baterinë me të huajt, por jo për dashuri: Ata të moshës 55+ kishin më shumë gjasa të shkëmbenin me një të huaj në nevojë (36%), por më pak të gatshmit të ndanin me një interes potencial romantik (21%).

•           Pavarësisht nga përfitimet për të gjithë të përfshirët, ne jemi akoma ‘shkëmbyes’ ngurrues: Një e treta (33%) thonë se do të gënjenin për nivelin e baterisë së telefonit të tyre për të shmangur ndarjen me dikë tjetër.

•           Zyra është një vend më pak miqësor kur bëhet fjalë për shkëmbimin e baterisë: 41% e të anketuarve thonë se një koleg që kërkon të marrë hua një telefon apo karikues është një nga pyetjet më të bezdisshme në vendin e punës.

Hulumtimi u krye për të shënuar lancimin e Samsung S10. Samsung gjithashtu ka zhvilluar një udhëzues mirësie digjitale për të ndihmuar navigimin e PowerShare, tani dhe në të ardhmen.

Samsung Wireless PowerShare

Wireless PowerShare është në gjendje të karikojë çdo aksesor ose telefon të përshtatshem. Për ta përdorur atë, thjesht aktivizoni Wireless PowerShare në panelin e njoftimit, pastaj vendosni pajisjen tjetër në qendër të Galaxy S10-ës tuaj me pjesët e mbrapme të përputhura. Ndani pajisjet kur mjaftueshëm energji është transferuar ose prisni derisa pajisja tjetër të jetë plotësisht e ngarkuar.

Hulumtimi

Një studim online u krye nga Atomik Research mes 6,519 të rriturish të moshës 18 + në7 shtete evropiane (Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia). Puna në terren e studimit u krye në maj 2019. Atomik Research sgjensi private kreative e studimit të tregut që punëson kërkues të certifikuar nga MRS dhe i përmbahet kodit të MRS.

Katherine Templar Lewis

Katherine Templar Lewis ka një sfond të gjerë në shkencë dhe psikologji. Fokusi i saj është në rolin që luan teknologjia në shoqëri dhe se si sjellja njerëzore po ndryshon si rezultat i saj. Katherine ulet në panelin e ekspertëve për etiketë dhe sjellje të mirënjohur institucionale, të Debrett - i specializuar në sjelljen dixhitale dhe telefonike.