Promoconi celularëve: 2 Vjet garanci

Blini telefon Samsung dhe përfitoni dy vjet garanci!
E vlefshme nga 21/01/2019 deri 17/02/2019
2 vjet garanci

Blini pajisjet Samsung Galaxy nga distributorë të autorizuar dhe përfitoni të drejtën për 2 vjet garanci, mbështetje teknike dhe softuer. 
Pajisjet Samsung Galaxy mund të blihen me këto përfitime në dyqanet e Neptun, Globe, Vodafon dhe Telekom Albania.

Me celularët Galaxy Note9 I S9 I S9+, pavarësisht modelit që zgjidhni, ju do të shijoni përmbajtjet tuaja të preferuara pa kufij, falë ekranit pa kufi. Seria Galaxy shkon përtej kufijve dhe vendos në pëllëmbën tuaj performanca dhe mundësi të mahnitshme.

Kamera e re e telefonit Galaxy S9 I S9+ me lente të dyfishtë vepron njësoj si syri i njeriut. Kjo do të thotë se lejon kalimin e sasisë ideale të dritës gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha rrethanat. Pamja që shikoni me sytë tuaj do të jetë ashtu siç është në të vërtetë. Edhe në errësirë. Dhe jo vetëm kaq. Seria Galaxy çliron krijimtarinë tuaj, sepse tani mund të krijoni lehtësisht GIF intereante dhe tu shtoni muzikë dhe zë, mund të formoni emoji sipas imazhit tuaj dhe mund ta përdorni këtë mënyrë piktoreske për të shprehur ndjenjat tuaja dhe për tu dhënë gjallëri mesazheve që shkëmbeni me ata pranë jush.
Nëse nuk doni që t’ju shkyçin telefonin, tani mund të qetëoheni sepse telefoni do të shkyçet vetëm kur t’ju shohë ju, duke përdorur skanerin e përparuar të fytyrës dhe iridës.

Për ata që duan një stilolaps super të fuqishëm me telefonin e tyre, zgjedhja e duhur është Galaxy Note9!
Telefoni është aq i fuqishëm sa të ruajë ritmin me stilin më të vështirë të jetesës. Ai ka një bateri të fuqishme prej 4,000 mAh për një përdorim intensiv gjithë ditën vetëm me një karikim. Gjithashtu, ne garantojmë që ju do të regjistroni më shumë dhe do të fshini më pak me hapësirë ruajtëse të integruar prej 128 GB, e cila mund të zgjerohet edhe për 512 GB të tjera, ju do të keni hapësirë të mjaftueshme për gjithçka që ju duhet.
Një S Pen krejtësisht i ri tani përdor teknologjinë e fuqishme Bluetooth dhe ju lejon të menaxhoni kamerën tuaj, prezantimet dhe aplikacionet me një të shtyrë butoni pa e prekur telefonin. Vizatimi, mbajtja e shënimeve dhe dërgimi i mesazheve me S Pen është intuitive dhe natyrale si të përdorni një stilolaps të zakonshëm dhe letër falë majës së përsosur 4,096 pikave të shtypjes.
Kamera Galaxy Note9 e njeh objektin e vëzhguar me inteligjencë, optimizon cilësimet e ngjyrave si kontrastin, ekuilibrin e të bardhës, ekspozimin dhe të tjera. Në rast se kamera dikton dridhjen e syve dhe turbullirat, ju mund ta regjistroni nga e para ndërsa momenti zgjat ende.

Ora Samsung Galaxy Watch është aksesori i përkryer për stilin dhe prirjet tuaja. Një kombinim i funksioneve të përparuara, digjitale, inteligjente dhe estetikës analoge që mund ta përshtatni sipas shijes suaj, ju sjell një aksesor autentik që ju lidh me gjërat përreth jush në një mënyrë edhe më të mirë. Shprehuni me orën tuaj Galaxy Watch. Zgjidhni Bluetooth ose modelin e pavarur LTE, me madhësi 42 mm (E zezë mesnate, ar trëndafili) ose 46 mm (Argjend). Çiftojeni me sipërfaqen e përshtatshme të orës, e cila shkon për mrekulli me stilin tuaj të jetesës. Përshtatni dizajnin e sipërfaqes, efektin e thellësisë dhe ndriçimin, si dhe sipërfaqen e rrumbullakët, hijet poshtë duarve dhe zëri tingëllues japin përshtypjen e një ore të vërtetë mekanike.
Ora Samsung Galaxy Watch është një orë e “Përgjithmonë”, që do të thotë se nuk keni pse të shtypni butonin apo të hiqni maskën për ta aktivizuar, sepse është gjithmonë aty, fiks në kohën kur ju duhet. Mos u shqetësoni për baterinë, është tepër e rezistente prandaj natën, mund ta lësh karikuesin, por kur ju duhet, ka edhe karikim me valë të përkryer.

Ora juaj Samsung Galaxy ju motivon gjithmonë për të bërë një jetë të shëndetshme, duke monitoruar parametra të ndryshme të stilit tuaj të jetesës dhe ajo do të vazhdojë të veprojë si një trajner personal sipas nevojës, sepse ju lejon të përqendroheni më shumë në ushtrime dhe më pak në planifikime. Në mëngjes, kur zgjoheni, të gjitha informacionet e rëndësishme janë afër, sepse ora juaj Galaxy Watch zbulon kur ju zgjoheni dhe shfaq raportin e mëngjesit mbi motin, planifikimin e ditës, përkujtues dhe informacione të tjera të dobishme. Dhe para se të shkoni të flini, mud ta rishikoni edhe një herë ditën tuaj me orën inteligjente. Pamja “My Day” ju tregon planifikimin për 10 orët e ardhshme dhe i përmbledh në një pamje të unifikuar, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ju keni në dispozicion një mal me aplikacione që e pasurojnë përvojën tuaj si përdorues dhe dhe e bëjnë orën Galaxy Watch edhe më të besueshme.

Pajisjet Galaxy ju presin te distributorët e autorizuar Neptun, Globe, Vodafone dhe Telekom Albania. Shfrytëzoni mundësinë dhe gëzoni një galaktikë me mundësi të mrekullueshme të telefonave S9, S9+, Note9, orës Galaxy Watch dhe modeleve të tjera Galaxy, me 2 vite garanci, mbështetje teknike dhe softuer.