5 vite garancion

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet, prandaj ju ofrojmë 5 vite garancion për të gjithë frigoriferët, makinat rrobalarëse dhe fshesat e përzgjedhura elektrike Samsung
E vlefshme nga 02/09/2019 deri 01/12/2019 E skaduar
5 vite garancion

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet! Por, nëse bleni ndonjë nga modelet e frigoriferëve, makinave rrobalarëse ose fshesave të përzgjedhura elektrike Samsung prej 02.09. deri më 01.12.2019, me ta fitoni edhe pesë vite pa brenga sepse ne besojmë në cilësinë e produkteve tona.

 

Frigoriferët Samsung ofrojnë një mori inovacionesh që janë të dizajnuara për ta bërë jetën më të lehtë për ju. Ushqimet gjithmonë do të jenë afër sa një zgjatje e dorës, në sajë të ndarjeve të përparuara dhe sirtarëve me kapacitet maksimal. Me sistemin e ftohjes revolucionare Triple Cooling dhe kontrollin e pavarur të temperaturës, nuk do të ketë përzierje të aromave të ushqimeve të ndryshme në frigorifer.

 

Gjithashtu, me teknologjinë No Frost që lejon qarkullim të shumëfishtë të ajrit dhe ftohje të njëkohshme të secilit seksion në çdo ndarje, ushqimi juaj do të ruajë freskinë pa akumulim të akulli. Përveç kësaj, frigoriferë Samsung admirohen për thjeshtësinë dhe elegancën, duke e bërë kuzhinë tuaj një vend ku me dëshirë do ta kaloni kohën dhe do të kënaqeni plotësisht.

 

Nëse vendosni të bleni një makinë rrobalarëse Samsung QuickDriveTM, ju do të mund të përgjysmoni kohën e larjes dhe të dyfishoni kohën për veten tuaj! Përveç kursimit të kohës (deri në 50%), konsumi i energjisë është gjithashtu më i vogël (deri në 20%), pa rrezikuar efikasitetin e larjes*. Gjithashtu, makina rrobalarëse QuickDriveTM ka një kazan kryesor Q-Drum™ dhe një panel të pasëm që lëvizin në mënyrë të pavarur, duke i bërë rrobat të lëvizin në mënyrë më dinamike. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme dhe e butë. Por kjo nuk është e tëra! Makina rrobalarëse Samsung QuickDriveTM kanë një derë AddWashTM që ju lejon të shtoni shpejt dhe me lehtësi rroba të harruara pas fillimit të ciklit. Dyert AddWashTM hapen vetëm kur temperatura në kazan është nën 50 ° C.

 

Gjithashtu në promovim janë edhe disa fshesa elektrike Samsung, të njohura për teknologjinë e tyre të avancuar, thithje të fuqishme dhe përdorim shumë të lehtë.

Për nga përdorimi i lehtë dallohen fshesat elektrike Samsung POWERbot të cilët mund t'i lëni të thithin ndërsa ju kontrolloni ato nëpërmjet një telefoni mobil. Falë teknologjisë Visionary Mapping, fshesa elektrike vetë llogarit rrugën më efikase të pastrimit, shmang pengesat dhe me thithje të fuqishme sigurojnë pastrim të jashtëzakonshëm në shtëpi.

Fshesat elektrike Samsung POWERstick me dizajn elegante, të hollë, kursejnë hapësirën dhe kohën.
Promovimi gjithashtu përfshin edhe fshesat elektrike me kanister, të lehtë për t'u përdorur dhe që pastrojnë nga qilimë deri në dysheme të forta.

 

Listën e plotë të produkteve kërkoni në faqen samsung5vitegarancion.al dhe zgjidhni ato që ju mungojnë më së shumti në shtëpinë tuaj.

 

Për të realizuar të drejtën për 5 vite garancion, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegarancion.al jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes.

 

Në rast se keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ato mund t'i merrni përmes shërbimit të konsumatorit:  KSC tel: 00377 44 358 045

Data Project tel: 0038649686667

 

(me çmimin e thirrjes lokale për rrjetin fiks dhe mobil)

 

*Testuar në modelin WW8800M krahasuar me modelin WW8500K. Kursen dhe deri në 50% në ciklin për larjen e pambukut në 40°C e mbushur deri në gjysmë, me efekt të larjes brenda ±2%,  bazuar në të dhënat nga kompania Intertek.

* Kohëzgjatja e ciklit mund të ndryshojë varësisht nga furnizimi i ujit dhe pesha / lloji i rrobave që lahen.