Promocioni për pajisje shtëpiake: 5 vjet garanci për pajisjet shtëpiake dhe fshesat me korrent

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet, prandaj ju japim 5 vjet garanci për pajisjet shtëpiake Samsung dhe fshesat me korrent
E vlefshme nga 02/02/2019 deri 04/08/2019
5 vjet garanci për pajisjet shtëpiake dhe fshesat me korrent

Në pesë vjet mund të ndodhin shumë! Por nëse blini nga modelet e frigoriferëve Samsung, lavatriçet apo fshesat me korrent nga 2 shkurt deri më 4 gusht 2019, do të përfitoni edhe 5 vjet periudhë pa shqetësime, sepse ne i besojmë cilësisë së produkteve tona.

 Frigoriferët Samsung karakterizohen nga shumë risi për t’jua bërë jetën më të lehtë. Ushqimet do i keni afër falë ndarjeve të përparuara dhe sirtarëve me kapacitet maksimal. Me sistemin revolucionar Triple Cooling dhe kontrollin e ndarë të temperaturës, aromat e ushqimeve të ndryshme nuk do të përzihen.


Gjithashtu, teknologjia No Frost që mundëson kalimin e shumë rrymave të ajrit dhe ftohjes së njëkohshme të çdo pjese të ndarjeve, ushqimet tuaja do të qëndrojnë të freskëta për një periudhë më të gjatë, pa grumbulluar akull. Përveç kësaj, frigoriferët Samsung kanë thjeshtësi dhe elegancë, duke e bërë kuzhinën tuaj një vend ku do të doni të kaloni kohën dhe të kënaqeni plotësisht.

 

Nëse vendosni të blini lavatriçen Samsung QuickDrive™, do ta përgjysmoni kohën e larjes dhe do t’i jepni dyfishin e kohës vetes! Përveç kursimit të kohës (shkon deri në 50%), konsumi i energjisë është gjithashtu i ulët (deri në 20%), pa rrezikuar efikasitetin e larjes. QuickDrive™ ka një kazan kryesor Q-Drum™ dhe një rrotull prapa që rrotullohet në mënyrë të pavarur, duke i kthyer rrobat më me fuqi. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por edhe e butë. Por jo vetëm kaq! Lavatriçet Samsung QuickDrive™ kanë derë AddWash™ që mundëson të shtoni lehtësisht dhe shpejt rrobat që keni harruar pas nisjes së ciklit të larjes. Dera AddWash™ mund të hapet vetëm kur temperatura brenda kazanit është nën 50°C.

 

Promocioni përfshin gjithashtu fshesa të caktuara me korrent të Samsung, njohur për teknologjinë e tyre të përparuar, thithjes së fuqishme dhe përdorimit tepër të lehtë. Për sa i përket përdorimit të lehtë, fshesat me korrent Samsung POWERbot janë të veçanta, sepse mund t’i lini të fshijnë vetë, ndërkaq ju i kontrolloni nga telefoni juaj. Falë teknologjisë Visionary Mapping, fshesa me korrent llogarit rrugën më efikase, shmang pengesat dhe ka një thithje të fuqishme duke i siguruar një pastrim të jashtëzakonshëm shtëpisë suaj. Fshesat me korrent Samsung POWERstick me dizajnin elegant e të hollë kursejnë hapësirë dhe kohë. Promocioni përfshin edhe fshesat me korrent me kuti që janë të thjeshta në përdorim dhe pastrojnë gjithçka nga tapetet deri te dyshemetë e forta. 

 

Një listë e plotë e pajisjeve gjendet në faqen samsung5vitegaranci.al, prandaj mund të zgjidhni ato që ju duhen më së shumti në shtëpi.

 

Për të fituar të drejtën e garancisë 5-vjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen samsung5vitegaranci.al brenda 60 ditëve nga data e blerjes. 

 

Çdo informacion shtesë mund të merret duke telefonuar shërbimin ndaj klientit: 045 620 202, me çmimin e thirrjeve lokale për rrjetet fikse dhe celulare.

Më i freskët, më komod

Ushqimi është i shijshëm, i freskët dhe afër

Me një dizajn modern dhe teknologji novatore, frigoriferi Samsung Food Showcase përmbush më së miri nevojat e një shtëpie moderne. Falë dopio dyerve që ruajnë freskinë, ushqimet janë të organizuara mirë dhe janë afër.

Mëso më shumë
Foodshowcase

Lëshoje dhe shijoje

Samsung QuickDrive™ respekton kohën

Lavatriçja QuickDrive™ e redukton kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë deri në 20%, pa rrezikuar efikasitetin e larjes. Q-Drum™ ka një kazan kryesor dhe rrotull prapa që rrotullohen në mënyrë të pavarur, prandaj rrobat kthehen më me fuqi, vënë në lëvizje nga forcat e dyfishta. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por e butë.

Mëso më shumë
Samsung QuickDriveTM respekton kohën

Fuqi dhe pavarësi

Pastron gjithçka që mos të na mbetet gjë

Fshesat robotike Samsung me korrent me teknologjinë e përparuar pastrojnë plotësisht dyshemetë në shtëpinë tuaj. Ato skanojnë dhe zbulojnë çdo pengesë të ngushtë apo të vogël në një sipërfaqe më të gjerë. Përveç kësaj, ato mund të ndjejnë se ku gjenden qoshet e dhomës dhe t'i pastrojnë tre herë me një forcë thithëse 10% më të lartë. Kur ato lëvizin gjatë skajeve, aktivizohet teknologjia Edge Clean Master që pastron skajet dhe qoshet falë furçës që është shumë afër me pjesën para.

Mëso më shumë
Fshese me korent Robot