Promocioni TV: Ndjenja e zgjatur e rehatisë. E garantuar!

5 vjet garanci për televizorët UHD dhe QLED të vitit 2018.
E vlefshme nga 01/10/2018 deri 31/12/2018 E skaduar
5 vjet garanci për televizorët UHD dhe QLED të vitit 2018

Nëse dëshironi të gjallëroni shtëpinë me një televizor të ri që do të sjellë argëtim për të gjithë pjesëtarët e shtëpisë – atëherë kjo është koha e duhur për ta bërë! Përfitoni 5 vjet garanci për televizorët Samsung UHD dhe QLED nga 2018, si dhe 10 vjet garanci pa efektin “Burn-In”.

Garancia 5 vjeçare për televizorët UHD dhe QLED të vitit 2018 vlen për pajisjet e blera gjatë periudhës 01.10. deri më 31.12.2018. Garancia 10 vjeçare pa efektin ,,Burn-in" vlen për televizorët QLED të vitit 2018 të blerë gjatë kësaj periudhe. 

Efekti ,,Burn-in" është shfaqja e pamjes së dyfishtë, një shenjë e përhershme në disa pjesë të ekranit të televizorit, e cila mund të krijohet për shkak të shfaqjeve të të njëjtës pamje ose skene gjatë një periudhe të gjatë.

Televizorët QLED kanë një certifikatë nga shoqata gjermane lider në testimin dhe certifikimin e pajisjeve elektronike - Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE) për shkak të mundësisë për të prodhuar 100% volum ngjyre. Kjo do të thotë se ngjyrat janë më të plota, më shprehëse dhe më të sakta. Televizorët QLED janë të certifikuar edhe nga UHD Alliance, e cila ka konfirmuar që televizori është UHD Premium, si dhe shfaq në mënyrë të besueshme përmbajtje UHD.

Funksioni Q Contrast ju mundëson të shihni gjithçka në çdo skenë, edhe kur dhoma është krejtësisht e ndritshme. Një gamë e gjerë opsionesh të dritës dhe kontrastit ju lejon të shihni gjëra që as nuk i keni imagjinuar më parë. Tani, ju mund të shihni detajet si në skenat më të ndritshme ashtu edhe në ato më të errëta.

Televizorët QLED përdorin teknologjinë Quantum dhe janë inorganikë:  ekrani nuk i humb karakteristikat me kalimin e kohës dhe gama fantastike e ngjyrave dhe detajeve që shihni sot, do t’i shihni të pandryshuara edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lidhja e re dhe unike e padukshme vetëm me një kabllo mundëson që t’i mbani larg syve tuaj duke i lidhur ato në një vend - One Connect Box.

Në vend të ekranit të zi, pasurojeni hapësirën tuaj me një regjim të ri e të përshtatshëm ambienti, i cili shkon me dizajnin e ri të brendshëm të shtëpisë.

Televizorët QLED ju japin mundësinë për të ndjekur parashikimin e motit, kryetitujt më të fundit në sfondin bashkëveprues ose për të shfaqur foto nga telefoni juaj, duke e kthyer kështu dhomën tuaj të ndenjes në një galeri personale. Ju mund ta përdorni telefonin edhe për të luajtur muzikë dhe kontribuar çdo ditë për një atmosferë pozitive.

Udhëzuesi universal shfaq jo vetëm emisionet dhe përmbajtjet popullore, por edhe përmbajtjet e rekomanduara për t’u përshtatur me interesat tuaja duke i analizuar ato në muajt e fundit. 

SmartThings e kthen televizorin tuaj në një qendër për të gjitha pajisjet tuaja inteligjente në shtëpi, nga frigoriferët deri te telefonat celularë. Ky funksion mundëson bashkëveprim të thjeshtë dhe ju lejon ta kontrolloni dhe monitoroni shtëpinë tuaj inteligjente në një mënyrë të zgjuar. 

Modelet e reja të televizorit Samsung UHD do t’i ndryshojnë pritshmëritë tuaja që keni për shikimin e televizorit.

Gjithçka që shihni do të duket më mirë dhe më bindëse, më e gjallë dhe më reale. Rregullimet e kontrastit me shumë shtresa dhe ndjenja e intensitetit dhe pamjes në tre dimensione që krijon do t’ju lë pa frymë. 

Mundësia për të kontrolluar të gjitha pajisjet e lidhura me një telekomandë, mundësia e kontrollit të zërit dhe veçanërisht mundësia për ta lidhur telefonin tuaj celular me televizorin tuaj përmes aplikacionit Smart View, me anë të të cilit telefoni juaj celular luan rolin e telekomandës dhe ofron komoditet të mrekullueshëm.

Të gjitha përmbajtjet janë të dukshme në një ekran me funksionin One Depth! Ju mund të hyni në burime të ndryshme dhe ta kontrolloni programin para se të zgjidhni një për t’ia kushtuar kohën atij.

Shijoni ngjyrat realiste të pamjes së qartë si kristali, ndriçimit të pashembullt, hijeve, rritjes automatike të intensitetit dhe dukshmërisë të të gjitha detajeve! Dizajni minimalist dhe elegant i televizorëve Samsung UHD, po aq tërheqës edhe kur televizori ndizet dhe fiket, ofrojnë një përvojë superiore vizuale, prandaj përmbajtja duket si e vërtetë.

Zgjidhni televizorin tuaj të preferuar Samsung UHD ose QLED dhe shijoni mundësitë e pafund të teknologjive më të fundit që ju përshtatet juve.

Promocioni zgjat nga data 01.10. deri më 31.12.2018.  Hollësitë në lidhje me promocionin dhe lista e modeleve janë të disponueshme në  www.samsung5vitegaranci.al

Për të përmbushur të drejtën për garanci, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes.

Numri i shërbimit të klientit 045 620 202 (me çmimin e thirrjeve lokale për rrjetin fiks dhe celular).