Promocion i pajisjeve shtëpiake: 5 vjet garanci

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet, prandaj po ju japim 5 vjet garanci në disa pajisje të zgjedhura të elektroshtëpiakeve dhe fshesave me korent Samsung.
E vlefshme nga 15/02/2018 deri 31/12/2018 E skaduar
pajisje shtepiake samsung

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet! Por nëse blini një nga modelet e përzgjedhura të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve inkaso apo fshesave me korrent Samsung, ju fitoni edhe siguri 5 vjeçare. 

Ne besojmë në cilësinë e produkteve tona, prandaj japim 5 vjet garanci në modele të zgjedhura të blera në periudhën 15.02 deri më 31.12.2018. 

Nëse vendosni të blini një Lavatriçe Samsung me teknologjinë AddWash, do të mundeni thjesht të shtoni rroba të cilat i keni harruar gjatë larjes. Po ashtu, në sajë të kësaj teknologjie, do të mund të shtoni detergjent apo zbutës, të futni ndonjë rrobë delikate të cilën doni vetëm ta shpëlani apo ta centrifugoni. Por kjo nuk është e tëra! Lavatriçet Samsung gjithashtu i dallon edhe teknologjia Eco Bubble™, e cila siguron pastrim të fuqishëm, madje edhe në temperatura të ulëta. Detergjenti shndërrohet në flluska, duke depërtuar kështu shumë shpejtë në pëlhurë dhe me lehtësi largon papastërtitë, dhe në të njëjtën kohë mbron pëlhurën dhe kursen energjinë. 

Frigoriferët Samsung dallojnë për risitë e shumta që janë krijuar për ta bërë jetën më të lehtë për ju. Ushqimi gjithmonë do të arrihet lehtë, në sajë të ndarjeve dhe sirtarëve me kapacitet maksimal të ruajtjes. Ndërsa me teknologjinë No Frost, qarkullimin e shumëfishtë të ajrit dhe ftohjen e njëkohshme të secilës ndarje, ushqimi juaj do të ruajë freskinë për një kohë më të gjatë. Përveç kësaj, frigoriferët Samsung i përgjigjen thjeshtësisë dhe elegancës, duke e bërë kuzhinën tuaj një vend në të cilin me qef do të kaloni kohën dhe do të kënaqeni plotësisht. 

Në promovim janë përzgjedhur modelet e caktuata të Furrave inkaso Samsung me teknologji Dual Cook, në sajë të së cilës në të njëjtën kohë mund të përgatisni më shumë gatime apo ta përdorni atë në tërësi për të përgatitur një sasi më të madhe ushqimi – të gjitha me saktësinë që kërkon ushqimi i restorantit. 

Ndërsa Pianurat e veçanta Samsung ju ofrojnë gatim efikas, stil elegant, shpejtësi dhe kontroll. Në zonën fleksibël (flex) mund të përgatisni më shumë gatime në të njëjtën kohë, por edhe të gatuani ushqimin në enë të mëdha me forma jostandarte.

Listën e plotë të produkteve e gjeni në faqen samsung5vitegaranci.al dhe zgjidhni ato që i mungojnë shtëpisë tuaj. 

Në mënyrë që të fitoni të drejtën për garanci 5 vjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al
 jo më vonë se 60 ditë nga dita e blerjes.   

Në rast se keni nevojë për ndonjë informacion shtesë, ato mund t’i merrni përmes shërbimit të konsumatorëve 045 620 202, me çmimin e thirrjes lokale për rrjetin fiks dhe mobil. 

*Tharëset e rrobave Samsung janë në promocion vetëm në periudhën nga 15.02. deri më 30.4.2018. 

Produkte të përfshira në promovim
Frigoriferët
Fshesa me korent
Lavatriçe
Pajisje gatimi