Promocioni për pajisje shtëpiake: 5 vjet garanci për tharëset e rrobave dhe lavatriçet

Shumë gjëra mund të ndodhin për pesë vjet, prandaj ju japim 5 vjet garanci për të gjitha tharëset e rrobave dhe larëse-tharëset Samsung
E vlefshme nga 01/10/2019 deri 31/12/2019
5 vjet garanci

Në  5 vjet mund të ndodhin shumë! Prandaj është mirë të dini se duke blerë tharëse rrobash ose larëse-tharëse Samsung, nuk keni pse të shqetësoheni për pesë vjet. Ne i besojmë cilësisë sonë dhe prandaj ju japim 5 vjet garanci për të gjitha tharëset e rrobave dhe modelet e larëse-tharëseve që blihen nga periudha 1 tetor deri më 31 dhjetor 2019.

 

Tharëset e rrobave Samsung ofrojnë një gamë risish dhe zgjidhjesh inteligjente për një mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe më ekonomike për të tharë rrobat tuaja.
Sistemi OptimalDry™ Smart System mundëson cilësim të vazhdueshëm të kohës së tharjes për rezultatet më të mira dhe, njëkohësisht, i mbron rrobat nga dëmtimi.
Ju keni në dispozicion një cikël 35 me tharje të shpejtë, që është për sasitë e vogla të rrobave për t’i veshur ato për 35 minuta! Mund edhe të kurseni kohë me sistemin e kontrollit inteligjent, që monitoron automatikisht të gjitha gabimet e mundshme përmes një aplikacioni në telefonin tuaj dhe zbulon problemet me përdorimin e pajisjes, duke ju mbrojtur nga shpenzimet e mundshme të riparimeve.

 

Promocioni i garancisë 5-vjeçare përfshin edhe larëse-tharëset Samsung, që mundësojnë përdorim të lehtë e të shpejtë të dy opsioneve të nevojshme në një pajisje.
Përveç garancisë së ofruar, duke blerë këto pajisje ju përfitoni edhe 10 vjet garanci për motorin digjital inverter, i cili ofron efikasitet të lartë të energjisë, zhurmë minimale dhe performancë afatgjate.
Ju do të kurseni kohë me ngarkesat e vogla të rrobave falë programit me larje të shpejtë për të pastruar në një mënyrë të shpejtë dhe efikase rroba që nuk janë shumë të pista.
Disponohet edhe teknologjia Air Wash për freskimin dhe dezinfektimin e rrobave që të kenë gjithmonë një aromë të freskët. 

 

Një listë e plotë e pajisjeve gjendet në faqen samsung5vitegaranci.al, prandaj mund të zgjidhni ato që ju duhen më së shumti në shtëpi.

 

Për të fituar të drejtën e garancisë 5-vjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen samsung5vitegaranci.al brenda 60 ditëve nga data e blerjes.
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Çdo informacion shtesë mund të merret duke telefonuar shërbimin ndaj klientit: 045 620 202, me çmimin e thirrjeve lokale për rrjetet fikse dhe celulare.

Redukto kohën e tharjes / Shpejt dhe me zgjuarsi

Merr rroba të thata më shpejt me më pak kosto

Një gamë risish dhe zgjidhjesh inteligjente instaluar te tharëset Samsung do t'i japin shtëpisë një mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe ekonomike për të tharë rroba dhe për të pasur më shumë kohë të lirë.
Sistemi OptimalDry™ Smart System mundëson cilësim të vazhdueshëm të kohës së tharjes për rezultatet më të mira dhe, njëkohësisht, i mbron rrobat nga dëmtimi.
Disponohet një tjetër cikël për tharje të shpejtë që than rrobat tuaja për t'i veshur vetëm pas 35 minutash!

Tharese rrobash

Më shpejt, me aromë

Rroba të pastra më shpejt, me më shumë freski

Një kombinim zgjidhjesh dhe risish praktike te larëse-tharëset Samsung do t'ju japë një mënyrë më efikase dhe më të lehtë për të pastruar dhe tharë rrobat.
Do të kurseni kohë me programin "tharje e shpejtë" për të larë sasi më të vogla rrobash për 15 minuta. Teknologjia Air Wash për freskimin dhe dezinfektimin mundëson aromën e freskët të rrobave.
Duke blerë këtë pajisje, ju merrni 10 vjet garanci shtesë për motorin digjital inverter.

lavatrice e kombinuar