Gjërat e mira gjithmonë shkojnë bashkë

Me serinë tonë të re të televizorëve QLED vijnë edhe dhurata të shkëlqyeshme! Me blerjen e QLED 8K fitoni dhuratë altoparlantin Q90 soundbar! Me blerjen e Q80 apo Q90 fitoni dhuratë Galaxy Tab A 10.5! Me blerjen e Q60 apo Q70 fitoni dhuratë Galaxy Watch Active!

*Vlen deri me harxhimin e stoqeve
E vlefshme nga 01/10/2019 deri 17/11/2019 E skaduar
Gjërat e mira gjithmonë shkojnë bashkë

Përfitoni nga aksioni special, i cili fillon nga 1 tetor deri me 17 nëntor:

 

Me blerjen e televizorit QLED 8K ju merrni si dhuratë Q90 altoparlant Soundbar. Me këtë shtojcë kënaquni duke shikuar përmbajtjen tuaj të preferuar me tingull panoramik. Altoparlanti Soundbar mbush çdo cep të dhomës me tingull të pasur dhe dinamik. Me blerjen e një televizori nga seria  QLED Q80 apo Q90 merrni si dhuratë  Galaxy Tab A 10.5. Njihuni me pajisjen e re shtëpiake të optimizuar. Tableti me ekranin 10,5-inç , altoparlant rrethues 3D Quad, me performanca të larta dhe bateri me shumë jetëgjatësi, është krijuar për tu shijuar nga e tërë familja.

 

Me blerjen e një televizori nga seria QLED Q60 apo Q70 ju merrni si dhuratë Orë Galaxy Active. Me televizorin e ri eksploroni dhe gjeneratën e re të pajisjeve Galaxy Watch Active. Të gjitha orët e fitnesit kanë funksione të zgjuara të monitorimit të të dhënave, por Ora Active dallohet. Kjo është orë fitnesi që ofron në mënyrë aktive këshilla në mënyrë që të jeni gjithmonë një hap përpara të tjerëve.

 

Televizorët Samsung QLED bazohen në teknologjinë Quantum dot që është unike në treg dhe ofron përvojën më të mirë të shikimit në ekran të madh!

 

Ne po fillojmë një epokë të re të risive, së bashku me produkte unike që shtyjnë kufijtë dhe ju zbukurojnë çdo ditë. Me teknologjinë e fuqishme QLED ky televizor ju jep cilësi të jashtëzakonshme të fotografisë dhe funskionalitet të përkryer. Televizorët QLED lëvizin kufijtë në paraqitjen e përmbajtjes suaj të preferuar, ndërsa në anën tjetër mbushin dhomën tuaj të ditës me përmbajtje dekorative. Edhe kur është fikur, televizori i ri QLED mbush shtëpinë tuaj me imazhe interesante që dalin ndërsa televizori është i fikur.

 

Pra merrni televizorin tuaj dhe filloni me ne një epokë të re të risive!

 

Për të realizuar të drejtën në dhurata, duhet ta regjistroni blerjen tuaj duke i dërguar të dhënat vijuese në email adresën ce.promotion@samsung.com dhe atë në afat prej 30 ditësh nga data e faturimit: emrin, mbiemrin, email adresën, adresën e shtëpisë (për shkak të dorëzimit të dhuratës), kuponin fiskal të skanuar nga pika e shitjes, modeli dhe numri serik i pajisjes. Promovimi zgjatë prej 01.10. deri më 17.11.2019 apo deri me harxhimin e stoqeve .

 

Kushtet e promovimit dhe informacione të mëtutjeshme mund të gjeni këtu.

Gjërat e mira gjithmonë shkojnë bashkë

Realitet i përkyer

Televizor QLED 8K për një ditë të përkryer

Nëse për një kohë gjatë keni qenë në kërkim të përsosshmërisë, me këtë produkt atë e keni para jush!

QLED 8K ju ofron një rezolucion të mrekullueshëm prej 33 milion piksele.
Rezolucioni i madh ju ofron përjetim 4 herë më të mirë se rezolucioni 4K UHD dhe përjetim 16 herë më të mirë se rezolucioni FHD.

Kënaquni me fotografinë e qartë dhe precize 8K!

QLED 8K

Bas më i fuqishëm

Altoparlant Soundbar QLED 90 për lidhje pa tel

Altoparlant i përsosur që përshtatet me QLED 8K, veçanërisht pasi e merrni si dhuratë ! Nëse jeni adhurues i performancës muzikore në shtëpi kjo është pajisja pa të cilën nuk do të mundeni dot. Me lidhjen WiFi dhe Bluetooth lidhni me lehtësi altoparlantin me pajisjen tuaj mobile dhe kënaquni me muzikën tuaj të preferuar pa tela dhe lidhje shtesë .

soundbar

Sjell në jetë si skena të errëta, ashtu edhe atë të ndriçuara

QLED Q70 realiteti para jush

Realiteti i fotografisë para jush! Me teknologjinë inovative Quantum Dot dukshmëria e ngjyrave reale arrin maksimumin. Mos lejoni që t'ju ikin detajet. Përjetimi i shikimit bëhet më i gjallë me teknologjinë e zgjeruar HDR.

Q70

Zbuloni bukurinë

QLED Q80 bukuria është në detaje

Shikoni fotografinë, jo televizorin!
Televizori Samsung QLED është shpërblyer nga revista TIME si risia më e mirë e vitit 2018 - Televizor dizajni i të cilit ndërthuret me murin. Përjetoni përvojë të përsosur ndërsa shikoni në të, pavarësisht nëse është i ndezur apo i fikur. Kontrolli i shkëlqyeshëm i ndriçimit të pasëm krijon kënaqësi të përsosur dhe pa probleme.

Q80

Përsosmëri e pastër e fotografisë

QLED Q90 precizitet dhe detaje

Preciziteti shpie në përsosmëri! Mirësevini në klasën e re të precizitetit. Me këtë televizor do të ndjeni më shumë thellësi, kalim të lehtë ndërmjet skenave dhe ngjyrë natyrale të fotografive sikur të ishit në xhirime.

Në ekranin më të madh, gjithçka bëhet e vërtetë. Do të përjetoni çdo kufi, do të ndjeni çdo shpërthim dhe do të jeni pjesë e çdo veprimi!
Asnjëherë nuk keni qenë më afër përmbajtjes që po shihni.

Q90

Një botë e re e ngjyrave

QLED Q60 me një miliard ngjyra

Hyni në botën e re të ngjyrave QLED. Me teknologjinë "Quantum Dot" do të përjetoni një përvojë unike të shikimit të rezolucionit të plotë me një gamë të shkëlqyeshme prej mbi një miliardë ngjyrash, secila e azhurnuar në një qartësi të jashtëzakonshme falë një procesori inteligjent 4K.

Rregullimi automatik dhe regjimi automatik i punës rregullojnë shkëlqimin dhe tingullin e fotografisë ashtu që t'i përshtaten çdo enterieri.

Q60

Shikoni për qejf me orë të tëra

Galaxy Tab A 10.5

Hiqeni nga priza dhe merreni Tab A (2018, 10.5) me vete. Bateria e saj 7,300mAh zgjat deri në 15 orë të shikimit të videove me një karikim, dhe karikimi i shpejtë ju lejon t’a karikoni plotësisht brenda 3.5 orëve të shkurtra, në mënyrë që t’a përdorni atë më gjatë dhe të prisni më pak.

Me regjimin e shumë përdoruesve në Galaxy Tab A (2018, 10.5), secili anëtar i familjes përjeton tabletën e tij. Krijoni një llogari të veçantë deri në tetë përdorues të tjerë, të cilët më pas mund të ndryshojnë dhe të ruajnë cilësimet sipas preferencave të tyre të veçanta.

Tab A 10.5

Për kontroll të sigurt

Ora Galaxy Watch Active - bëhu kush je

Të gJithë kanë mënyrën e vet të të qenit aktiv. Me Orën Galaxy Watch Active kontrolloni me siguri nivelin e stresit. Ora Galaxy Watch Active ka monitor të integruar për monitormin e pulsit që ju alarmon menjëherë nëse ka rrahje zemre të shpejtë ose të parregullt. Gjithashtu, zbulon nivelin e stresit, kështu që ju mund të ktheni frymëmarrjen duke marrë frymë në mënyrë të kontrolluar. Kontrolloni ndryshimin në stres para dhe pas frymëmarrjes së kontrolluar.

watch