Promocioni televizorëve: Gjërat e mira gjithmonë shkojnë bashkë

50 vjet risi janë arsyeja e përkryer për një dhuratë fantastike me serinë tonë të re të televizorëve QLED. Me blerjen e QLED 8K, përfitoni dhuratë altorparlantin e zërit Q90! Me blerjen e Q70, Q80 ose Q90 përfitoni dhuratë Galaxy Tab A 10.1!

*E vlefshme deri në përfundimin e stokut të disponueshëm
E vlefshme nga 01/10/2019 deri 17/11/2019
Gjërat e mira gjithmonë shkojnë bashkë

Këto 50 vitet e fundit Samsung ua ka dedikuar risive, të cilat ua kanë bërë më të lehtë jetën njerëzve dhe kaluan kufijtë e kapacitetit njerëzor. Mund të themi me krenari që shumë prej jush i kemi lumturuar dhe gëzuar. Miliona njerëz përdorën produktet tona dhe shijuan përvojën unike që u ofruam. Për këtë arsye e shënojmë këtë jubile në një mënyrë të veçantë dhe ju japim edhe më shumë arsye për t’u gëzuar!

 

Përfitoni nga shitja e veçantë që zgjat nga data 1 tetor deri më 17 nëntor:

 

Me blerjen e televizorit QLED 8K, përfitoni dhuratë altoparlantin e zërit Q90. Me këtë aksesor, ju kënaqeni duke parë përmbajtjen tuaj të preferuar me zë panoramik. Altoparlanti mbush çdo cep të dhomës me zë të bollshëm dhe dinamik.

 

Me blerjen e televizorit nga seria QLED Q70, Q80 ose Q90, përfitoni dhuratë Galaxy Tab A 10.1. Me një peshë prej 525 gramë, ky tablet është i përsosur për ta mbajtur me vete. Përveç kësaj, teknologjia PLS ju mundëson riprodhim më të mirë të ngjyrave në ekran. Me këtë tablet, ju jeni të sigurt që do të shijoni çdo moment!

 

Televizorët Samsung QLED janë të bazuar në teknologjinë Quantum Dot, e cila është unike në treg dhe ofron përvojën më të mirë të shikimit të përmbajtjes në një ekran të madh!

 

Le të lundrojmë drejt një epoke risish bashkë me produktet unike që shkojnë përtej kufijve dhe jua bëjnë ditën edhe më të lehtë. Me teknologjinë e fuqishme dhe inteligjente QLED, ky televizor ju ofron cilësi të jashtëzakonshme figure dhe funksionalitet të përkryer. Televizorët QLED shkojnë përtej kufijve në paraqitjen e përmbajtjes së preferuar dhe nga ana tjetër, ato e mbushin dhomën e ndenjes me përmbajtje dekorative. Edhe kur është i fikur, televizori i ri QLED e mbush dhomën me imazhe interesante që ndryshojnë në ekran!

 

Për t’u kualifikuar për dhurata, duhet të regjistroni blerjen duke dërguar të dhënat vijuese me email në ce.promotion@samsung.com brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të faturës: emri, mbiemri, emaili, adresa e shtëpisë (për dorëzimin e dhuratës), paraqitja (skanimi) e faturës nga pika e shitjes, modeli dhe numri i serisë së pajisjes. Ky promocion zgjat nga data 01.10. deri  17.11.2019 ose deri në përfundimin e stokut të disponueshëm.

 

Detajet dhe kushtet e promocionit i gjeni këtu.

Gjërat e mira gjithmonë shkojnë bashkë

Realitet i përkryer

Televizor QLED 8K për një ditë të përkryer

Nëse keni kohë që kërkoni perfeksionin, atëherë me këtë produkt e keni para syve!
QLED 8K ofron rezolucion të mrekullueshëm prej 33 milionë pikselësh.
Rezolucioni i lartë ofron një përvojë që është 4 herë më e mirë se rezolucioni 4K UHD dhe 16 herë më e mirë se rezolucioni FHD.

Shijoni figurën më të qartë dhe precize me cilësinë e rezolucionit 8K!

Televizor QLED 8K për një ditë të përkryer

Bazë më e fuqishme

Altoparlanti i zërit QLED 90 për lidhje pa tel

Një altoparlant i përkryer që përshtatet mirë me QLED 8K, veçanërisht kur e përfitoni dhuratë! Nëse jeni adhurues i performancës muzikore në shtëpinë tuaj, kjo është një pajisje që nuk mund të bëni pa të. Me lidhje WiFi dhe Bluetooth, ju mund ta lidhni lehtësisht altoparlantin me pajisjen celular dhe shijoni muzikën tuaj të preferuar pa tela shtesë për lidhje.

Bazë më e fuqishme

Sjellë në jetë skenat e errëta dhe të ndritshme

Realiteti QLED Q70 para syve tuaj

Realiteti i figurës para syve tuaj! Me ndihmën e teknologjisë novatore Quantum Dot, dukshmëria e ngjyrave të vërteta arrin maksimumin. Mos lini t'ju shpëtojë asnjë detaj. Përvoja e shikimit bëhet më reale me teknologjinë e zgjeruar HDR.

TV samsung Q70

Zbuloni bukurinë

Bukuria QLED Q80 është në detaje

Shikoni figurën, jo TV!
Televizori Samsung QLED TV është vlerësuar me çmimin risia më e mirë e 2018 nga Revista TIME - dizajni i tij shkrihet në mur. Provoni përvojën e përkryer duke e parë, pavarësisht nëse është i ndezur apo jo. Kontrolli i përsosur i ndriçimit në sfond krijon kënaqësi të shkëlqyer.

TV Samsung Q80

Perfeksion i pastër figure

Sakstësia dhe detajet QLED Q90

Saktësia çon në perfeksion! Mirë se vini në një kategori të re saktësie. Me këtë televizor, do të ndjeni mprehtësi të rritur, kalim të qetë mes skenave dhe ngjyrës së figurës natyrale, sikur të ishit në një set xhirimi.

Gjithçka bëhet reale në një ekran të madh. Ju do të përjetoni çdo gol, ndjeni çdo shpërthim dhe do të bëheni pjesë e secilës skenë aksioni!
Nuk keni qenë kurrë më afër përmbajtjes që shihni.

TV Samsung Q90

Multimedia me prekje

Galaxy Tab A 10.1

Ekrani i madh do t'ju rrëmbejë në çast dhe do t'ju bëjë të kaloni me orë të tëra duke kërkuar dhe parë video. Bateria që zgjat 15 orë* do të plotësojë nevojat edhe të përdoruesve më kërkues.

Edhe pse ka ekran të madh, mos lini t'ju frikësojnë përmasat e tij. Në pamje të parë mund të duket i rëndë, por me 525 gramë peshë është tejet kompakt dhe i përshtatshëm për mbajtje.

Ideal për hedonistët digjitalë!

*Për përdorim mesatar

Galaxy Tab A 10.1

*Për përdorim mesatar