Promocioni celularëve: Samsung siguron S9 & S9+ tuaj

Blini Galaxy S9 I S9+, regjistroni falas pajisjen dhe përfitoni 1 vit sigurim
E vlefshme nga 23/04/2018 deri 31/12/2018
Promocioni i Galaxy S9 | S9+  Samsung siguron Galaxy S9 dhe S9+ tuaj

Thyerja dhe dëmtimi i ekranit është një nga gjërat më të pakëndshme që mund t'ju ndodhë. Ju ndoshta keni hasur në një situatë të tillë dhe e dini se çdo të thotë t'ju prishet telefoni i cili mban të gjitha kujtimet tuaja më të çmuara. 

Duke qënë se vazhdimisht përpiqemi të përmirësojmë përvojën e përdoruesit dhe të kujdesemi për klientët tanë duke u ofruar shërbim cilësor, Samsung ka vendosur që me blerjen e çdo telefoni të ri Galaxy S9 dhe S9 + t’u ofrojë blerësve mundësinë që në rast thyerje të zëvendësojnë ekranin me një çmim prej 99 € *. Pa këtë sigurim, çmimi i rregullt i zëvendësimit të ekranit të thyer është rreth 300 € *.

Shërbimi shtesë që mbulon dëmtimin e ekranit mund të shfrytëzohet për të gjitha pajisjet e blera deri më 31.12.2018 tek shitësit e autorizuar të Samsung, të cilët janë regjistruar me sukses në faqen www.samsungsp.eu në afat prej 7 ditësh nga data e blerjes. Regjistrimi i pajisjes është falas.

Me Galaxy S9 | S9 +, ju do të mund të krijoni foto që ju lënë pa frymë, të shkëlqyera si në dritë të diellit ashtu edhe në kushte të ndriçimit të dobët.  Hapja e dyfishtë në këtë telefon ka një lente që përshtatet si syri i njeriut. Është në gjendje të ndryshojë me lehtësi automatikisht sipas kushteve të ndryshme të ndriçimit - në sajë të të cilave fotot duken të shkëlqyera si në dritë ashtu dhe në errësirë, si ditën ashtu edhe natën.

Por kjo nuk është e gjitha! Ky aparat gjithashtu përmban funksionalitetin e Regjistrimit Super Slow, kështu që tani mund të regjistroni të gjitha momentet e preferuara të shfaqura në të gjitha sekondat. Përveç kësaj, ju mund të shtoni muzikë në këtë video ose ta konvertoni atë në GIF dhe me një klikim të thjeshtë ta ndani me të tjerët.

Risi tjetër është që tani mund të bëni një version virtual të vetes në formën e emotikon AR duke përdorur vetëm një selfie të thjeshtë. Ju do të kënaqeni me shprehjen e emocioneve tuaja në formën e emotikonëve personal dhe ringjalljen e tyre kur u dërgoni tekstin miqve tuaj.

Ju pëlqejnë risitë që sjell Galaxy S9 | S9 +? Blini tani tek shitësit e autorizuar dhe gëzoni të gjitha përfitimet që kemi përgatitur për ju:   http://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-s9/shop/  Tani mund ta shijoni plotësisht dhe me qetësi telefonin tuaj të ri. Kurse për aksidentet dhe situatat e padëshiruara kujdesemi ne!