Promocioni televizorëve: Ndjenja e zgjatur e rehatisë. E garantuar!

Pesë vjet garanci për televizorët UHD, PREMIUM UHD DHE QLED.
E vlefshme nga 01/05/2018 deri 30/06/2018 E skaduar
Promocioni televizorëve: Ndjenja e zgjatur e rehatisë. E garantuar!

Bëhuni gati për t’u kënaqur para Televizorit. 

Nëse nuk mund të shkoni në stadium, mund të sillni stadiumin në dhomën tuaj të ndejnjes. Mos e humbisni atmosferën fantastike të kampionatit botëror të futbollit. Tregoni se si teknologjia e lartë funksionon për ju: ndjeni eufori, brohoritje, tension, sikur të jeni të pranishëm në kampionat. Shtojini përvojës suaj televizive një dimension të ri të realizmit.

Televizorët QLED kanë marrë certifikimin e Shoqatës udhëheqëse gjermane për testimin dhe certifikimin e pajisjeve elektronike - Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE) për aftësinë për të prodhuar 100% vëllim të ngjyrës. Kjo do të thotë që ngjyrat janë më të plota, më të theksuara dhe më të sakta. Televizorët QLED gjithashtu kanë certifikatën e Aleancës UHD që konfirmon se televizori është  UHD Premium, dhe se ai shfaq me besnikëri përmbajtjen UHD.

Veçoria e kontrastit Q ju jep mundësinë për të parë çdo gjë në çdo skenë, madje edhe kur dhoma në të cilën ndodheni është plotësisht e ndriçuar. Gama e gjerë e ndriçimit dhe kontrastit ju lejon të shihni atë që as nuk e keni imagjinuar më parë. Tani mund të gjeni detaje si në skenat më të ndritshme, ashtu edhe në skenat më të errëta.

Televizorët QLED përdorin teknologjinë Quantum dhe janë inorganik: ekrani nuk humbë veçoritë përgjatë kohës dhe spektrin fantastik të ngjyrave dhe detajet që i shihni sot, do t’i shihni të pandryshuara edhe në të ardhmen. 

Gjithashtu, lidhja e re unike e padukshme me vetëm një kabllo ju lejon të mbani pajisjet e fshehura nga pamja duke i lidhur ato në një vend - One Connect Box.

Në vend të ekranit të zi, pasurojeni hapësirën me një regjim të ri të përshtatshëm të ambientit që është në përputhje me brendësinë e shtëpisë tuaj.

Televizorët QLED ju japin mundësinë të shihni motin, titujt e fundit të lajmeve nëpërmjet një sfondi interaktiv ose të shfaqni foto nga telefoni juaj, duke e kthyer dhomën tuaj të ndenjes në një galeri personale. Përmes telefonit, gjithashtu mund të luani muzikë dhe të kontribuoni në atmosferë çdo ditë tuajën.

Udhëzuesi universal tregon jo vetëm emisionet dhe përmbajtjet e njohura, por gjithashtu rekomandon përmbajtje veçanërisht të përshtatshme me interesat tuaja duke i analizuar ato gjatë muajve të fundit.

SmartThings e kthen televizorin tuaj në një qendër për të gjitha pajisjet tuaja të zgjuara në shtëpi, nga frigoriferi deri te telefoni celular. Kjo ju sjell ndërveprim të lehtë dhe ju lejon të kontrolloni dhe monitoroni shtëpinë tuaj të zgjuar në një mënyrë inteligjente.

Për të gjithë televizorët QLED të blerë nga 01.05 deri më 30.06.2018, ju merrni edhe 10 vjet garanci pa efekt Burn-in.  

Modelet e reja të televizorëve Samsung UHD ose UHD Premium TV do të ndryshojnë pritjet tuaja nga shikimi i televizorit.

Çdo gjë që shikoni do të duket më mirë dhe më bindëse, më e gjallë dhe më realiste. Cilësimet e shumëfishta të kontrastit  dhe përjetimi i thellësisë dhe tre dimensionalitetit që krijon do t'ju lënë pa frymë.

Rehati fantastike ju mundëson kontrolli i të gjitha pajisjeve të lidhura me një telekomandë, aftësinë për të kontrolluar zërin dhe në veçanti mundësitë e lidhjes së telefonit celular me televizorin përmes aplikacionit Smart View, ndërsa telefoni juaj celular merr funksionin e telekomandës.

Të gjitha përmbajtjet janë të dukshme në një ekran me anë të opsionit  One Depth! Ju mund të përdorni burime të ndryshme të përmbajtjeve dhe të rishikoni programin para se të vendosni se cilit do t’i kushtoni kohën tuaj.

Gëzoni ngjyra realiste të imazheve kristal-të qarta, shkëlqimin e pamposhtur, hijet, funksionin e vet rregullimit të thellësisë dhe shikueshmërinë e të gjitha detajeve në sajë të rezolucionit 4X të televizorit UHD! Me dizajn minimalist dhe elegant, po aq tërheqës si të ndezur ashtu edhe të fikur, televizorët Samsung UHD ofrojnë një eksperiencë superiore vizuale, kështu që përmbajtjet duken si në natyrë.

Zgjidhni llojin tuaj të preferuar të televizorit Samsung UHD, Premium UHD ose QLED dhe shijoni mundësitë e pakufizuara të teknologjisë më të fundit që ju përshtatet juve.

Oferta është e vlefshme nga data 01.05. deri më 30.06.2018. ose deri në datën e skadimit.

Në mënyrë që të fitoni të drejtën për garanci pesëvjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit: www.samsung5vitegarancion.al
jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes.  

*Regjistrimi është i mundur nga 7 Maji.

Produktet që janë të përfshira në promovim
TV