Promocioni i pajisjeve shtëpiake: Bëhuni pjesë e promocionit dhe merrni shpërblimin tuaj!

Duke blerë sobën dhe pjanurën inkaso Samsung së bashku, ju përfitoni një set tenxheresh WMF. Ju përfitoni gjithashtu 5 vjet garanci pas regjistrimit. Soba inkaso dhe pjanura Samsung ju sjell dizajnin më të mirë dhe risi në kuzhinën tuaj. Gatuani me stil!
E vlefshme nga 01/06/2019 deri 30/06/2019 E skaduar
Promocioni i pajisjeve shtëpiake: Bëhuni pjesë e promocionit dhe merrni shpërblimin tuaj!

Pajisjet inkaso Samsung dallohen nga dizajni i tyre dhe risia! Së bashku me to ju përfitoni edhe një set luksoz enësh kuzhine WMF!

 

Shijoni gatimin e dyfishtë mesobën Samsung Dual Cook Oven. Teknologjia Samsung e gatimit të dyfishtë Dual Cook ju jep fleksibilitet të plotë me pjesët e gatimit sipër dhe lart, të cilat kontrollohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Mospërzierja e aromave nënkupton që ju mund të gatuani njëkohësisht biskota dhe mish pule. Përveç kësaj, nëse hiqni ndarësen ju krijohet një kapacitet masiv 50 litërsh! Qoftë një gjel i madh deti, gjella apo disa tabaka me biskota, me kapacitetin 50 litërsh ju mund të gatuani më shumë çfarë dhe kur të doni.

 

Në të është e integruar edhe Teknologjia Gourmet Vapour, e cila optimizon shijen dhe përbërjen e ushqimit tuaj duke e rrethuar atë me avull që transferon shpejt dhe në mënyrë të barabartë nxehtësinë dhe lagështinë. Rezultati i kësaj është një ushqim i shijshëm dhe krokant nga jashtë, por i butë dhe i lëngshëm nga brenda. Ju do të keni kontrollin absolut gjatë gatimit me kontrollet e plota të prekjes. Paneli i kontrollit TFT-LCD me prekje e bën gatimin më të lehtë e të thjeshtuar. Ju mund të zgjidhni e të kontrolloni funksionet dhe cilësimet në mënyrë intuitive, si për shembull modalitetin e gatimit, temperaturën dhe kohën, me një prekje të thjeshtë të gishtit.

 

Me Samsung Virtual Flame Technology™, ju do të gatuani më lehtë se kurrë. Teknologjia unike dhe inovative Virtual Flame Technology™ e Samsung ju tregon se sa e nxehtë është çdo unazë me ndriçimin LED, i cili shkëlqen në përputhje me temperaturën e secilës zonë gatimi. Shijoni një mënyrë më precize të gatimit.* Tani mund të fillojë gatimi! Me sobën tonë të integruar dhe pjanurën dhe setin e kuzhinës WMF dhuratë, ju mund ta shijoni gatimin më shumë se kurrë. WMF është një markë luksoze enësh gatimi që e kthen gatimin në kënaqësi dhe e rrit nivelin e shijimit në ngrënie dhe pirje. 

 

Shijoni gatimin për familjen dhe miqtë! 

 

Promocioni është i vlefshëm nga data 1 qershor 2019 deri më 30 qershor 2019.

 

Informacione të mëtejshme për modelet e përfshira në promocion, procesin e regjistrimit dhe listën e pikave të shitjes të autorizuara nga Samsung që marrin pjesë në promocion, mund të gjenden në faqen: kushtet e promocionit.