Promocioni i Samsung: 5 vite garancion në aparatet e integruara të kuzhinës

Shumë gjëra mund të ndodhin për 5 vjet, prandaj ju ofrojmë 5 vite garancion në aparet e integruara të kuzhinës Samsung.
E vlefshme nga 01/04/2019 deri 30/06/2019
Promocioni i Samsung: 5 vite garancion në aparatet e integruara të kuzhinës

Pesë vjet është një periudhë e gjatë dhe shumëçka mund të ndodhë brenda asaj periudhe kohore. Për të qenë rehat, ne kemi përgatitur për ju promocionin – 5 vite garancion në aparatet e integruara të kuzhinës Samsung të blera brenda periudhës 01.04. dhe 30.06.2019.

 

Nëse gjatë përgaditjes së specialitetit ju nevojitet edhe një furrë, për ju është NV75N5671RS Dual Cook Flex™! Kjo është furra jonë më fleksibile, me dyer fleksibile që ju mundëson të përgadisni dy lloje ushqimesh në dy temperatura, me mundësi të qasjes në vetëm gjysmën e sipërme, pa ndërprerë pjekjen në pjesën e poshtme të furrës. Shfrytëzoni fleksibilitetin e plotë që vjen me zonën e sipërme dhe të poshtme të pjekjes, me rregullim të ndryshëm të temperaturave dhe kohës, apo përdoreni tërë furrën për përgaditjen e sasisë më të madhe të ushqimit.

 

Revolucioni i larjes së enëve ka filluar me enëlarësen e integruar DW60M9550BB me teknologji WaterWall™! Teknologjia WaterWall™ pastron çdo enë dhe kënd, pa humbur kohë apo ujë në paralarje. Performancat revolucionare të pastrimit fitohen duke krijuar mur të ujit me presion të lartë që mbulon vendet vështirë të qasshme në anën e poshtme të enëlarëses, ku shpesh i vendosni enët më të ndotura.  Me Zone Booster™ që heq me efikasitet mbetjet e ngurta të ushqimit dhe ciklit Daily 55™ të larjes dhe tharjes së shpejtë për vetëm 55 minuta do të gëzoni më shumë kohë të lirë.

 

Një kënaqësi e re në zierje quhet NZ64N9777BK me teknologjinë Virtual Flame™! Teknologjia unike Virtual Flame™ ju mundëson të shijoni kontrollin intuitiv vizual dhe që në mënyrë të qartë dhe të sigurt të shihni intenzitetin e temperaturës në panelin e induksionit, duke treguar përmes ngjyrës dhe ndriçimit të flakës virtuale LED nivelin preciz të nxehtësisë së secilës zonë të zierjes.  Me Flex Zone Plus fitoni fleksibilitet në mundësinë e zierjes së disa ushqimeve së bashku. Kjo sipërfaqe jashtëzakonisht e gjerë dhe e hapur ofron fleksibilitet dhe efikasitet shumë më të madh dhe është projektuar për përgaditjen njëkohësisht të disa ushqimeve. Përveç kësaj ju do të jeni plotësisht të qetë me funksionin „Shkyçje e sigurt“ që automatikisht shkyç pllakat nëse ju harroni, dhe me „Çelësin për sigurinë e fëmijëve“ ku me një prekje shkyçni panelin komandues, duke pamundësuar kyçjen e rastësishme apo të qëllimshme të pllakave nga ana e fëmijëve.

 

Kënaquni me komoditetin më të lartë të zierjes me Aspiratorin NK24N9804VB me ndezje automatike*. Aspiratori ndizet automatikisht si të filloni të zieni, duke ju ofruar një ambient të këndshëm dhe të shëndetshëm gjatë zierjes. Përmes sensorit automatik rregullohet shpejtësia e ventilimit, dhe pas mbarimit të zierjes sistemi mban aspiratorin tuaj edhe 10 minuta të ndezur për të hequr avujt e mbetur. Sistemi i ventilimit pothuajse i pazëshëm me kapacitet thithës prej 729 metra kub në orë mundëson largimin e shpejtë dhe të qetë të avullit, tymit dhe erës nga kuzhina. Me kontrollin me prekje, mund t’i rregulloni shpejt cilësimet, kurse dizajni i tij i nivelit më të lartë do t’ju zbukurojë kuzhinën.

 

* Aspiratori mund të lidhet me panelin e induksionit NZ64N7757GK

 

Përgatitni më shumë ushqime së bashku me panelin e induksionit NZ64N7757GK me zonën Flex Plus dhe lidhje WiFi! Në zonën Flex Plus zieni me lehtësi disa ushqime, duke përdorur më shumë enë. Kjo sipërfaqe jashtëzakonisht e gjerë, e hapur ju ofron më shumë fleksibilitet dhe efikasitet, ndërsa është e projektuar për përgatitjen e njëkohshme të disa ushqimeve. Mund të mbajë numër të madh enësh dhe madje të dallojë numrin, madhësinë dhe formën e tyre. Kështu, çdo gjë zihet njëtrajtshëm me shfrytëzim minimal të energjisë. Nëse dëshironi, përmes lidhjes WiFi mund të mbikqyrni pllakën nga distanca në çdo kohë dhe kudo që jeni. Nxejeni pllakën, kontrolloni temperaturën apo shkyçeni, sepse me lidhjen WiFi dhe aplikacionin jo vetëm që kurseni kohën e çmuar, por edhe mund t’i kontrolloni pllakat kurdo dhe kudo që jeni.

 

Listën e plotë të produkteve e kërkoni në faqen samsung5vitegarancion.al dhe zgjedhni ato që i mungojnë shtëpisë suaj.

 

Për të realizuar të drejtën për 5 vjet garancion, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegarancion.al jo më vonë se 60 ditë nga data e blerjes.