Promocioni Samsung: 5 vjet garanci për pajisjet e integruara Samsung të kuzhinës

Në 5 vjet mund të ndodhin shumë, prandaj po japim 5 vjet garanci për pajisjet e integruara Samsung të kuzhinës.
E vlefshme nga 01/04/2019 deri 30/06/2019
Promocioni Samsung: 5 vjet garanci për pajisjet e integruara Samsung të kuzhinës

Pesë vjet është një kohë e gjatë dhe në këtë hark kohor mund të ndodhin shumë gjëra. Që ju mos të shqetësoheni, ne kemi përgatitur një promocion – 5 vjet garanci për pajisjet e integruara të kuzhinës nga 01.04. deri më 30.06.2019.

 

Nëse ju duhet një tjetër sobë kur gatuani specialitetet tuaja, ne kemi përgatitur për ju NV75N5671RS Dual Cook Flex™! Kjo është soba jonë më fleksible, me derë elastike që mundëson përgatitjen e dy ushqimeve në dy temperatura të ndryshme, ku keni mundësi të kontrolloni vetëm gjysmën lart, pa ndërprerë procesin e gatimit në pjesën e poshtme të sobës. Përfitoni nga fleksibileti i plotë që vjen me hapësirën lart dhe poshtë të gatimit, me temperatura dhe kohë të ndryshme gatimi, ose përdorni të gjithë sobën për përgatitjen e sasive më të mëdha të ushqimit.

 

Revolucioni në larjen e enëve ka nisur me lavastoviljen e integruar DW60M9550BB me teknologjinë WaterWall™! Teknologjia WaterWall™ pastron çdo enë dhe cep, pa humbur kohën apo ujin në ciklin e paralarjes. Performanca revolucionare e pastrimit arrihet duke formuar një mur uji me presion, që mbulon vendet në fund të pjesës së lavastoviljes që me zor arrihen, ku shpesh vendosni enët më të pista.

Me Zone Booster™ që heq në mënyrë efikase mbetjet e ushqimit të fortë dhe me larjen ekspres Daily 55™ dhe ciklin e tharjes brenda vetëm 55 minutave, ju do të shijoni më shumë kohë të lirë.

 

Një lloj i ri gëzimi në gatim vjen me pllakën me induksion NZ64N9777BK të teknologjisë Virtual Flame™!
Teknologjia unike Virtual Flame™ ju lejon të shijoni një kontroll intuitiv vizual për të parë qartësisht dhe në mënyrë të sigurt intensitetin e temperaturës në vatrën e induksionit, duke treguar me ngjyrë dhe duke vezulluar me flakën virtuale LED nivelin e saktë të nxehtësisë të çdo hapësire gatimi.
Me Flex Zone Plus ju përfitoni fleksbilitet në gatimin e një sërë ushqimesh së bashku! Kjo hapësirë jashtëzakonisht e gjerë dhe e hapur ofron shumë fleksibilitet dhe efikasitet, dhe është dizajnuar për përgatitjen e njëkohshme të disa ushqimeve.
Përveç kësaj, ju nuk do të keni më shqetësime me funksionin "Safe Switch-Off", i cili fik automatikisht pipëzat nëse harroni ta bëni këtë, bashkë me funksionin "Child Lock“ ku me një prekje ju mund të fikni panelin e komandimit, në këtë mënyrë duke çaktivizuar aktivizimin aksidental ose të qëllimshëm të pipëzave nga fëmijët.

 

Shijoni rehatimin e gatimit cilësor me aspiratorin NK24N9804VB * me aktivizimin automatik.
Aspiratori ndizet automatikisht sapo të filloni gatimin, duke mundësuar kështu një mjedis të këndshëm dhe të shëndetshëm gatimi. Ai optimizon shpejtësinë e ajrosjes nëpërmjet sensorit automatik dhe pasi të keni mbaruar gatimin, sistemi e lë aspiratorin aktiv për 10 minuta të tjera për të eliminuar avullin e mbetur. Praktikisht një sistem i heshtur ajrosjeje, por i fuqishëm me kapacitet thithjeje 729 metra kub në orë që ju mundëson eliminimin shumë të shpejtë dhe të qetë të avujve, tymit dhe aromave të kuzhinës. Me kontrollin me prekje, ju mund të përshtatni cilësimet shpejt dhe dizajni cilësor i tij e zbukuron kuzhinën tuaj. 


* Aspiratori mund të lidhet me pllakën e induksionit NZ64N7757GK

 

Përgatitni disa ushqime njëkohësisht me pllakën me induksion NZ64N7757GK falë hapësirës Flex Plus dhe lidhjes WiFi!
Gatuani lehtësisht disa ushqime në hapësirën Flex Plus, duke përdorur më shumë tenxhere. Kjo hapësirë jashtëzakonisht e gjerë dhe e hapur ofron më shumë fleksibilitet dhe efikasitet dhe është projektuar për përgatitje të njëkohshme të disa ushqimeve. Ajo mund të mbajë një numër të madh tenxheresh dhe madje të dallojë edhe numrin e tyre, madhësinë dhe formën. Kështu, çdo gjë gatuhet në mënyrë të barabartë me konsum minimal energjie.


Nëse doni, ju mund ta monitoroni në distancë pllakën në çdo kohë dhe kudo me lidhjen WiFi. Nxehni pipëzat, kontrolloni temperaturën ose fikeni atë, sepse me lidhjen WiFi dhe aplikacionin, ju nuk mund të kurseni kohë të vyer, por mund edhe të kontrolloni pipëzat në çdo kohë dhe kudo. 

 

Kërkoni listën e plotë të produkteve në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al dhe zgjidhni pajisjet që ju duhen në shtëpi. 

 

Në mënyrë që të fitoni të drejtën për garanci 5 vjeçare, pajisja duhet të regjistrohet në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë 60 ditë nga data e blerjes.

Produktet

Soba më fleksibël

Me derë elastike dhe dy hapësira gatimi

Soba me teknologjinë Dual Cook Flex™ mundëson përgatitjen e dy ushqimeve në dy hapësira, me dy temperatura, me mundësinë e përdorimit të të gjithë sobës ose thjesht pjesën lart, pa ndërprerë procesin e gatimit në fund. Me kapacitetin e 75 litrave, ju mund të përgatitni disa ushqime njëkohësisht, ose një rosto të madhe kur mblidhet familja. Me Dual Cook Flex™ ju kurseni kohë dhe energji (20%), sepse kur përgatitet një ushqim vetëm në pjesën lart, e gjithë soba nuk ngrohet.

Dual Cook Flex

Revolucion në larjen e enëve

Revolucioni fillon me teknologjinë WaterWall™

Teknologjia WaterWall™ pastron çdo enë dhe cep, pa humbur kohën apo ujin në ciklin e para-larjes. Performanca revolucionare e pastrimit arrihet duke formuar një mur uji me presion, që mbulon vendet në fund të pjesës së lavastoviljes që me zor arrihen, ku shpesh vendosni enët më të pista. Me Zone Booster™ që heq në mënyrë efikase mbetjet e ushqimit të fortë dhe me larjen ekspres Daily 55™ dhe ciklin e tharjes brenda vetëm 55 minutave, ju do të shijoni më shumë kohë të lirë.

Lavastovilje

Flakë virtuale

Shijoni gatimin me kontrollin intuitiv!

Teknologjia unike Virtual Flame™ ju lejon të shijoni një kontroll intuitiv vizual për të parë qartësisht dhe në mënyrë të sigurt intensitetin e temperaturës në vatrën e induksionit, duke treguar me ngjyrë dhe duke vezulluar me flakën virtuale LED nivelin e saktë të nxehtësisë të çdo hapësire gatimi. Gatuani lehtësisht disa ushqime në hapësirën Flex Plus, duke përdorur më shumë tenxhere. Kjo hapësirë jashtëzakonisht e gjerë dallon numrin e tenxhereve, madhësinë dhe formën e tyre me konsum minimal energjie.

Flakë virtuale

Rehati në gatim

Aspiratori NK24N9804VB* me atktivizim automatik

Aspiratori ndizet automatikisht sapo të filloni gatimin, duke mundësuar kështu një mjedis të këndshëm dhe të shëndetshëm gatimi. Ai optimizon shpejtësinë e ajrosjes nëpërmjet sensorit automatik dhe pasi të keni mbaruar gatimin, sistemi e lë aspiratorin aktiv për 10 minuta të tjera për të eliminuar avullin e mbetur. Praktikisht një sistem i heshtur ajrosjeje, por i fuqishëm me kapacitet thithjeje 729 metra kub në orë që ju mundëson eliminimin shumë të shpejtë dhe të qetë të avujve, tymit dhe aromave të kuzhinës. Dizajni premium zbukuron kuzhinën tuaj. *Apiratori mund të ndizet me pllakën me induksion NZ64N7757GK.

Rehati maks. gatimi

Kënaqësi e plotë

Gatimi në zonën Flex me lidhje WiFi

Përgatitni disa ushqime njëkohësisht me pllakën me induksion NZ64N7757GK falë hapësirës Flex Plus! Kjo hapësirë jashtëzakonisht e gjerë është dizajnuar për përgatitje të njëkohshme të disa ushqimeve në një sërë tenxheresh. Ajo mund të mbajë një numër të madh tenxheresh dhe madje të dallojë edhe numrin e tyre, madhësinë dhe formën. Nëse doni, ju mund ta monitoroni në distancë pllakën në çdo kohë dhe kudo, kontrolloni temperaturën ose fikeni me lidhjen WiFi.

Kënaqësi e plotë