Promocioni televizorëve: Ora tregon që është koha për dhuratë!


Me blerjen e një televizori Samsung QLED ju merrni si dhuratë - madje edhe dy orë Gear S3 Frontier! Dhe një garancion 10 vjeçar pa efekt ,,Burn-in” në QLED TV.

*Apo deri më harxhimin e stoqeve
E vlefshme nga 01/02/2019 deri 31/03/2019
Promocioni televizorëve

QLED TV sjell ndryshime revolucionare dhe përvojën unike të shijimit të përmbajtjeve tuaja të preferuara të TV-së. QLED TV sjell në shtëpinë tuaj një dimension të ri të realitetit të programit të cilin mund të ndiqni nga një distancë më e madhe. Ju do të keni një atmosferë më të mirë falë ekranit të madh dhe miliarda ngjyrave, kështu që gjithçka që shikoni do të duket reale dhe e gjallë. Kontrollimi i të gjitha pajisjeve është edhe më i lehtë me një telekomandë dhe me zërin tuaj. Televizori i ri QLED do të përshtatet në mënyrë të përkryer në brendësi të shtëpisë tuaj, në sajë të linjës së tij shik dhe elegante. Nuk ka rëndësi sa është hapësira e ​​ndriçuar, sepse gjithmonë do ta shihni përmbajtjen e ekranit në mënyrë perfekte. Një gamë më e gjerë e ndriçimit dhe kontrastit do të gjallërojë të gjitha nuancat e imazhit për kënaqësi të plotë.

 

Gear S3 Frontier duket si një orë e vërtetë. Dhe nëse e lëvizni kornizën e saj, ajo bëhet një orë e mençur që do t'ju kënaqë me karakteristikat e saj teknike dhe opsionet progresive. Me të, ju mund të qëndroni me ditë të tëra pa telefonin tuaj, pa e mbushur baterinë, gjë që do t'ju bëjë të ndiheni të lirë.

 

Për dallim nga teknologjia Quantum dot që e përdor Samsung, teknologjitë e përdorura në televizorët tjerë kanë komponente organike që me kalimin e kohës i humbin cilësitë e tyre dhe çojnë në shfaqjen e „fantazmave në ekran". Televizorët Samsung QLED vendosin standarde të larta të HDR-së dhe sigurojnë një përvojë të jashtëzakonshme të shikimit televiziv, ndër të tjera, falë kësaj mbrojtje për të cilën garancioni zgjat deri në 10 vjet. Ky garancion është veçanërisht mbresëlënës, duke qenë se televizorët QLED kanë 64 herë më shumë ngjyra sesa televizorët standardë UHD.

 

Promovimi zgjat nga 01.02. deri më 31.03.2019 ose deri më harxhimin e stoqeve dhe lidhet me blerjen e modelit QLED nga viti 2018 (nga seria 7 e më lartë) dhe realizohet duke dërguar të dhënat e mëposhtme në e-mail adresën ce.promotion@samsung.com brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të faturës:  emrin, mbiemrin, adresën e postës elektronike, adresën e shtëpisë (për dorëzimin e garancionit), kuponin fiskal të skanuar nga pika e shitjes, modelin e pajisjes dhe numrin serial të pajisjes.

 

Listën e produkteve dhe më shumë informacione mund t’i gjeni në linkun: kushtet e promovimit

 

Promovimi i garancionit 10 vjeçar pa efekt „Burn-in“ është i vlefshëm nga 01.01. deri më 31.03.2019, ndërsa më shumë informacione mund të gjenden në linkun.