Promocion: frigoriferë & lavatriçe Llogaritje e zgjuar

Përfitoni 15,000 LEKË për modele të caktuara të pajisjeve Samsung.
E vlefshme nga 12/10/2018 deri 30/11/2018 E skaduar
LLOGARITJE E ZGJUAR

Nëse doni t’i sillni diçka të re shtëpisë tuaj dhe të kurseni gjatë rrugës, atëherë Samsung ka ofertën e duhur për ju!

Duke blerë modelet e caktuara të lavatriçeve Samsung A+++, lavatriçeve dhe tharëseve dhe frigoriferëve me teknologjinë "PA NGRICË", ju do të merrni pajisje që plotësojnë standardet më të larta të efikasitetit të energjisë, duke ulur ndjeshëm në këtë mënyrë konsumin e elektricitetit.

Me ofertën nga Samsung, ju do t’i merrni ato me një zbritje fantastike prej 15000 LEKËSH gjatë periudhës promocionale.

Dhe jo vetëm kaq! Për çdo pajisje të blerë ju do të përfitoni pesë vjet garanci.

Me teknologjinë “Pa ngricë“ të frigoriferëve Samsung, harrojini problemet me grumbullimin e akullit dhe stërmundimin me heqjen tij. Teknologjia “Pa ngricë” përmirëson qarkullimin e ajrit dhe ruan temperaturë konstante në çdo cep të frigoriferit, duke parandaluar kështu grumbullimin e akullit dhe ngricës. Dizajni i përkryer i frigoriferëve Samsung do të përshtatet mrekullisht me kuzhinën tuaj moderne, ndërsa organizimi i ndarjeve të tyre, me freskinë e zgjeruar të ushqimeve, do t’ju japë më shumë hapësirë dhe disponueshmëri më të lehtë të ushqimeve dhe pijeve.

Ndërkohë që shumë risi e kanë bërë rutinën e larjes më inteligjente dhe më të shpejtë, lavatriçja Samsung është elegante dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me shtëpinë tuaj. Falë implementimit të arritjeve më të fundit në teknologji, lavatriçja me teknologjinë QuickDrive™ e shkurton kohën e larjes deri në 50% dhe konsumin e energjisë deri në 20%, pa rrezikuar efikasitetin e larjes. Q-Drum™ ka kazanin kryesor dhe pllakën e pasme që rrotullohet në mënyrë të pavarur, kështu që rrobat rrotullohen në një mënyrë më dinamike, nxitur nga forcat e dyfishta. Rezultati është i shpejtë, i fuqishëm, por larja është e butë.

Dera e teknologjisë AddWash™ ju lejon të shtoni lehtë dhe shpejt artikujt e harruar të rrobave pas nisjes së ciklit të larjes.  
Teknologjia EcoBubble™ sjell pastrim të fuqishëm, madje edhe në temperatura të ulëta. Detergjenti shndërrohet në flluska, kështu që depërton shpejt në pëlhurë dhe heq lehtë papastërtitë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë ngjyrat e materialet dhe duke kursyer energji.

Promocioni përfshin edhe makineritë me kombinim (2 në 1), d.m.th. lavatriçe për larje dhe tharje rrobash.

Samsung ofron 5 vjet garanci për të gjitha pajisjet e përfshira në promocion, si dhe 10 vjet garanci për motorin inverter dixhital.