Skaduar

E vlefshme nga 05/08/2020 20/08/2020

Nëse edhe ju jeni një nga ata njerëz që e shijoni shumë kur argëtoheni ose punoni në një ekran të madh, do të gëzoheni shumë tashmë që modelet Galaxy Tab S7 ose S7+ të pajisjeve tablet janë të disponueshme. Gjithashtu, nëse vendosni t’i porosisni ato paraprakisht, mund të prisni një dhuratë fantastike – book cover, i cili do t'ju japë mundësinë të maksimizoni performancën e këtyre pajisjeve të fuqishme.

 

Këta tabletë të avancuar Galaxy do të ndryshojnë jo vetëm mënyrën se si argëtoheni, por edhe mënyrën se si kryeni të gjitha detyrat tuaja. Galaxy Tab S7 ose S7+ ju jep mundësinë të shijoni një ekran ultra të qetë. Megjithatë, sa herë të dëshironi, mund t'i shndërroni ato në pajisje me performancë të lartë si kompjuter dhe të shijoni të punuarit me një tastierë të vërtetë. S Pen me përgjigje të shpejtë e keni gjithmonë me vete, mjafton të zgjasni dorën, sa herë që dëshironi të mbani shënime.

 

Këto modele ju sjellin më të mirën që ofron kategoria e tabletëve - një ekran edhe më i madh, më i shndritshëm dhe më i shpejtë. Me shkallë rifreskimi të ekranit 120 Hz, reagimi i tij është pothuajse i menjëhershëm. Ndërsa jeni duke parë ose ndërruar stacionet, ky ekran kryen rregullime inteligjente të përmbajtjeve të caktuara dhe kështu ju kursen baterinë.

 

Do ta shijoni në mënyrë të veçantë kur të shihni përmbajtje në këto pajisje. Fotografia e fuqishme dhe e pastër kristal në ekranin e madh Super AMOLED dhe një tingull super i qartë do t'ju bëjnë të ndjeheni sikur jeni në një kinema të vërtetë. Por, ndryshe nga kinemaja, do të keni mundësinë ta shijoni këtë tablet edhe pa ndërprerje, sepse ai ruan shëndetin tuaj duke emetuar sasinë më të ulët të mundshme të "dritës blu".Bateria inteligjente që zgjat gjatë gjithë ditës do t'ju lejojë të ndiqni emisionet tuaja të preferuara nga mëngjesi deri në darkë.

 

Bateria më e madhe në një pajisje tablet Galaxy është krijuar që të zgjasë gjatë gjithë ditës. Edhe më pas, nuk keni pse të ndaleni. Vazhdoni të bëni gjithçka që dëshironi dhe karikojeni tabletin tuaj me një karikues super të shpejtë.

 

Për më tepër, S Pen është krijuar për t’ju falur një ndjesi stabiliteti dhe rehatie maksimale. Ai ka një shkallë latente ultra të ulët, dhe falë kësaj ju jep përshtypjen se po shkruani me një stilolaps të vërtetë. Dhe kur të keni përfunduar, thjesht vendoseni te magneti në pjesën e prapme të tabletit tuaj dhe thjesht vendoseni diku deri kur ta përdorni herës tjetër.

 

Shfrytëzoni rastin për të përfituar tabletin më të fuqishëm Samsung të krijuar ndonjëherë, i cili është i lehtë, i hollë dhe tepër i qëndrueshëm. Bëhu një nga të parët që e merrni një të tillë, dhe Samsung do t’ju befasojë me një dhuratë, një book cover për një rast të veçantë!

Galaxy
Tab S7 | S7+

Ju mund të porosisni paraprakisht Samsung Galaxy Tab S7 ose Tab S7+ të ri në faqet e internetit të partnerëve të mëposhtëm të autorizuar Samsung: