Skaduar

E vlefshme nga 02/07/2020 16/08/2020

Pikselat tanë nuk digjen nga puna.

 

Ju ofrojmë 10 vjet garanci pa efektin "Burn-in" në televizorin tuaj QLED.

 

Për tu kualifikuar për një garanci, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com, dhe do të gjeni listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacione në  www.samsung.com/al/offer/qled2020-no-burn-in

 

Hyni në botën emocionuese të ngjyrave plot jetë. Teknologjia Quantum Dot ju ofron një dimension të ri shikimi me mbi një miliard ngjyra. Me ndihmën e procesorit inteligjent 4K, ju keni mundësinë të shijoni cilësinë moderne të figurës në një mënyrë krejt revolucionare.

 

QLED Q80T prezanton realitetin dhe njëqind përqind vizibilitet të ngjyrave me korniza të errëta dhe të çelëta duke përdorur teknologjinë Quantum Dot. Çdo detaj i figurës do t'ju shfaqet me detajet më të imëta. Modelet QLED karakterizohen nga funksioni Direct Full Array 6X, i cili ofron nuanca më të thella të së zezës dhe mundëson mprehtësinë e përkryer të çdo skene që shihni në ekran. Figurat më të mëdha janë shumë më fantastike! Do t'ju duket vetja më pranë çdo transmetimi sportiv, do të ndjeni çdo shpërthim nëpër filma dhe do të shijoni shfaqjen reale të emisionit tuaj të preferuar televiziv. Nëse ju pëlqen të luani, keni përballë jush një përvojë krejtësisht të re dhe unike. Tanimë, asgjë nuk do t'ju ndalojë. Televizori QLED përdor teknologjinë FreeSync (VRR) që shkurton kohën e përgjigjes së komandave dhe ju ofron që lojërat ti luani në kohë reale pa figura të turbullta. Shijoni lojërat tuaja të preferuara!

 

Me QLED Q95T përjetoni rezolucionin më të fuqishëm 4K që keni parë ndonjëherë. Kudo që të jeni ulur, figura e ofruar nga QLED Q95T do të jetë fantastike. Kjo ju mundësohet me anë të teknologjisë moderne Ultra Viewing Angle (Kënd Shikimi Ultra) të gjeneratës së re. Figura në televizor është gjithmonë fantastike, pavarësisht mjedisit që ndryshon, pasi ekrani përshtatet në mënyrë aktive sipas konfigurimit automatik të ndriçimit. Pavarësisht kohës së ditës apo programit që po shihni, përvoja juaj e shikimit do të jetë unike. 

 

Soundbar i Samsung është një kombinim i përkryer me televizorët QLED. Drejtpërdrejtë nga laboratori i audios së Samsung, duke përdorur metodat e avancuara teknologjike nga inxhinierët më të mirë, lindi një përvojë unike, e cila ju sjell tingullin tejet të balancuar në të gjithë dhomën, dhe tashmë ky kombinim i soundbar me televizorin QLED ju sjell një harmoni reale.Soundbar i Samsung ju ofron opsionin e dëgjimit inteligjent me aplikacionin SmartThings përmes të cilit ju mund t’i shtoni altoparlantë rrjetit tuaj të pajisjeve inteligjente, duke e pasuruar dhomën tuaj me një tjetër pajisje inteligjente.

 

Përmirësoni përvojën tuaj me tingull fantastik

Nuanca kënaqësie

QLED Q80T - Televizori i gjeneratës së re

Përjetoni atë që nuk keni mundur të përjetoni deri më sot me televizorët tradicional. Një ekran më i madh me ngjyra më të plota ofron gjerësinë e figurës dhe skena të cilësisë më të lartë të programit tuaj të preferuar. Me funksionin e këndit ultra të gjerë nuk është nevoja që ju të uleni drejtpërdrejtë përballë televizorit. Tani çdo cep është komod për të parë televizor.

Realiteti i ri

QLED Q95T - Tingull i avancuar në të gjitha drejtimet

Shihni pa kufij! Me rezolucionin real 8K, ndjeni fuqinë e çdo detaji ndërkohë që shihni programin tuaj të preferuar në televizor. Me një dizajn minimalist, ky televizor do të përshtatet në mënyrë fantastike në çdo ambient. Gjithashtu, korniza ultra elegante ju ofron një kënaqësi pa pengesa dhe një përvojë shikimi mahnitëse. Me rezolucionin 8K, do të ndjeni fuqinë e secilit prej 33 milionë pikselave për çdo kornizë. Rrisni në maksimum rehatinë tuaj me programin tuaj të preferuar!

Tinguj kënaqësie

Soundbar HW-Q70T - një tingull që do t'ju përfshijë të tërin

Me këtë tingull më të pastër, çdo përvojë bëhet e paharrueshme. Me zërin që përshtatet në ambient, do të dëgjoni një tonalitet më të pastër edhe kur zëri është i ulët. Kështu, edhe dialogët me zë më të ulët dëgjohen pastër dhe qartë. Mund të përshtatet me modalitetin e video lojërave profesionale.

Lidhja e altoparlantëve me televizorin është e thjeshtë duke përdorur lidhjen Wi-Fi ose lidhjen me Bluetooth.
Lidhuni lehtë, dëgjoni me kujdes dhe rrisni në maksimum kënaqësinë tuaj!