Promocioni I pajisjeve të bardha: Kurseni deri në 35% me ne
*E vlefshme aq sa zgjatin stoqet

Samsung përmirëson jetën e përditshme të njerëzve duke prezantuar risi, por e ardhmja dhe sfidat e reja teknologjike nuk kanë ardhur akoma! Prandaj, ne duam t’jua bëjmë jetën më të bukur, më të lumtur e më të thjeshtë me pajisjet moderne Samsung. Gjatë periudhës së konstatuar, ne ju ofrojmë mundësinë që me një zbritje të veçantë deri 35%, t’ju pajisim shtëpinë me pajisjet më moderne që janë jashtëzakonisht të dobishme dhe ju ndihmojnë me aktivitetet shtëpiake.
Ne duam të jemi partneri juaj gjatë gjithë kohës dhe t’jua bëjmë jetën çdo ditë më të lehtë, prandaj po e zhvillojmë teknologjinë tonë përditë duke sjellë produkte cilësore në tregun e pajisjeve shtëpiake. Kështu, ne po përpiqemi të fitojmë edhe më tepër besim te konsumatorët dhe t’u ofrojmë përvojën që meritojnë.
Ne e kuptojmë se kërkesat e veçanta të konsumatorëve sot janë gjithnjë e më të theksuara, prandaj viza që ndan dizajnin modern me vlerën funksionale të produkteve sa vjen dhe zvogëlohet. Për këtë arsye, ne kemi kaluar në të ardhmen ku këto dy kërkesa bëhen njësh dhe ofrojnë një përvojë unike të përdorimit të produktit, si dhe të integrimit e dizajnit të çdo hapësire.
Me këtë promocion, ju do të bëni kursime të leverdishme dhe do të përdorni pajisje që jua bëjnë jetën më të buku!
Promocioni zgjat nga 20.09. deri në 10.11.2019 ose sa të ketë stok.
*Shuma e saktë e përqindjes së kursimeve ndryshon në varësi të produktit dhe çmimit në pikat e autorizuara të shitjes nga Samsung, ku blerësit mund të mësojnë rreth tyre.
Për të kaluarën që festojmë dhe të ardhmen që krijojmë
Frigorifer RB41R7737B1
QuickDrive WW7800M
Tharëse DV90N8287AW
Lavastovilje DW60M6050SS
Furrë e integruar Dual Flex
Pjanura e integruar NZ6000K
Ftohje si në ëndrra
Shijoni ushqim që ruan freskinë për një periudhë më të gjatë kohe. Pavarësisht temperaturës së jashtme, izolimi i përparuar mundëson temperaturë konstante dhe precize që dhuron shijen më të freskët të ushqimit.
Dizajn cilësor dhe stil i përjetshëm i pajisjes e përshtatur me çdo lloj dizajni të brendshëm.
Me një opsion të veçantë "Power cool" për ftohje, ju shijoni ftohjen e shpejtë të ushqimeve. Plus, forcimi i ushqimit të shpejtë dhe mbledhja e akullit nuk ka qenë kurrë më e lehtë ose më e shpejtë!

Për larjen më të shpejtë
Lani rroba super shpejt! Teknologjia "Quick Drive" e shkurton kohën e larjes deri 50%, si dhe konsumin e energjisë me 20%, ndërkohë që ruan plotësisht performancat e larjes.
Nëse harroni të fusni një rrobë, pa problem! Dera "Add Wash" ju lejon të shtoni thjesht dhe shpejt rroba që keni harruar edhe nëse cikli i larjes ka filluar.
Pastrimi ekologjik Eco i kazanit të larjes eliminon bakteret që shkaktojnë aroma të pakëndshme pa përdorimin e lëndëve shtesë kimike.

Tharëse DV90N8287AW
Kurseni energji dhe përmirësoni cilësinë e tharjes së rrobave! Falë kategorisë së energjisë A++, teknologjia e pompës së ngrohjes e përdor energjinë në mënyrë më ekonomike.
Sistemi "Optimal Dry" është një sistem inteligjent për tharjen e rrobave me sensorë lagështie dhe temperature.
Filtri rrjetë me dy shtresa 2 në 1 ruan performancë optimale për tharje. Dy alarmët ju kujtojnë se kur nevojitet pastrimi i filtrave dhe shkëmbyesve të ngrohjes.

Enë të pastra
Ngarkoni enët e papastra, caktoni modalitetin dhe shijojeni! Ekrani LED që lexohet mjaft lehtë ju mundëson lexim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të statusit, cilësimeve dhe kohës së riparimit deri në fund të ciklit të larjes. Monitorimi dhe kontrolli i efektit të larjes pa ndonjë mund.
Mundësia e rregullimit sipas lartësisë dhe gjerësisë së enëve. Pjesa e brendshme fleksible është e rregullueshme në mënyrë që të ngrihet ose ulet rrjeta lart me 5 cm shtesë me një prekje të levës.

Furrë e integruar Dual Flex
Nëse e pëlqeni gatimin, tani mund të gatuani disa gjëra njëkohësisht! Përdorni me lehtësi njëkohësisht zonën lart dhe poshtë me dy cilësime temperature për rezultate optimale.
Humbja e nxehtësisë shkaktohet me hapjen e njërës gjysmë të furrës. Duke përdorur zonën lart, ju mund të shkurtoni kohën e përgatitjes me 22% dhe të përdorni deri 20% më pak energji krahasuar kur e gjithë furra është e nxehur.

Pjanura e integruar NZ6000K
Rregullim i lehtë dhe intuitiv termal! Me komandën anësore është shumë më e lehtë të arrish temperatura të përshtatshme. Vetëm shtyp me rrëshqitje në ekranin LED dhe dhe caktoni nivelin e nxehtësisë.
Ajo ka një pjanurë qelqi-qeramike të sigurt për fëmijët. Me kyçjen e sigurimit të fëmijëve, ata e kanë të ndaluar të aktivizojnë një sipërfaqe të nxehur. Kjo ndalon ndezjen rastësore ose të qëllimshme të pllakës.
