Llogaritje e zgjuar: Me blerjen e elektroshtëpiakeve kurseni rrymë dhe deri në 20%

Shfrytëzoni zbritje deri në 20% në modele të caktuara të lavatriçeve, tharëseve, dhe lavatriçeve dhe tharëseve si dhe të frigoriferëve Samsung. Kurseni deri në 20%! Për lavatriçet dhe frigoriferët nga promocioni vlen dhe 5 vite garancion!
E vlefshme nga 17/05/2019 deri 30/06/2019
Llogaritje e zgjuar: Me blerjen e elektroshtëpiakeve kurseni rrymë dhe deri në 20%

Llogaritje e zgjuar: Me blerjen e elektroshtëpiakeve Samsung kurseni energjinë elektrike dhe deri në 20%.

Shfrytëzoni zbritje në modele të caktuara të lavatriçeve, tharëseve dhe lavatriçeve dhe tharëseve si dhe të frigoriferëve Samsung. Kurseni deri në 20%! Për lavatriçet dhe frigoriferët nga promocioni vlen dhe 5 vite garancion

Me serinë e inovacioneve që sjellin, lavatriçet Samsung bëjnë larjen më të zgjuar dhe të shpejtë, duke siguruar një mënyrë jetese të re dhe më të mirë. Teknologjia e tyre QuickDrive™ shkurton kohëzgjatjen e larjes deri në 50%, dhe redukton konsumin e energjisë për 20% pa ndikuar në performancën e larjes. Gjithashtu, duke përdorur funksionin Super Speed mund të shkurtoni kohën e larjes në vetëm 39 minuta. Falë teknologjisë Ecobubble, detergjenti heq papastërtitë dhe deri në 40% më shpejtë se pluhuri që tretet në mënyrë standarde. Rrobat mund t’i lani në ujë të ftohtë në mënyrë të njejtë efikase si në atë të ngrohtë dhe të kurseni dhe deri në 70% energji elektrike.

Tharëset me efiçencë të energjisë Samsung kanë performancë që ju lënë pa frymë. Pompa ultra-efikase e ngrohjes Samsung e bën të lehtë tharjen e rrobave, përmes një mënyre më efikase dhe ekonomike, që është e mirë për ju dhe xhepin tuaj. Përveç kësaj, në sajë të klasës së lartë të enegjisë, konsumon shumë më pak energji elektrike. Me ciklin e shpejtë të tharjes makina thanë sasi të vogla të rrobave dhe i bën të gatshme për veshje për gjithsej 35 minuta, gjë që kursen ndjeshëm kohën.

Lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung ndërthurin efikasitet të lartë me më shumë kohë të lirë për ju! Me teknologjinë më të avancuar ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë dhe shkurtojnë kohën që kaloni në larjen dhe tharjen e rrobave. Ju gjithashtu mund të lani dhe sasi të mëdha të rrobave edhe në ujë të ftohtë prej 15°C dhe kështu të kurseni një sasi të madhe të energjisë. Përveç kësaj, makina mund të përfundojë larjen në vetëm 59 minuta, duke përdorur një spërkatës të shpejtë për shpëlarje më të fuqishme dhe rritjen e shpejtësisë së centrifugimit. Këto makina janë projektuar që të qëndrojnë, sepse ato kanë motorë me inverter digjital me një jetë të certifikuar të operimit deri në 20 vjet dhe mbështeten
nga një garanci prej 10 vitesh.

Frigoriferët Samsung me teknologjinë e famshme No Frost parandalojnë akumulimin e akullit dhe mbajnë një temperaturë konstante. Sistemi ftohës gjithëpërfshirës ftoh normalisht brendësinë e frigoriferit, gjë e cila mban temperaturën konstante dhe ushqimi mbetet i freskët. Kompresori digjital i invertorit në frigoriferët Samsung automatikisht e rregullon shpejtësinë në 7 nivele në varësi të temperaturës së kërkuar. Kompresori shpenzon më pak energji, zvogëlon zhurmën dhe amortizimin për një jetëgjatësi më të lartë të frigoriferit tuaj, duke sjellë kështu lehtësim në buxhetin shtëpiak, me fatura më të ulëta të rrymës dhe garancion prej 10 vitesh.

 

Promocioni vlen prej 17.5. deri më 30.6.2019.

smart-savings