Pajisje kuzhine në promocion: Vjen aromë festash!

Për pjesën më të bukur të vitit, kemi përgatitur një ofertë festash dhe dhuratë për ju! Blini një ose më shumë pajisje kuzhine inkaso me vlerë minimale 62 000 lekë dhe përfitoni si dhuratë një komplet tenxheresh WMF me vlerë 20 000 lekë!*

*Vlera e përafërt me pakicë
E vlefshme nga 29/11/2019 deri 31/12/2019 E skaduar
Pajisje kuzhine në promocion: Vjen aromë festash!

A mendoni si ne që festat janë pjesa më e bukur e vitit? Gjatë periudhës së kremtimeve dhe dhuratave, me pajisjet inkaso moderne të kuzhinës nga Samsung, duam t’jua bëjmë jetën më të bukur e më të lehtë, gatimin dhe përgatitjen e ushqimit festë dhe t’ju dhurojmë argëtim që ta shijojë e gjithë familja.


Gjenerata e re e pajisjeve inkaso të kuzhinës nga Samsung me dizajnin dhe stilin e tyre i përshtaten stilit modern të kuzhinës dhe jetës suaj. Njëkohësisht, teknologjitë e reja pasqyrojnë frymën novatore të Samsung dhe fokusi i tyre është krijimi i zgjidhjeve të përparuara në pajisjet që do t’jua bëjnë jetën dhe kohën e harxhuar në kuzhinë më të lehtë e më argëtuese.

 

Për t’ju përgatitur të gatuani specialitetet e ndryshme të festave dhe ushqimet e bollshme për të dashurit tuaj, keni furrat inkaso nga Samsung me teknologjinë Dual Cook Flex!


Teknologjia e përparuar Dual Cook Flex ka dy nivele pjekjeje dhe një derë fleksible, e cila i sjell një dimension të ri gatimit në jetën tuaj. Këto dy nivele pjekjeje mund të përdoren veçan, me nivele të ndryshme temperature dhe cilësimesh të orës, por mund të përdorni të gjithë furrën për të përgatitur sasi të mëdha ushqimi.


Pjanurat inkaso nga Samsung me teknologjinë Virtual Flame mund të sjellin komoditet shtesë në përgatitjen e vakteve të ushqimit, sepse teknologjia mundëson një kontroll më të lehtë dhe intuitiv të nxehtësisë dhe temperaturës së gatimit.
Teknologjia Virtual Flame garanton kontroll të lehtë pamor të nxehtësisë, sepse ka llamba LED që ndriçojnë si një flakë e vërtetë gazi përreth vatrës dhe kështu tregojnë një nivel të qartë të nxehtësisë për gatimin tuaj më intuitiv.


Kur mbaron gatimi dhe shijimi i ushqimeve, vendin e zë teknologjia revolucionare WaterWall e disponueshme në lavastoviljet inkaso nga Samsung. Teknologjia WaterWall pastron çdo cep të enëve, pa harxhuar kohë ose ujë për larjen paraprake. Efekti revolucionar i pastrimit krijohet duke formuar një mur uji nën presion të lartë duke mbuluar pjesët në fund të rrjetës që arrihen me vështirësi dhe ku shpesh vendosni enët e palara.

 

Për të plotësuar përvojën tuaj me përgatitjen e ushqimeve, me promocionin e pajisjeve inkaso të kuzhinës nga Samsung, do të merrni edhe një dhuratë në formën e kompletit luksoz dhe të cilësisë së lartë WMF të enëve që mban emrin Diadem Plus 3pc - për gatim më të mirë dhe shijim të gostive të festave!

 

Për të fituar të drejtën e dhuratave, duhet të regjistroni blerjen duke dërguar informacionin vijues në adresën e emailit ce.promo@samsung.com brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të faturës: emrin, mbiemrin, emailin, adresën e shtëpisë (për dorëzimin e dhuratave), skanimin e faturës fiskale nga pika e pakicës, modelin dhe numrin e serisë së pajisjes.
 
Promocioni është i vlefshëm nga 29.11 deri në 31.12.2019. dhe vetëm nëse produkti blihet nga një nga partnerët e mëposhtëm të Samsung: Neptun, Globe, GoTech.

 

Procedura e regjistrimit dhe kushtet e promocionit mund t’i gjeni këtu.

Vjen aromë festash!

Për një gosti të plotë e të shijshme!

Furrë inkaso me derë fleksible (NV7000N)

Falë teknologjisë Dual Cook Flex, do të shijoni fleksibilitet të plotë në përgatitjen e njëkohshme të disa ushqimeve në një furrë! Duke përdorur derën që hapet në dy drejtime, mund të përgatitni njëkohësisht ushqime të ndara në zonën lart dhe poshtë, me cilësime të veçanta të temperaturës. Kapaciteti i furrës së madhe prej 75 litrash, do t'ju mundësojë të gatuani disa ushqime njëkohësisht për një festë, ose të piqni një copë të madhe mishi për mbledhjen e familjes për festa.

Furrë inkaso me derë fleksible (NV7000N)

Gatuani disa gjëra njëkohësisht!

Pjanurë inkaso inteligjente me teknologjinë Virtual Flame™ (NZ6000K)

Përveç kontrollit më të lehtë dhe më intuitiv të nxehtësisë dhe temperaturës me teknologjinë Virtual Flame, vatra ka Flex Zone Plus të hapësirës së pjekjes me të cilën ju mund të gatuani sasi më të mëdha ushqimi ose disa ushqime të ndryshme. Kjo hapësirë ekstra e gjerë mund të nxërë enë me masa të ndryshme, si dhe të zbulojë numrin, masën dhe formën e tyre. Prandaj çdo gjë gatuhet në mënyrë të barabartë me energji minimale dhe pa zona që nuk kanë mbulim.

Pjanurë inkaso inteligjente me teknologjinë Virtual Flame™ (NZ6000K)

Larje revolucionare!

Lavastovilje inkaso me teknologjinë WaterWall™

Me teknologjinë revolucionare WaterWall dhe mundësinë e pastrimit duke formuar një mur uji, keni gjithashtu në dispozicion Zone Booster me zonën më të gjerë të pastrimit, e cila heq në mënyrë efikase pjesët e mbetura të forta të ushqimit nga enët, me vetëm një cikël larjeje. Për të pasur një kënaqësi edhe më të madhe me enë krejtësisht të pastra, keni në dispozicion opsionin e tharjes automatike që hap derën në fund të ciklit të larjes për të garantuar lëshimin e avullit dhe një rezultat më të mirë të tharjes së enëve.

Lavastovilje inkaso me teknologjinë WaterWall™