Promovimi i frigoriferëve dhe lavatriçeve: Llogaritje e zgjuar

Nëse dëshironi të sillni risi në shtëpinë tuaj dhe njëkohësisht të kurseni, atëherë kjo që ka përgatitur Samsung është oferta e duhur për ju!
Me blerjen e modeleve të caktuara të lavatriçeve A+++ , tharëseve si dhe frigoriferëve me teknologjinë NO FROST, ju merrni pajisje, të
cilat përmbushin standardet më të larta të efikasitetit energjetik dhe në të njëjtën kohë reduktoni konsumin e energjisë elektrike në mënyrë të konsiderueshme.
Përmes ofertës së Samsung i merrni ato me një kursim fantastik prej 100 euro gjatë periudhës së kohëzgjatjes së promocionit.
Kjo nuk është e gjitha! Së bashku me pajisjen e blerë merrni edhe 5 vjet garanci.
Me teknologjinë „No frost“ të frigoriferëve Samsung, harroni telashet me grumbullimin e akullit dhe shkrirjen e mundimshme. Teknologjia „No Frost“përmirëson qarkullimin e ajrit dhe mban temperaturën konstante në çdo cep të frigoriferit, dhe kështu pengon grumbullimin e akullit dhe brymës. Frigoriferët Samsung me dizajn të përsosur do të përshtaten në mënyrë të shkëlqyer në kuzhinën tuaj moderne, ndërsa organizimi i hapësirës, së bashku me freskinë e zgjatur të produkteve ushqimore, do t’ju sigurojë si më shumë vend ashtu edhe arritjen më të lehtë të ushqimeve dhe pijeve.
Me risitë e shumta, të cilat e bëjnë larjen tuaj më të zgjuar dhe më të shpejtë, lavatriçja Samsung është elegante dhe përshtatet shkëlqyeshëm në shtëpinë tuaj. Falë aplikimit të arritjeve më moderne, lavatriçja me teknologjinë QuickDrive™ e shkurton kohën e larjes madje deri në 50% dhe konsumin e energjisë deri në 20%, pa rrezikuar efikasitetin e larjes. Q-Drum™ ka kazanin kryesor dhe pllakën në anën e pasme, që rrotullohen në mënyrë të pavarur dhe falë kësaj, rrobat rrotullohen në mënyrë më dinamike, të nxitura nga forcat e dyfishta. Rezultati është një larje e shpejtë, e fuqishme, por megjithatë delikate.
Teknologjia AddWash™ ju mundëson që në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë t'i shtoni rrobat e harruara pas fillimit të ciklit të larjes.
Teknologjia EcoBubble™ ju siguron pastrim të fuqishëm, madje edhe në temperatura të ulëta. Detergjenti kthehet në flluska dhe kështu depërton shpejt në pëlhurë dhe i heq papastërtitë me lehtësi, duke i mbrojtur njëkohësisht ngjyrat dhe materialin dhe duke kursyer energjinë.
Në promocion janë të përfshira edhe makinat e kombinuara (2 në 1), respektivisht makinat për larjen dhe tharjen e rrobave.
Për të gjitha pajisjet e përfshira në promocion, Samsung ju jep 5 vjet garanci, si dhe 10 vjet garanci për motorrin me inverter dixhital.
*Oferta e vlefshme në shitësit e autorizuar Neptun dhe Gama
- Gama
- Neptun

