PRIVATËSIA

ANGAZHIMI YNË

Në Samsung Electronics, ne i japim përparësi të veçantë mbrojtjes së informacionit tuaj personal.

Duke pranuar plotësisht faktin se informacioni juaj personal ju përket juve, ne bëjmë të pamundurën për të ruajtur në mënyrë të sigurt dhe përpunuar në mënyrë të kujdesshme informacionin që ju ndani me ne.

Ne e vlerësojmë maksimalisht besimin që na jepni. Kështu, ne mbledhim një minimum informaconi vetëm me lejen tuaj dhe e përdorim atë vetëm për qëllimet e caktuara. Ne nuk ua përhapim informacionin palëve të treta pa dijeninë tuaj.

Në Samsung Electronics, ne japim përkushtimin maksimal për të siguruar mbrojten e të dhënave tuaja duke përfshirë sigurimin e të dhënave teknike dhe procedurat e brendshme të menaxhimit si dhe masat mbrojtëse të të dhënave fizike. Në veçanti, ne kemi zhvilluar një teknologji të fuqishme enkriptimi e cila bazohet në Samsung Knox. Ne e kemi zbatuar Samsung Knox në sistemet dhe programet tona, duke u diferencuar kështu nga të tjerët.

Ne përpiqemi të përmirësojmë jetët tuaja duke ju ofruar përvoja dixhitale frymëzuese dhe tërheqëse. Për ta mundësuar këtë, besimi që na jepni është thelbësor dhe kështu ne do të bëjmë më të mirën tonë për të mbrojtur informacionin tuaj personal.

Ju falënderojmë për interesin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. 

POLITIKA GLOBALE E PRIVATËSISË SAMSUNG - PIKAT KRYESORE

 

Fusha e veprimit

Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet ndaj çdo pajisjeje, website-i ose aplikacioni online Samsung, që i referohet Politikës ose lidhet me të (së bashku referuar si “Shërbimet” tona). Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet pavarësisht nga nëse ju përdorni një kompjuter, telefon celular, tabletë ose TV për të aksesuar Shërbimet tona.

Informacioni që mbledhim

Ne mbledhim lloje të ndryshme informacioni, në lidhje me Shërbimet, përfshirë këtu:

• Informacionin që ju na jepni drejtpërdrejtë;

• Informacionin që ne mbledhim rreth përdorimit të Shërbimeve tona nga ana juaj; dhe

• Informacionin që ne marrim nga burime të palëve të treta.

Ne mund të kërkojmë pëlqimin tuaj për të mbledhur informacion që nuk përshkruhet në Politikën e Privatësisë.

Përdorimi dhe Ndarja e Informacionit

Informacionin që ne mbledhim, e përdorim, mes të tjerash, për qëllimet e mëposhtme:

• Për të ofruar Shërbimet që ju kërkoni;

 

• Për të kuptuar se si ju i përdorni Shërbimet, në mënyrë që të mund të përmirësojmë përvojën tuaj;

 

• Për t’ju ofruar materiale dhe reklama të personalizuara; dhe

 

• Për qëllime të tjera, me pëlqimin tuaj.

 

Ne mund ta ndajmë Informacionin tuaj me:

 

• Filialet tona – familjen e shoqërive Samsung.

 

• Partnerët biznesit – shoqëri të besuara, që mund t’ju ofrojnë informacion për produkte dhe shërbime që mund t’ju pëlqejnë.

 

• Ofruesit e shërbimeve – shoqëri që ofrojnë shërbime për Samsung ose në emër të tij.

 

• Autoritetet e zbatimit të ligjit – kur na kërkohet të veprojmë kështu ose për të mbrojtur Samsung-un dhe përdoruesit e tij.

 

Informacioni i Mëtejshëm për Produktet dhe Shërbimet e Veçanta

• Samsung Mobile

Si të kontaktoni Kontrolluesit e të dhënave për BE

Kontrollues: Samsung Electronics Austria GmbH Adresa: Praterstrasse 31, Vienna, Austria Email: përmes seksionit “Na kontakto” të faqes sonë.

POLITIKA GLOBALE E PRIVATËSISË SAMSUNG

Hyn në fuqi më: 02/01/2017

Samsung Electronics Austria GmbH (Kontrolluesi i të dhënave për BE) dhe filialet tona (“Samsung”, “ne”, “na”, “ynë”) e dimë sa e rëndësishme është privatësia për klientët tanë dhe përpiqemi të sigurojmë një transparencë të plotë lidhur me mënyrën si e mbledhim, përdorim, komunikojmë, transferojmë dhe ruajmë informacionin tuaj. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon praktikat tona të informacionit. Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet ndaj pajisjeve, website-ve ose aplikacioneve online Samsung, që i referohen Politikës së Privatësisë ose lidhen me të (së bashku referuar si “Shërbimet” tona). Kjo përfshin mbështetjen për klientin në lidhje me pajisje, website-e ose aplikacione të tilla online.

Edhe pse kjo Politikë e Privatësisë zbatohet ndaj të gjitha Shërbimeve tona, ne ofrojmë gjithashtu disa shtesa të veçanta të privatësisë, që përmbajnë informacion të mëtejshëm për praktikat tona, në lidhje me Shërbime të veçanta. Këto shtesa zbatohen ndaj përdorimit nga ana juaj e Shërbimeve që ato mbulojnë.

Ju lutemi të mbani parasysh gjithashtu se Politika e Privatësisë zbatohet pavarësisht nëse ju përdorni një kompjuter, telefon celular, tabletë, TV ose pajisje tjetër për të aksesuar Shërbimet tona. Ka rëndësi që ju ta lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë, sepse sa herë që të përdorni Shërbimet tona, ju jepni pëlqimin për praktikat që ne përshkruajmë në Politikën e Privatësisë dhe në shtesat e saj.

Eshtë gjithashtu e rëndësishme që të kontrolloni herë pas here nëse ka përditësime të Politikës së Privatësisë. Në qoftë se ne e përditësojmë Politikën e Privatësisë, do t’ju njoftojmë për ato ndryshime që i konsiderojmë si materiale, duke vendosur një njoftim në Shërbimet përkatëse. Duke aksesuar ose duke përdorur Shërbimet tona pasi ne të kemi vendosur një njoftim të tillë, ju jepni pëlqimin për praktikën ose praktikat e reja që identifikohen në këtë përditësim. Versioni më aktual i Politikës së Privatësisë do të jetë gjithnjë i disponueshëm në https://account.samsung.com/membership/pp. Ju mund të kontrolloni “datën e hyrjes në fuqi” të vendosur në krye, për të parë se kur është përditësuar për here të fundit Politika e Privatësisë.

Informacion i Mëtejshëm për Produkte dhe Shërbime të Caktuara

Edhe pse kjo Politikë e Privatësisë zbatohet ndaj të gjitha Shërbimeve tona, ne gjithashtu do të ofrojmë disa shtesa të caktuara të privatësisë, që përmbajnë informacion të mëtejshëm për praktikat tona, në lidhje me Shërbime të veçanta, atje ku kjo është e nevojshme. Këto shtesa zbatohen ndaj përdorimit prej jush të Shërbimeve që mbulojnë.

Na kontaktoni

Samsung Electronics (UK) Limited
Samsung House, 1000 Hillswood Drive, Chertsey, Surrey KT16 OPS
Në mënyrë alternative, ju mund të na kontaktoni në faqen e Mbështetjes në lidhje me Privatësinë

  • Çfarë informacioni mbledhim rreth jush?

    Informacioni që ju jepni drejtpërdrejtë


    Disa Shërbime ju aftësojnë që të jepni informacion drejtpërdrejtë. Për shembull:


    • Një numër i Shërbimeve tona u mundësojnë përdoruesve që të krijojnë llogari ose profile. Në lidhje me këto Shërbime, ne mund t’ju kërkojmë të jepni disa të dhëna për veten, për të konfiguruar llogarinë ose profilin. Për shembull, mund të jepni disa të dhëna për veten, të tilla si emrin dhe adresën e email-it, kur të krijoni një llogari Samsung.
    • Në qoftë se ju porositni një produkt ose shërbim të paguar prej nesh, ne do t’ju kërkojmë emrin tuaj, të dhënat e kontaktit, adresën ose adresat e dërgimit dhe të faturimit dhe informacion në lidhje me kartën tuaj të kreditit, në mënyrë që të trajtojmë porosinë tuaj.
    • Disa prej Shërbimeve tona ju mundësojnë që të komunikoni me njerëz të tjerë. Këto komunikime do të transmetohen përmes sistemeve tona.

    Informacion rreth përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj


    Përveç informacionit që ju jepni, ne do të mbledhim informacion rreth përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj përmes software-it në pajisjen tuaj dhe mënyrave të tjera. Për shembull, ne mund të mbledhim:


    • Informacion për pajisjen,
    • të tillë si modelin e hardware-it, numrin IMEI dhe identifikues të tjerë unikë të pajisjes, adresën MAC, adresën IP, versionet e sistemit operativ dhe cilësimet e pajisjes që ju përdorni për të marrë akses në Shërbime.


    • Informacioni i logimit,
    • i tillë si ora dhe kohëzgjatja e përdorimit të Shërbimit nga ana juaj, termat e kërkimit që përdorni nëpërmjet Shërbimeve dhe çdo informacion i ruajtur në cookies që ne kemi vendosur në pajisje.


    • Informacion për vendndodhjen,
    • i tillë si sinjali GPS i pajisjes suaj ose informacioni për pikëhyrjet Wi-Fi dhe kullat e telefonisë celulare në afërsi, që mund të na dërgohen kur ju përdorni Shërbime të caktuara.


    • Informacion zanor,
    • të tillë si regjistrimet e zërit tuaj që ne bëjmë (dhe mund të magazinojmë në server-ët tanë) kur ju përdorni komanda zanore për të komanduar një Shërbim. (Mbani parasysh se ne punojmë me një ofrues shërbimi palë të tretë që ofron shërbime konvertimi fjalë-në-tekst për llogarinë tonë. Ky ofrues mund të marrë dhe të magazinojë komanda zanore të caktuara.)


    • Informacion tjetër
    • për përdorimin e Shërbimeve nga ana juaj, të tillë si app-et që ju përdorni, website-t që vizitoni dhe mënyrën si ndërveproni me materialet e ofruara përmes një Shërbimi.

      Informacion nga burime të palëve të treta.

      Ne mund të marrim informacion rreth jush nga burime publike dhe tregtare (në masën që lejohet nga ligji i zbatueshëm), të cilin mund ta kombinojmë me informacion tjetër që marrim prej jush ose rreth jush. Ne gjithashtu mund të marrim informacion rreth jush nga shërbime të rrjeteve sociale palë të treta, kur ju vendosni të lidheni me ato shërbime.



      Informacion tjetër që mbledhim.


      Ne gjithashtu mund të mbledhim informacion tjetër rreth jush, pajisjes suaj, ose përdorimit të shërbimeve nga ana juaj, në mënyra të tilla që do t‘jua përshkruajmë në momentin e mbledhjes ose në mënyra të tjera me pëlqimin tuaj.

      Ju mund të zgjidhni të mos na jepni disa lloje informacioni (si për shembull informacionin që ne kërkojmë gjatë regjistrimit të llogarisë Samsung), por refuzimi juaj mund të ndikojë në mundësinë tuaj për te përdorur disa shërbime.

  • Informacionin që mbledhim, do ta përdorim për qëllimet e mëposhtme:


    • për t’ju regjistruar ju ose pajisjen tuaj në një Shërbim;
    • për t’ju ofruar një Shërbim ose funksionalitet që ju kërkoni;
    • për t’ju ofruar materiale të personalizuara dhe shërbime të personalizuara në bazë të veprimtarisë suaj të mëparshme në Shërbimet tona;
    • për reklama, për shembull, për të ofruar reklama të personalizuara, materiale të sponsorizuara dhe për të dërguar komunikime promocionale;
    • për vlerësime dhe analiza të tregut tonë, klientëve, produkteve dhe shërbimeve (përfshi këtu edhe rastet kur ju kërkojmë opinione për produktet dhe shërbimet tona dhe kur kryejmë anketa me klientët);
    • për të kuptuar si i përdorin njerëzit Shërbimet tona, në mënyrë që të mund t‘i përmirësojmë ato dhe të zhvillojmë produkte dhe shërbime të reja;
    • për të ofruar shërbime të mirëmbajtjes së pajisjes suaj;
    • për të zhvilluar lotari falas me çmime, konkurse me çmime ose promovime, në përputhje me ligjin e zbatueshëm; dhe
    • në mënyra të tjera, me pëlqimin tuaj.

    Informacionin që mbledhim prej jush ose rreth jush, përfshirë edhe nga një Shërbim në tjetrin ose nga një pajisje në tjetrën, mund ta kombinojmë dhe ta përdorim për synime që pajtohen me këtë Politikë të Privatësisë. Për shembull, ne mund t’i përdorim të dhënat nga llogaria juaj Samsung në të gjitha Shërbimet që kërkojnë një llogari Samsung. Ose ne mund t’i bazojmë rekomandimet tona për gjëra të reja që ju do t’ju pëlqejnë mbi shërbimet, materialet dhe pajisjet që ju i përdorni tashmë. Në varësi të arsyes për të cilën ne i kombinojmë të dhënat dhe të kërkesave të ligjeve përkatëse, mund të vihen në dispozicion kontrolle të veçanta për një kombinim të tillë, për shembull në menutë e cilësimeve të pajisjes dhe të aplikacionit, ose duke vizituar faqen web përkatëse.



  • Ne nuk do t‘ua japim palëve të treta informacionin që kemi rreth jush, për synimet e tyre të pavarura të marketingut ose të biznesit, pa pëlqimin tuaj. Megjithatë, informacionin rreth mund t‘ua komunikojmë entiteteve të mëposhtme:


    • Filialeve
    • Informacionin rreth jush mund ta ndajmë me filialet Samsung, për synimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë. Termi ‘filiale’ u referohet kompanive të ndërlidhura me Samsung Electronics Co., Ltd. nëpërmjet pronësisë së përbashkët ose kontrollit. Filialet tona përfshijnë shoqëritë me emrin Samsung Electronics. Filialet mund të përfshijnë edhe shoqëri të tjera të ndërlidhura nëpërmjet pronësisë së përbashkët ose kontrollit, të tilla si Samsung SDS.


    • Partnerët e Biznesit
    • Informacionin rreth jush mund ta ndajmë me partnerë të besuar biznesi, përfshi këtu kanale të komunikimit pa tel. Këto entitete mund ta përdorin këtë informacion për të ofruar shërbime që ju kërkoni, të bëjnë parashikime për çfarë ju intereson dhe t’ju ofrojnë materiale promocionale, reklama dhe materiale të tjera.


    • Ofruesit e Shërbimeve
    • Informacionin rreth jush mund t‘ua komunikojmë edhe shoqërive që ofrojnë shërbime për ne ose në emrin tonë, të tilla si kompanitë që na ndihmojnë me faturimin ose që dërgojnë e-postë në emrin tonë. Këto ente nuk mund ta përdorin informacionin rreth jush veçse në kuadrin e shërbimeve që na ofrojnë ne.


    • Palë të tjera kur kjo kërkohet me ligj ose nga nevoja për të mbrojtur shërbimet tona.
    • Mund të ndodhë që ne t‘ua komunikojmë informacionin rreth jush palëve të tjera:


      - për të zbatuar ligjin ose në përgjigje ndaj një procesi ligjor të detyrueshëm (të tillë si një urdhër hetimi ose urdhër tjetër gjyqësor);

      - për të vërtetuar ose zbatuar pajtimin me politikat që rregullojnë Shërbimet tona; dhe

      - për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e Samsung- ose të filialeve, partnerëve të biznesit ose klientëve tanë.



    • Palë të tjera në lidhje me transaksione korporative.
    • Informacionin rreth jush mund t‘ia komunikojmë një pale të tretë si pjesë të një shkrirjeje ose transferimi, ose në rast falimentimi.

    • Palë të tjera me pëlqimin ose kërkesën tuaj.
    • Përveç komunikimeve të përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë, informacionin rreth jush mund ta ndajmë me palë të treta kur ju jepni pëlqimin për një ndarje të tillë ose e kërkon vetë atë.

  • Ne kemi marrë masa teknike dhe fizike të arsyeshme, për ta ruajtur informacionin që mbledhim në kuadrin e Shërbimeve. Megjithatë, ju lutemi të mbani parasysh se, megjithëse ne marrim masa të arsyeshme për ta mbrojtur informacionin për ju, asnjë website, transmetim në Internet, sistem kompjuterik ose lidhje pa tel nuk janë krejtësisht të sigurta.

    Pëlqimi për transferimin ndërkombëtar të të dhënave


    Duke përdorur ose duke marrë pjesë në çdo Shërbim dhe/ose duke na ofruar informacionin tuaj, ju jepni pëlqimin për mbledhjen, transferimin, magazinimin dhe përpunimin e informacionit tuaj jashtë vendit ku jetoni (p.sh. Shqipërisë), në pajtim me këtë Politikë të Privatësisë. Ju lutemi të mbani parasysh se mbrojtja e të dhënave dhe ligjet e tjera në vendet ku mund të transferohet informacioni juaj mund të mos jenë aq gjithëpërfshirëse sa ato në vendin ku jetoni.


    Aksesi në informacionin tuaj


    Sipas ligjeve të disa juridiksioneve, ju mund të keni të drejtën për të kërkuar hollësi rreth informacionit që ne mbledhim dhe për të korrigjuar pasaktësi në këtë informacion. Të drejtat e tjera ligjore të përdoruesit mbeten të paprekura. Nëse këtë e lejon ligji, ne mund t’ju kërkojmë një pagesë të vogël për t’jua ofruar këtë mundësi. Ne mund të refuzojmë të përpunojmë kërkesa që përsëriten në mënyrë të paarsyeshme, kërkojnë përpjekje teknike jo proporcionale, vënë në rrezik privatësinë e të tjerëve, janë tejet jopraktike ose për të cilat aksesi nuk kërkohet nga ligji vendas. Nëse dëshironi të bëni një kërkesë për akses në informacionin rreth jush, ju lutemi kontaktoni departamentin tonë të shërbimit të klientëve në faqen tonë.


    Mbajtja e të dhënave

    Ne marrim masa të arsyeshme për të bërë të mundur që informacioni për ju të ruhet për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat përpunohet, ose edhe më gjatë, nëse kjo kërkohet nga ndonjë kontratë, nga ligjet e zbatueshme në fuqi ose për synime statistikore, mbi bazën e masave të duhura mbrojtëse.



    Lidhjet drejt palëve të treta dhe produkteve në shërbimet tona

    Shërbimet tona mund të përmbajnë lidhje drejt website-ve dhe shërbimeve palë të treta që janë jashtë kontrollit tonë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për sigurinë ose privatësinë e asnjë informacioni që mblidhet nga website-t ose shërbimet e tjera. Tregoni kujdesin e duhur dhe i lexoni mirë deklaratat e privatësisë që zbatohen për website-t dhe shërbimet e palëve të treta që ju përdorni.



    Ne gjithashtu ju vëmë në dispozicion disa produkte ose shërbime (p.sh. app-e nëpërmjet Samsung Apps) të zhvilluara nga palë të treta. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto produkte ose shërbime nga palë të treta.



    Palë të treta që ofrojnë përmbajtje, reklama ose funksionalitete në Shërbimet tona


    Disa nga përmbajtjet, reklamat dhe funksionalitetet në Shërbimet tona mund të ofrohen nga palë të treta që nuk janë filiale tonat. Për shembull:

    • Ne ju japim mundësinë për të parë përmbajtje video të ofruar nga ofrues përmbajtjeje;
    • Palë të treta zhvillojnë app-e që ne i vëmë në dispozicion nëpërmjet Samsung App Store;
    • Disa palë të treta mund të ofrojnë reklama ose të gjurmojnë se çfarë reklamash shihen nga përdoruesit, sa shpesh dhe çfarë bëjnë këta të fundit pasi shohin reklamat; dhe
    • Ne ju mundësojmë ndarjen e e disa përmbajtjeve në Shërbimet me të tjerë nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale, të tilla si Facebook, Twitter, Google + dhe LinkedIn.


    Këto palë të treta mund të mbledhin ose të marrin informacion të caktuar për përdorimin e Shërbimeve nga ana juaj, përfshirë edhe nëpërmjet përdorimit të cookies, beacons dhe teknologjive të ngjashme, dhe ky informacion mund të mblidhet me kalimin e kohës dhe të kombinohet me informacion të mbledhur nëpërmjet website-ve dhe shërbimeve të tjera online. Samsung nuk ka ndonjë kontroll mbi praktikat e mbledhjes dhe përdorimit të së dhënave nga këto shoqëri. Disa nga këto shoqëri marrin pjesë në programe të zhvilluara brenda sektorit, me qëllim që t‘u ofrojnë konsumatorëve mundësi për të zgjedhur nëse të marrin apo jo reklama të shënjestruara. Ju lutemi të vizito website-t e operuara nga Network Advertising Initiative “//networkadvertising.org” dhe Digital Advertising Alliance “//www.aboutads.info/” për të mësuar më tepër.



    Kur ju lidheni me një shërbim rrjeti social, ne mund të marrim dhe të magazinojmë informacion autentifikimi nga ai shërbim për të mundësuar që ju të logoheni, si dhe informacion tjetër që ju na lejoni të marrim kur ju lidheni me këto shërbime.



    Mbani gjithashtu parasysh se, kur ju vendos të lidheni me një shërbim rrjeti social në një pajisje që përdoret nga të tjerë përveç jush, këta përdorues të tjerë mund të jenë në gjendje të shohin informacionin që magazinohet ose afishohet, në bashkëlidhje me llogarinë tuaj, në shërbimin/shërbimet e rrjetit/rrjeteve sociale me të cilin/të cilat ju lidheni.

  • Ne, si dhe palë të treta që u ofrojnë përmbajtje, reklama ose funksionalitete të tjera Shërbimeve tona, mund të përdorim cookies, beacons dhe teknologji të tjera në disa zona të Shërbimeve tona.


    Cookies janë skedarë të vegjël që ruajnë informacion, në kompjuterin tuaj, TV, telefonin celular ose pajisje të tjera. Ato e lejojnë entitetin që ka vendosur cookie-n në pajisjen tuaj që t’ju njohë ju që nga website-t, shërbimet, pajisjet dhe/ose sesionet e shfletimit. Cookies shërbejnë për shumë qëllime të dobishme. Për shembull:

    Cookies mund të mbajnë mend kredencialet tuaja të lidhjes, në mënyrë që ju të mos keni nevojë t‘i fusni ato kredenciale sa herë që logoheni në një shërbim:

    Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta të kuptojmë se cilat pjesë të Shërbimeve tona pëlqehen më shumë, sepse nëpërmjet tyre ne shohim se cilat faqe dhe funksionalitete përdoren nga vizitorët dhe sa kohë kalojnë këta në faqe. Duke studiuar këtë lloj informacioni, ne jemi në gjendje t‘i përshtatim më mirë Shërbimet dhe të ofrojmë një përvojë më të mirë;

    Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta të kuptojmë se cilat reklama keni parë, në mënyrë që ju të mos merrni të njëjtat reklama sa herë që përdorni një Shërbim;

    Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta të ofrojmë përmbajtje dhe reklama me interes, duke mbledhur informacion për përdorimin nga ana juaj të Shërbimeve dhe website-ve dhe app-eve të tjera.

    Kur ju përdorni një shfletues ueb për të aksesuar Shërbimet, ju mund ta konfiguroni shfletuesin që t‘i pranojë të gjitha cookies, t‘i refuzojë të gjitha cookies ose të njoftojë sa herë që dërgohet një cookie. Çdo shfletues është i ndryshëm nga tjetri, prandaj kërkoni në menunë “Ndihmë” të shfletuesit, për të mësuar si t‘i ndryshoni preferencat në lidhje me cookies. Sistemi operativ i pajisjes suaj mund të përmbajë komanda të mëtejshme për cookies.

    Kini parasysh, megjithatë, se disa Shërbime mund të jenë projektuar që të punojnë duke përdorur cookies dhe se çaktivizimi i cookies mund të ndikojë në aftësinë tuaj për t‘i përdorur këto Shërbime, ose pjesë të caktuara të tyre.



    Magazinim tjetër lokal i informacionit


    Ne, së bashku me palë të treta të caktuara, mund të përdorim lloje të tjera teknologjish magazinimi lokal, të tilla si Objektet e Ndara Lokalisht (të cilat njihen edhe me emrin “Flash cookies”) dhe magazinimi lokal HTML5, në bashkëlidhje me Shërbimet tona. Këto teknologji ngjajnë me cookies e përshkruara më lart, meqë edhe ato magazinohen në pajisjen tuaj dhe mund të përdoren për të magazinuar informacion të caktuar në lidhje me veprimtaritë dhe preferencat tuaja. Megjithatë, këto teknologji mund të përdorin pjesë të pajisjes suaj të tjera nga ato që përdorin cookies standard, prandaj ju mund të mos i kontrolloni dot duke përdorur veglat dhe cilësimet standard të shfletuesit. Për informacion se si të çaktivizoni ose hiqni të dhënat që përmbahen në Flash cookies, ju lutemi klikoni në “//helpx.adobe.com/flash-player/kb/disable-local-shared-objects-flash.html”.

    Beacons

    Ne dhe disa palë të treta të caktuara mund të përdorim edhe teknologji të quajtura beacons (ose “pixels”) të cilat komunikojnë informacion nga pajisja juaj te një server. Beacons mund të përfshihen në përmbajtjen online, video dhe email dhe mund të lejojnë një server që të lexojë informacion të caktuar nga pajisja, të marrin vesh se kur ti keni parë materiale të caktuara ose një mesazh të caktuar email, të mësojnë orën dhe datën se kur ju e keni parë beacon-in, dhe të njohin adresën IP të pajisjes suaj. Ne dhe palë të treta të caktuara përdorim beacons për një larmi qëllimesh, përfshi edhe analizën e përdorimit të Shërbimeve tona (në bashkëlidhje me cookies), për të ofruar përmbajtje dhe reklama që janë më të përshtatshme për ju. Duke aksesuar Shërbimet tona dhe duke i përdorur ato, ju jepni pëlqimin për magazinimin e cookies, teknologjive të tjera të magazinimit lokal, beacons dhe informacioneve të tjera në pajisjet tuaja. Ju gjithashtu lejoni aksesin në këto cookies, teknologji magazinimi lokal, beacons dhe informacione nga ana jonë dhe nga palët e tjera të përmendura më lart.

  • Ne ofrojmë mundësinë për zgjedhje të shumëllojshme, në lidhje me mënyrën si e përdorim informacionin rreth jush. Ju mund të vendosni nëse do të merrni prej nesh komunikime promocionale, duke ndjekur udhëzimet e çabonimit që janë përfshirë në komunikim. Përveç kësaj dhe shpesh, ju mund të vendosni t’i ndryshoni cilësimet për Shërbime të caktuara ose kur ne ju japim një njoftim të çastit ose duke vizituar faqet web përkatëse.

  • Shërbimet tona përdorin plugin-e rrjetesh sociale (“Plugin-e”). Kur ju përdorni një Shërbim që përmban Plugin-e, informacioni mund të transferohet drejtpërdrejt nga pajisja juaj tek operatori i rrjetit social. Ne nuk kemi asnjë ndikim ndaj të dhënave që mblidhen nga Plugin-i. Në qoftë se ju jeni loguar në rrjetin social, përdorimi i Shërbimit tone nga ana juaj mund t’i referohet llogarisë në rrjetin social. Në qoftë se ju ndërveproni me Plugin-et, për shembull duke klikuar mbi “Pëlqeni”, “Ndiqni”, ose “Ndani”, ose fusni një koment, informacioni mund të shfaqet automatikisht në profilin tuaj të rrjetit social. Edhe sikur ju të mos jeni loguar në llogarinë tuaj të rrjetit social, Plugin-i mund t’ia transmetojë adresën tuaj IP operatorëve të rrjeteve sociale. Ju lutemi të mbani këtë parasysh, kur përdorni Shërbimet tona.



    Për informacion rreth operatorëve të rrjeteve sociale të Plugin-eve që përdoren në Shërbimet tona (“Operatorët”), ju lutemi të shihni më poshtë:


    Operatorët e Plugin-eve që përdoren në Shërbimet tona

    Në qoftë se ju jeni anëtar i ndonjërit prej rrjeteve sociale të mëposhtme dhe nuk dëshironi që Operatori t’i lidhë të dhënat e përdorimit të Shërbimeve tona nga ana juaj me të dhënat tuaja të anëtarit që janë magazinuar tashmë nga Operatori, ju lutemi të shkëputeni (log out) nga rrjeti social para se të përdorni Shërbimet tona.


    Facebook

    Kontrolluesi i të dhënave: Facebook Ireland Limited, Hanover Reach, 5-7 Hanover Quay, 2 Dublin, Ireland (“Facebook”). Për informacion të mëtejshëm, mund të vizitoni faqen e politikës së privatësisë së Facebook në “https://www.facebook.com/about/privacy/”.
    Google+

    Kontrolluesi i të dhënave: Google Inc., Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA (“Google”). Për informacion të mëtejshëm, mund të vizitoni faqen e politikës së privatësisë së Google në “https://www.google.com/privacy”.
    LinkedIn

    Kontrolluesi i të dhënave: LinkedIn Ireland, Gardner House, Wilton Place, Wilton Plaza, Dublin 2, Ireland (“LinkedIn”). Për informacion të mëtejshëm, mund të vizitoni faqen e politikës së privatësisë së LinkedIn në “//www.linkedin.com/legal/privacy-policy?trk=hb_ft_priv”.
    Twitter

    Kontrolluesi i të dhënave: Twitter, Inc., 1355 Market Street, Suite 900, San Francisco, CA 94103, USA (“Twitter”). Për informacion të mëtejshëm, mund të vizitoni faqen e politikës së privatësisë së Twitter në “https://twitter.com/privacy”.

  • Po të keni pyetje të veçanta, ju lutemi na kontaktoni (Kontrolluesi i të dhënave i BE) në:

    European Data Protection Officer



    Samsung Electronics (UK) Limited



    Samsung House, 1000 Hillswood Drive, Chertsey, Surrey KT16 OPS:-



    Nëse përdoruesit në Europë kanë pyetje rreth pagesës së shërbimeve online, lutemi të na kontaktojnë në:

    Samsung Electronics GmbH

    Samsung House, Am Kronberger Hang 6, 65824 Schwalbach/Ts., Deutschland

    Email: përmes seksionit “Na kontaktoni” të faqes sonë.

  • POLITIKA GLOBALE E PRIVATËSISË SAMSUNG - SHTESA PËR PAJISJET CELULARE
    Pajisjet celulare, pajisjet që vishen dhe teknologji dhe shërbime të tjera të ndërlidhura Samsung (së bashku referuar “Pajisjet Celulare”) ofrojnë një gamë të gjerë funksionalitetesh, përfshi ato që i lejojnë përdoruesit të mbikëqyrin dhe të përmirësojnë formën fizike dhe mirëqenien, të përmirësojnë përvojën e tyre të përdoruesit, të kryejnë pagesa nëpërmjet telefonisë celulare dhe t‘i kontrollojnë Pajisjet Celulare me komanda zanore. Kur ju përdorni Pajisjet Celulare, ne mbledhim, përdorim, ndajmë dhe magazinojmë informacionin për ju në mënyrat e përshkruara në Politikën e Privatësisë Samsung. Kjo Shtesë ofron hollësi të mëtejshme në lidhje me mënyrën si e përdorim atë informacion, për të ofruar funksionalitetet e Pajisjes Celulare.

    Informacioni standard për Pajisjen Celulare
    Kur ju e aktivizoni Pajisjen Celulare ose përdorni funksionalitetet e saj të lidhura me Internetin, do të mblidhet informacion. Ky përfshin informacion për Pajisjen Celulare, të tillë si adresën IP, versionin OS, cilësimet rajonale dhe të gjuhës, numrat IMEI dhe identifikues të tjerë unikë të pajisjes. Këtu gjithashtu përfshihet informacion në lidhje me si, kur dhe për sa kohë ju e përdorni Pajisjen Celulare.
    Sikurse përshkruhet në Politikën e Privatësisë, ne përdorim informacionin standard rreth Pajisjes suaj Celulare për qëllime të përdorimit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit dhe mund të ndajmë informacionin standard rreth Pajisjes suaj Celulare me partnerë shërbimi, të tillë si shoqëritë e telefonisë celulare ose ofruesit e shërbimeve që ofrojnë shërbime në emrin tonë.

    Palët e treta
    Ju lutemi kini parasysh se kur përdorni një funksionalitet të ofruar nga një palë e tretë, përfshi shoqëritë e telefonisë celulare, ky ofrues mund të mbledhë ose të marrë informacion rreth Pajisjes Celulare (p.sh. adresën IP dhe identifikuesit e pajisjes), transaksionin e kërkuar (p.sh. kërkesën tuaj për të blerë ose huazuar një përmbajtje) dhe përdorimin prej jush të aplikacionit ose shërbimit. Samsung nuk mban përgjegjësi për praktikat e privatësisë ose të sigurisë së këtyre ofruesve. Tregoni kujdes dhe lexojini mirë deklaratat e privatësisë që zbatohen ndaj website-ve dhe shërbimeve nga palë të treta që ju përdorni.

    Funksionalitetet e veçanta
    Ju lutemi kini parasysh se ndonjë nga funksionalitetet e përshkruar në këtë Shtesë mund të mos jenë në dispozicionin tuaj, në varësi të versionit të modelit, ofruesit të shërbimit ose vendit ku jetoni.

    Samsung Health
    Aplikacioni Samsung Health, aplikacionet e bashkëlidhura me të dhe aksesorët e bashkëlidhur (së bashku referuar si “Samsung Health”) është një shoqërues gjithëpërfshirës i projektuar për të nxitur një stil jetese të shëndetshëm. Me Samsung Health ju mund të gjurmoni veprimtaritë tuaja të përditshme; të këshilloheni si t‘i arrini synimet ditore të formës fizike dhe nivelet e njëpasnjëshme të referencës; dhe të matni dhe të menaxhoshni faktorë të tillë si rrahjet e zemrës, nivelet e SpO dhe nivelin e stresit.
    Qëllimi i përpunimit të të dhënave për Samsung Health është të ofrojë shërbimin ose funksionalitetin që ju kërkoni, përfshi këtu shërbime të rezervimit dhe sinkronizimit të së dhënave për përdorues të llogarisë Samsung, për të ofruar analizë të dhënash dhe statistika për ta përmirësuar mirëqenien fizike dhe për të përmirësuar vetë Samsung Health dhe shërbimet që ai ofron. Të dhënat mund të mblidhen ose nëpërmjet sensorëve në Pajisjen Celulare ose kur ju i futni vetë të dhënat tuaja në Pajisjen Celulare përkatëse ose në aplikacionin ose aksesorin e ndërlidhur.
    Informacion i mëtejshëm për mënyrën si ne përpunojmë informacionin tuaj përshkruhet në Njoftimin e Privatësisë të Samsung Health, që mund të shihet që nga menuja e Cilësimeve të aplikacionit Samsung Health.

    Funksionet e Përmirësuara
    Funksionet e Përmirësuara konsistojnë në një paketë shërbimesh e krijuar për të thjeshtuar dhe përmirësuar mënyrën si ju komunikoni dhe lidheni me miqtë tuaj. Me Funksionet e Përmirësuara që janë të disponueshme aktualisht, për shembull ju mund të ndani profilin tuaj dhe të shihni imazhe nga miqtë tuaj, me anë të Ndarjes së profilit; dhe të ndani lehtë skedarë me miqtë tuaj me anë të Ndarjes së Thjeshtë. Për të ofruar Funksionet e Përmirësuara, ne duhet të mbledhim të dhëna si numrin tuaj të telefonit, informacion nga lista juaj e kontakteve dhe të marrim akses në mesazhet.
    Ju gjithnjë mund t‘i çaktivizoni Funksionet e Përmirësuara në tërësi, ose përndryshe të zgjidhni për të përdorur ato shërbime që dëshironi, duke vizituar Profilin tuaj, te Kontaktet në Pajisjen tuaj Celulare. Veç kësaj, në bazë të mënyrës si vendosni të përdorni Funksionet e Përmirësuara, ju mund të zgjidhni se ç‘kategori të dhënash do të ndani, si dhe me cilët miq do t‘i ndani ato.

    Shërbimet Ndërvepruese dhe të Personalizuara
    Pajisjet Celulare Samsung janë projektuar për të qenë të lehta në përdorim, të thjeshta dhe në gjendje për të parashikuar nevojat dhe parapëlqimet tuaja në mënyrë inteligjente. Njëlloj si me miqësitë, sa më shumë që të dini për interesat, prirjet dhe orientimet e një miku, aq më mirë mund të kujdeseni për individualitetin e tij. Për shembull, në qoftë se ju e dini tashmë se mikut tuaj nuk i pëlqen çokollata, e megjithatë i blini atij një tortë me çokollatë për datëlindje, ky nuk do të ishte gjest prej një miku të mirë. E njëjta gjë vlen edhe për ne meqënëse duke mësuar sa më shumë për nevojat dhe preferencat e përdoruesve tanë individualë, mund të ofrojmë shërbime dhe funksionalitete më të mira dhe më të personalizuara, interesante dhe të dobishme.
    Sa u përket Pajisjeve tona Celulare, në qoftë se ju zgjedh të futesh me opt-in dhe të aftësoni Shërbimet Ndërvepruese dhe të Personalizuara, një përfitim i thjeshtë për ju do të jetë që nuk do të detyroheni më të futni të dhëna në mënyrë të përsëritur. Përkundrazi, ne mund të mbështetemi në përdorimet e shkuara dhe të parashikojmë se çfarë mund të doni që të futni, pa qenë nevoja që t’ju pyesim rregullisht. Një përfitim më kompleks do të lidhej me aftësinë për të ofruar rekomandime, shërbime ose materiale, në bazë të informacionit që kemi për përdorimet tuaja në të kaluarën. Për shembull, në qoftë se marrim vesh, nga informacioni për përdorimin të aplikacioneve nga ana juaj, se ju jeni shumë i interesuar për sportin, atëherë ka të ngjarë që ju të konsideroni me me interes informacionin, ofertat ose sugjerimet për sportin dhe këto ta përmirësojnë përvojën tuaj me Pajisjet tona Celulare. Këto “Shërbime Ndërvepruese dhe të Personalizuara” do t’i bazojmë në:
    -Informacionin për webiste-t ose termat e kërkimit në rrjet ose app-et e shfletuesit;
    -Informacionin për aplikacionet që ju keni aksesuar përmes Pajisjes tuaj Celulare;
    -Përdorime të tjera të Pajisjes Celulare dhe informacione të tjera mbi pajisjen, përfshirë por pa u kufizuar në informacionin që identifikon konfigurimin e hardware-it ose të software-it tuaj, informacionin e shfletuesit dhe faqen (faqet) që ju kërkoni;
    -Informacion për vendndodhjen dhe pikat me interes;
    -Listat e kontakteve; dhe
    -Komandat zanore dhe informacioni i përdorimit në lidhje me funksionalitetet e njohjes zanore.

    Ju lutemi të vizitoni menutë e “privatësisë” të profilit tuaj në llogarinë Samsung ose në aplikacion për zgjedhje që ju ofrohen, në qoftë se ju nuk dëshironi të merrni Shërbime Ndërvepruese dhe të Personalizuara në Pajisjen tuaj Celulare ose dëshironi te përshtasni nivelet e personalizimit për një shërbim ose funksionalitet të caktuar. Në qoftë se ju i çaktivizoni krejtësisht Shërbimet Ndërvepruese dhe të Personalizuara, atëherë informacioni dhe përmbajtja që dërgohen në Pajisjen tuaj Celulare mund të mos kenë ndonjë vlerë të veçantë për ju. Samsung mund të mbledhë ende informacion për përdorimin e Pajisjes Celulare nga ana juaj, për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë.

    Samsung Pay
    Samsung Pay është një mënyrë e lehtë dhe e sigurt për të kryer blerje me kartë debiti dhe krediti, duke përdorur një Pajisje Celulare të përputhshme. Për të përdorur Samsung Pay dhe filluar procesin e regjistrimit të kartës, të dhënat e identifikimit dhe të verifikimit do t‘i jepen bankës që nga Pajisja Celulare. Kjo përfshin informacion të llogarisë Samsung dhe të dhëna përdorimi të Samsung Pay, informacion për pajisjen, informacion për vendndodhjen (ku ndodheni në momentin që po regjistroni kartën) nëse cilësimet e vendndodhjes janë aktivizuar, si dhe informacion për kartën dhe adresën e faturimit, i cili dërgohet lëshuesit të kartës nëpërmjet server-ëve tanë. Ky informacion enkriptohet nga Pajisja Celulare dhe i dërgohet bankës nëpërmjet server-ëve Samsung. Ne kurrë nuk kemi akses në të dhëna të kartës ose të dhëna bankare.
    Pasi Pajisja Celulare të jetë regjistruar, të gjitha të dhënat e transaksioneve transmetohen në mënyrë të sigurt midis Pajisjes Celulare dhe lëshuesit të kartës suaj dhe bankës suaj. Historiku i transaksioneve të fundit gjendet në Pajisjen Celulare dhe mund të shihet vetëm prej jush, bankës suaj dhe lëshuesit të kartës suaj. Ne nuk mbledhim informacion për transaksionet që ju bëni ose për pajisjen ose llogarinë e përdorur për transaksionet. Megjithatë, ne mund të grumbullojmë dhe të anonimizojmë informacionin e mbledhur, në lidhje me përpjekjet tuaja për të bërë blerje nëpërmjet Samsung Pay, për të kuptuar si e përdorin njerëzit Samsung Pay, në mënyrë që të mund ta përmirësojmë, duke e bërë më të volitshëm dhe të dobishëm për klientët.
    Informacion i mëtejshëm për mënyrën si ne përpunojmë informacionin tuaj përshkruhet në Njoftimin e Privatësisë të Samsung Pay, që mund të shihet që nga menuja e Cilësimeve të aplikacionit Samsung Pay.

    Shërbimet zanore
    Mund ta kontrolloni Pajisjen Celulare dhe të përdorni shumë nga funksionalitetet e saj me anë të komandave zanore.
    Në varësi të modelit dhe rajonit, ju mund ta komandoni Pajisjen Celulare për ta bërë atë, për shembull, të luajë muzikë ose të kryejë kërkime në web me anë të S Voice. Më tej, ju mund të kontrolloni gjithçka që keni bërë me ndërfaqen me prekje, duke e përdorur komandën zanore me Bixby. Ju mund edhe të ndihmoheni me përkthim nëpërmjet S Translator, të diktoni memo përmes Memos zanore ose të aktivizonni funksionalitete gjatë kohës që jeni në timon, duke i folur Pajisjes Celulare, pasi të keni aftësuar Regjimin Makinë.
    Për të ofruar Shërbimet zanore, disa komanda zanore mund të transmetohen (së bashku me informacionin për pajisjen tuaj dhe përdorimin e saj, përfshirë edhe identifikuesit e pajisjes) drejt një ofruesi shërbimi palë e tretë, që i konverton komandat tuaja zanore në tekst. Veç kësaj, Samsung mund të mbledhë dhe pajisja juaj mund të kapë komanda zanore dhe tekste të bashkëlidhura, në mënyrë që ne të mund të ofrojmë Shërbimet zanore dhe të vlerësojmë e të përmirësojmë funksionalitetet.

    ID-ja e Reklamave Samsung
    Në mënyrë që t’i bëjmë përmbajtjet dhe reklamat te pajisja juaj celulare më të përshtatshme për ju, ne do të mbledhim informacion për përdorimin e pajisjes celulare dhe shërbimeve nga ana juaj.
    Informacioni për përdorimin e pajisjes celulare që mblidhet për qëllime të dërgimit të marketingut të personalizuar do të bashkëlidhet me një identifikues çfarëdo të pajisjes, i cili nuk është i përhershëm dhe mund të rivendoset, që quhet ID-ja e reklamave Samsung. Ju mund ta rivendosni ID-në e reklamave Samsung në çdo kohë, që nga menyja Cilësimet në pajisjen tuaj celulare dhe ashtu informacioni i përdorimit tuaj të mëparshëm në lidhje me marketingun e personalizuar do të shkëputet dhe ndahet nga çfarë do të mblidhet nën ID-në e re të reklamave Samsung. Megjithatë, në qoftë se ju e rivendosni ID-në e reklamave Samsung, marketingu i personalizuar mund të mos u përgjigjet më në mënyrë optimale interesave tuaja personale. Ju mund edhe të zgjedhësh, kur të dëshironi, që të mos merrni më marketing të personalizuar, përmes menusë së Cilësimeve në aplikacionin përkatës të shërbimit Samsung në pajisjen tuaj celulare.
    Megjithatë, edhe sikur ta refuzoni marketingun e personalizuar, kjo nuk do të ndikojë në marrjen apo mos marrjen e llojeve të tjera të reklamave ose të marketingut në pajisjet e tua celulare. I vetmi ndyshim do të jetë se ato reklama nuk do të mbështeten në informacionin për përdorimin e pajisjes sate celulare.
    Mbani gjithashtu parasysh se Samsung mund të mbledhë ende informacion për përdorimin e pajisjes celulare nga ana juaj, për qëllime të tjera, sikurse përshkruhet në pjesën kryesore të kësaj Politike të Privatësisë.

Na kontaktoni

Samsung Electronics Co. Ltd
Samsung House, 1000 Hillswood Drive, Chertsey, Surrey KT16 0PS
Në mënyrë alternative, ju mund të na kontaktoni në faqen e Mbështetjes në lidhje me Privatësinë.

Produktet e printimit dhe të fotokopjimit të "Samsung" tani janë pjesë e familjes së produkteve "HP". Ju lutem referojuni deklaratës së privatësisë së "HP" në lidhjen në vijim: www.hp.com/go/privacy