FDR Frigorifer me French Door RFG23UERS1, 520ℓ

RFG23UERS1/XEO
Ngjyra ArgjendArgjend

The item is in the cart.

520 ℓ

Totali neto (litra)

908 mm

Gjerësia neto (mm)

1774 mm

Lartësia neto e kasës me dorezën (mm)

774 mm

Thellësia neto me dorezën e derës (mm)

Më shumë hapësirë, më shumë mundësi

Me kapacitetin më të madh të ruajtjes në kategorinë e vet - 29 këmbë kub, brendësia e frigoriferit me dy kanata të Samsung është 16% më e madhe se modelet tradicionale. Paretet më të holla ju japin 4 këmbë kub hapësirë shtesë pa ndryshuar madhësinë e përgjithshme të jashtme dhe pa kompromentuar forcën apo cilësinë e izolimit. Është si të merrni hapësirën shtesë të një mini-frigoriferi pa zënë më shumë vend! Hapësira shtesë e brendshme është projektuar jo vetëm për të futur më shumë, por edhe që gjërat të futen më mirë. Ushqimet tuaja do të jenë të mirë-organizuara dhe më të lehta për t’u përdorur.

Më shumë hapësirë, më shumë mundësi

Dizajni SoftArc

Konturet e dyerve me harkim të butë shtojnë elegancën.

Dizajni SoftArc

Shpërndarësi i ujit dhe i akullit

Shpërndarësi i ujit dhe i akullit ndodhet jashtë frigoriferit, prandaj derën mund ta mbani mbyllur dhe të kurseni energji. (akull me kuba/i shtypur)

Shpërndarësi i ujit dhe i akullit

Ndriçim i fortë LED

Ndriçimi me efikasitet në energji dhe kursim hapësire e bën çdo qoshe më të ndriçuar se asnjëherë.

Ndriçim i fortë LED

Doreza EZ-Open

Dizenjuar për t’u hapur me lehtësi dhe mbyllur mirë. Ju nevojitet vetëm një tërheqje e lehtë për të rrëshqitur jashtë edhe një ngrirës të mbushur plot.

Doreza EZ-Open

Sirtari me tërheqje automatike

Sirtari i madh me tërheqje ka një ndarëse të lëvizshme që ndan lloje të ndryshme ushqimi për organizim të lehtë.

Sirtari me tërheqje automatike

Multi Blast

Ajri ftohës del nga dalje të shumta në çdo nivel rafti. Kjo ofron ftohje të njëtrajtshme në të gjithë frigoriferin, dhe rikthen me shpejtësi temperaturën e duhur pasi dera është hapur.

Multi Blast

Kyçja CoolSafe

Kjo veçori inovative hermetizimi është projektuar për të mbajtur ajrin e ftohtë brenda në frigorifer për të minimizuar përdorimin e energjisë.

Kyçja CoolSafe

Hapësirë më e vogël

Një hapësirë më e vogël mes dyerve jep një pamje më të gjerë dhe shumë cilësore.

Hapësirë më e vogël

Sistemi Twin Cooling

Ndarjet e frigoriferit dhe të ngrirësit kontrollohen veç. Ajri nuk lëviz nga njëra anë në tjetrën - prandaj frigoriferi ruan lagështirën e duhur për t’i mbajtur zarzavatet të freskëta, ndërsa ngrirësi mbahet i thatë dhe pa aroma.

Sistemi Twin Cooling

WideOpen CoolSelect Pantry

Ju lejon të zgjidhni temperaturën që ju nevojitet me një prekje të butonit, bazuar në llojin e ushqimit që ruani.

WideOpen CoolSelect Pantry

Një frigorifer brenda frigoriferit

Një ndarje e mbyllur me shumë përdorime, CoolSelect PantryTM ju lejon të zgjidhni temperaturën që ju nevojitet me një prekje të butonit, bazuar në llojin e ushqimit që ruani.

Një frigorifer brenda frigoriferit

I ftohtë

Ideale për ruajtjen e mishit të freskët, shpezëve dhe peshkut, në këtë temperaturë ruhet lagështira natyrale në ushqime, duke ruajtur kështu shijen dhe freskinë.

I ftohtë

Sallameria

Ushqimet gjysmë të gatshme si proshuta dhe sallamet, janë delikate. Ky cilësim i ndihmon ato të ruajnë shijen e mirë dhe teksturën e tyre.

Sallameria

Fresh

Ky regjim ruan nivelet optimale të lagështirës për frutat dhe zarzavatet më të freskëta e më të plota, duke i mbajtur ato gati që ju t’i merrni e t’i përdorni

Fresh
  • 520 ℓ Totali neto (litra)
  • 908 mm Gjerësia neto (mm)
  • 1774 mm Lartësia neto e kasës me dorezën (mm)
  • 774 mm Thellësia neto me dorezën e derës (mm)
  • 134 kg Pesha neto (kg)
  • Twin Cooling Plus Lloji i ftohjes

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.